Basha për vdekjen e Dacit: La gjurmë të pashlyeshme në historinë e demokracisë parlamentare

Ish-kryeparlamentari Dimal Basha ka shprehur ngushëllime për vdekjen e Nexhat Dacit, duke e konsideruar atë si një figurë të shquar të jetës politike dhe publike të vendit tonë.

Basha tha se Daci ka lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë e demokracisë parlamentare të vendit tonë.

“Me pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të ish-Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, akademik Nexhat Daci, një figurë të shquar të jetës politike dhe publike të vendit tonë. Në emrin tim personal dhe në emër të Kuvendit të Republikës së Kosovës, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Daci, miqve, kolegëve dhe bashkëpunëtorëve të tij”.

“Gjatë viteve të shërbimit të tij në krye të Kuvendit të Kosovës, ai la gjurmë të pashlyeshme në historinë e demokracisë parlamentare të vendit tonë. Me vizion, maturi dhe përkushtim, z. Daci kontribuoi në ndërtimin e institucioneve demokratike, në forcimin e Kuvendit si zë i qytetarëve dhe në avancimin e proceseve politike në prag të shtetësisë së Kosovës. Trashëgimia e tij politike mbetet pjesë e historisë së Kuvendit dhe e përpjekjeve tona për shtetndërtim”, ka shkruar Basha

Osmani paralajmëron njohje të reja për Kosovën në fillim të vitit 2026

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se vendi ka hyrë në një “tempo të re” sa i përket sigurimit të njohjeve të reja ndërkombëtare dhe se në pjesën e parë të vitit 2026 priten “lajme të mira” për vendin në këtë drejtim.

“Jemi shumë afër që të arrijmë 2/3 e shteteve anëtare të Organizatës së Kombeve të Bashkuara”, ka thënë Osmani.

Presidentja ka refuzuar të përmendë emrat e shteteve mosnjohëse me të cilat Kosova ka kontakte, duke shpjeguar se një publikim i tillë mund të pengohet nga Serbia.

“Në fakt, ne në këtë vit kishim katër njohje, të cilat janë rezultat i një pune dhe i një angazhimi të vazhdueshëm. Dhe tani është krijuar një tempo e re, një tempo e re njohjesh, natyrisht e cila nuk do të ndalet, ka shumë shtete që janë afër marrjes së vendimit. Por, mos të harrojmë që gjithnjë i dëmton interesat e Kosovës, nëqoftëse flasim për këto shtete publikisht. Dhe dua t’ju bëj thirrje edhe njerëzve të tjerë, qoftë edhe brenda institucioneve dhe jashtë tyre, që mos t’i bëjnë publike emrat e shteteve që po punojnë, sepse kjo pastaj po e nxit Serbinë dhe shtetet e tjera që të angazhohen, shpeshherë edhe me mjete jashtë diplomacisë dhe me mjete të ndryshme presioni, për të bllokuar këtë proces të pakthyeshëm për Kosovën”, shtoi ajo.

Bahamas u bë shteti i 121-të që e njohu Republikën e Kosovës si shtet të pavarur dhe sovran.

Sot varroset Endrit Lajqi, i riu që u gjet i vdekur në një vilë në Pejë

Sot bëhet varrimi i Endrit Lajqit, të riut që u gjet i vdekur bashkë me një grua para pak ditësh në një vilë në Pejë.

Njoftimin e kanë bërë familjarët e të ndjerit, të cilët kanë bërë të ditur se varrimi do të mbahet sot, me fillim nga ora 14:00, në varrezat e qytetit të Pejës.

Lidhur me këtë ngjarje ende misterioze, të mërkurën ka folur zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi. Ai ka bërë të ditur se në vendin e ngjarjes nuk janë konstatuar shenja dhune dhe as armë.

Sipas Nikçit, rasti po trajtohet si “vdekje e dyshimtë”.

“Është duke u trajtuar si vdekje e dyshimtë, pasi kemi dy viktima. Besoj se raporti i autopsisë do t’i tregojë shkaqet e vdekjes dhe kjo do të hapë rrugë për procesin hetimor, për të kuptuar më shumë nga provat e grumbulluara në vendin e ngjarjes, siç është sekuestrimi i kamerave dhe i telefonave,” ka deklaruar ai për Klan Kosova.

Ndërroi jetë Nexhat Daci

Ka ndërruar jetë politikani kosovar, ish-kryetar i Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci, mëson Indeksonline.

I ndjeri ka shërbyer si Kryetar i Kuvendit dhe edhe si President në detyrë të Kosovës pas vdekjes së Rugovës në vitin 2006.

Ai është themelues i Lidhjes Demokratike të Dardanisë dhe ka qenë aktiv në politikë edhe pas mandatit të tij si kryeparlamentar

Përditësimi i fundit, rreth 80% e votave të numëruara: Këto janë 10-shet më të votuara në parti – ka befasi

Në përditësimin e fundit të KQZ-së, 78,57% të numërimit të votave të kandidatëve për deputet, në Lëvizjen Vetëvendosje, kreu i saj, Albin Kurti ka marrë 273 mijë e 977 vota. Nga 2,009 të numëruara nga 2,557 sa janë gjithsej, nga kjo parti, Glauk Konjufca aktualisht del të jetë i dyti me 213 mijë e 339 vota, shkruan Reporteri.net.

Vendin e tretë në VV e zë Albulena Haxhiu me 112 mijë e 175 vota. Në vend të katërt radhitet Hekuran Murati me 110 mijë e 822 vota, ndërsa të pestin me 99 mijë e 966 vota Donika Gërvalla-Schwarz.

6. XHELAL SVEÇLA89,070 Vota
7. HAJRULLA ÇEKO 80,651 Vota
8. AVNI DEHARI 73,692 Vota
9. MIMOZA KUSARI LILA 66,930 Vota
10. EJUP MAQEDONCI 62,320 Vota

Në Partinë Demokratike të Kosovës, nga zgjedhjet e 28 dhjetorit, emra të rinj aktualisht po prijnë me vota si kandidat për deputetë. Kryetari i saj, Bedri Hamza deri tani ka marrë 126 mijë e 348 vota.

Arian Tahiri, i cili garon për herë të parë si deputet i kësaj partie, pas garës që pati si kandidat për Kryetar të Mitrovicës, aktualsht është i dyti me 57 mijë e 652 vota. Pas tij është Përparim Gruda me 53 mijë e 697 vota.

Uran Ismaili zë vendin e katërt me 42 mijë e 443 vota, ndërsa të pestin me 39 mijë e 480 vota Sala Jashari.

6. VLORA ÇITAKU 34,743 Vota
7. ENVER HOXHAJ 30,222 Vota
8. ARBEN MUSTAFA 29,752 Vota
9. NAIT HASANI 23,412 Vota
10. RRAHMAN RAMA 23,120 Vota

Nga zgjedhjet e 28 dhjetorit, LDK e cila doli e treta nga numërimi i votave, kreu i saj Lumir Abdixhiku, deri tani kur janë numëruar 78,57% të votave të kandidatëve për deputet, ka marrë veç 61 mijë e 460 vota. Vendin e dytë nga kjo parti e zë Hykmete Bajrami me 38 mijë e 687 vota.

Me 33 mijë e 923 në vend të tretë renditet Ukë Rugova, ndërsa të katërtin Avdullah Hoti me 31 mijë e 22 vota. Pas tij, vie Doarsa Kica-Xhelili me 29 mijë e 973 vota.

6. KUJTIM SHALA 27,291 Vota
7. ANTON QUNI 22,078 Vota
8. ARMEND ZEMAJ 19,829 Vota
9. LUTFI HAZIRI 17,917 Vota
10.JEHONA LUSHAKU SADRIU 14,255 Vota

Madje të mërkurën, lideri i partisë, Lumir Abdixhiku tha se ndjehet i zhgënjyer me rezultatin e këtyre zgjedhejve, duke theksuar se verdikti i qytetarëve duhet respektuar, por që në kohën dhe vendin e duhur do t’i shpalosi të gjitha.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, e cila në rezultatet preliminare doli me 5,66% apo 49,698 Vota, kreu i kësaj partie deri tani ka marrë 32 mijë e 322 vota. Pas tij është Daut Haradinaj me 19 mijë e 473 vota. Me rezultat të ngushtë, me 19 mijë e 117 mijë vota është në vend të tretë Besnik Tahiri.

Bekë berisha në vend të katërt me 13 mijë e 975 vota ndërsa të pestin e zë deri tani Agim Çeku me 12 mijë e 979 vota.

6. TIME KADRIJAJ 12,435 Vota
7. BURIM RAMADANI 11,887 Vota
8. ARBER TOLAJ 11,352 Vota
9. LAHI BRAHIMAJ 8,554 Vota
10. ALBANA BYTYQI 7,786 Vota

Ndonëse numërimi është ndërprerë të mërkurën e 31 dhjetorit në ora 12:00, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se do vazhdojë të enjten me 1 janar nga ora 16:00.

“Po, numërimi i votave do të zhvillohet sot (31 dhjetor) deri në ora 12:00, për t’u rikthyer më 1 janar, duke nisur nga ora 16:00”, ka deklaruar zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

Sipas të dhënave të KQZ-së, numërimi i votave të rregullta ka përfunduar në shumicën e komunave.

*Deçan, Gllogoc, Dragash, Istog, Kaçanik, Klinë, Fushë Kosovë, Kamenicë, Leposaviq, Novobërdë, Obiliq, Rahovec, Shtime, Skënderaj, Shtërpcë, Viti, Vushtrri, Zubin Potok, Zveçan, Junik, Mamushë, Han i Elezit, Graçanicë, Ranillug, Partesh, Kllokot, Mitrovicë e Veriut janë komunat ku ka përfunduar numërimi*.