div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive date custom-background wp-custom-logo wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Numërimi i votave të mbetura – Edhe kaq deputet mund të fitoj LVV

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përfunduar numërimin e gjysmës së votave me postë, përmes të cilave Lëvizja Vetëvendosje u rrit edhe për një mandat, nga 56 në 57.

Por, kur kanë mbetur edhe mbi 20 mijë vota të tjera me postë për tu numëruar, krah rreth 10 mijë të tjerave me kusht, Eugen Cakolli, hulumtues në KDI, thotë se LVV mund të fitojë edhe një mandat tjetër.

“Me rreth 20 mijë vota të tjera me postë dhe afërsisht 10 mijë vota me kusht ende për t’u numëruar, ndryshime në shpërndarjen e mandateve janë të mundshme vetëm nëse këto vota devijojnë ndjeshëm nga trendet aktuale”, tha ai.

Cakolli ka sqaruar edhe skenarët e mundshëm.

  • LVV mund të kalojë në 58 mandate vetëm nëse arrin rreth 80%* të votave të mbetura me postë, ose edhe më pak pikë të përqindjes, në rast se LDK bie nën ~8%.
  • PDK mund të rikthehet në 23 mandate vetëm nëse shënon një përmirësim të dukshëm të performancës (mbi ~13-14%), dhe njëkohësisht LVV ose LDK performojnë më dobët se deri tani.

Në të kundërtën, shpërndarja aktuale e mandateve pritet të mbetet e pandryshuar: 57-22-15-6.

Raportohet se agjencia Kundër-Korrupsion ka nisur hetimin e pasurisë së Vjosa Osmanit

Agjencia Kundër Korrupsionit ka nisur procedurën zyrtare të verifikimit të pasurisë së Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.

Kjo pasi Agjencia ka gjetur dallime të theksuara në deklarimin e saj të pasurisë ndërmjet viteve 2024 dhe 2025.

Burime brenda këtij institucioni kanë konfirmuar për VOX Kosova se procedura ka nisur pasi janë vërejtur dallime në sasinë e pasurisë që presidentja kishte deklaruar në formularët e deklarimit të pasurisë për zyrtarët publikë.

Ndryshimet lidhen kryesisht me rritjen e kursimeve, si dhe me shtimin e shumës së parave të gatshme të deklaruara.

Në dokumentet e dorëzuara për vitin 2025 vërehen lëvizje të konsiderueshme krahasuar me një vit më parë, çka ka nxitur institucionin përgjegjës të ndërmarrë verifikime shtesë, ashtu siç parashihet me ligj.

Osmani, e cila shpesh përmendet në opinionin publik për standardin e saj të jetesës, ka blerë një shtëpi në një lagje luksoze në periferi të Prishtinës.

Por ajo ka edhe shumë patundshmëri të tjera, siç janë pronat në Australi, ku vetëm një shtëpi figuron me vlerë mbi gjysmë milioni euro.

Po ashtu, vitin e kaluar, në deklarimin e pasurisë, ajo ka deklaruar se bashkë me bashkëshortin posedojnë edhe një banesë në Prishtinë, si dhe tokë dhe një shtëpi tjetër në Australi.

Përfundon numërimi i votave me postë, këto janë rezultatet

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, ka përfunduar numërimi i votave me postë. Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 72.20 për qind të tyre apo 19.344 vota.

Lidhja Demokratike e Kosovës ka marrë 10.15 për qind apo 2.720 vota. Ndërsa, Partia Demokratike e Kosovës 9.56 për qind ose 2.560 vota.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve gjatë ditës bëri të ditur se sot do të fillohet me numërimin e votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta.

Ndërkohë rreth 20 mijë pako me fletëvotime janë tërhequr nga kutitë postare jashtë Kosovës dhe pritet që gjatë ditëve në vijim të arrijnë në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve. Këto fletëvotime i takojnë votimit me postë dhe janë të fundit. Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve gjithashtu kanë shprehur pritshmërinë që numërimi i të gjitha votave të përfundojë gjatë kësaj jave.

Nis numërimi i votave me kusht dhe të personave me nevoja të veçanta

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se ka nisur numërimi i fletëvotimeve që i takojnë votimit me kusht dhe fletëvotimeve nga votimi i personave me nevoja të veçanta, të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të mbajtura më 28 dhjetor 2025.

Sipas të dhënave preliminare, nga 57 vendvotime me kusht, në 38 komuna të vendit, në përgjithësi janë evidentuar në sistem mbi 9,900 votues të regjistruar për të votuar me kusht, ndërkaq, numri i votuesve të regjistruar në programin e votimit të personave me nevoja të veçanta ka qenë 2,860.

“Në ndërkohë, në QNR është duke u bërë vlerësimi dhe verifikimi i pakove me fletëvotime nga tërheqjet e realizuara më 2 janar nga kutitë postare në Pragë, Londër, Paris, Zagreb, Stokholm, Stamboll, New York, Kanbera dhe Kopenhagë, nga ku janë tërhequr 8,180 pako të tjera me fletëvotime, të cilat gjatë ditës së hënë, më 5 janar, janë sjellur në Kosovë. Pas vlerësimit dhe verifikimit, KQZ do të numëroj fletëvotimet e aprovuara”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu, KQZ-ja ka njoftuar se ka përmbyllur procesin e tërheqjes së pakove me fletëvotime që i takojnë votimit me postë jashtë Kosovës

“Më 5 janar, nga 13 kutitë postare, në: Tiranë, Berlin, Vjenë, Bernë, Bruksel, Hagë, Podgoricë, Oslo, Shkup, Otavë, Ljublanë, Romë dhe Prishtinë, janë tërhequr 11,867 pako me fletëvotime, të cilat, pasi të arrijnë në Kosovë do t’i nënshtrohen procedurave të njëjta, para numërimit”, thuhet në njoftim.

I zëshmi i LDK-së mbetet jashtë Kuvendit

Paris Guri nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbetur jashtë Kuvendit të Kosovës.

Guri, i cili pati mundësinë të ushtrojë detyrën e deputetit gjatë periudhës së bllokadës institucionale për më shumë se tetë muaj, këtë herë nuk ka arritur të sigurojë mandat.

Nga rezultatet e zgjedhjeve të 28 dhjetorit, ai është renditur i 17-ti në listë, duke marrë gjithsej 15 mijë e 391 vota.

Në legjislaturën e nëntë, Guri u dallua si një deputet i zëshëm dhe përfaqësues i gjeneratës së re politike, falë angazhimit dhe aktivizmit të tij.

Ai është i njohur veçanërisht për përplasjet publike me Agim Bahtirin.

Vuçiq: Zagrebi dhe Prishtina duan të më rrëzojnë, unë s’jam Sllobodan Millosheviqi

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç mori pjesë të hënën në hapjen e një spitali të ri në Trebinje. Nga aty, Vuçiq ka thënë se shtetet e rajonit po punojnë për ta rrëzuar atë. Ndër të tjera ai e akuzoi edhe Prishtinën zyrtare.

“Njerëzit në Serbi e duan Republikën Srpska dhe nuk turpërohen ta thonë këtë. Është më mirë të jetosh si skifter për një ditë sesa të fshihesh si mi për pjesën tjetër të jetës. Fushata më e ndyrë po zhvillohet kundër Serbisë kudo në rajon, jo vetëm në Prishtinë dhe Zagreb, por edhe në Sarajevë dhe Podgoricë. Serbia do të bëjë gjithçka për të ruajtur paqen dhe ne mund ta bëjmë këtë vetëm nëse jemi një pengesë mjaftueshëm e fortë.

Kroacia po punon së bashkume Kosovën dhe Shqipërinë për të na shkatërruar dhe po përbëjnë një kërcënim ushtarak. Ne do të vazhdojmë të forcojmë kapacitetet ushtarake.

Do ta dyfishojmë forcën tonë ushtarake, e cila tani është e dyta me rritjen më të shpejtë në botë, në dy vitet e ardhshme, sepse e dimë shumë mirë se çfarë është liria. Liria është gjëja më e rëndësishme për një serb. Do ta ruajmë atë, pa rrezikuar askënd. Vitin e kaluar bëtë gjithçka për të më rrëzuar me ndihmën e një faktori të jashtëm. Dështuat. Unë nuk jam Slobodan Millosheviq , nuk jam as naiv dhe as budalla që t’ju besoj. Ne po ruajmë paqen, por do të jemi të gatshëm t’i japim një përgjigje adekuate çdo agresori.

Aq të fortë sa nuk do t’u ndodhë më kurrë. Amerika ka filluar të mbrojë interesat e saj. Çfarë do të bëjmë kur të thonë se u duhet Grenlanda? Nuk do të ndërhyjmë në këtë, le të vendosin vetë. Do t’i pyesim se çfarë ndodhi me Kosovën” – tha Vuçiq.

Kajtazi bën thirrje për protesta: Albin Kurti nuk rrëzohet me votë, por në rrugë

Gazetari Vehbi Kajtazi ka bërë thirrje për mobilizim qytetar dhe protesta për ta rrëzuar Albin Kurtin nga pushteti.

Në një postim në rrjetet sociale, Kajtazi ka deklaruar se, sipas tij, përderisa në skenën politike vazhdojnë të jenë PDK, LDK dhe AAK, nuk mund të rrëzohet qeveria aktuale.

Ai ka theksuar se opozita duhet fillimisht, siç është shprehur, “të çlirohet” nga këto parti, e më pas të veprojë kundër pushtetit të Kurtit.

Sipas Kajtazit, asnjë autokrat nuk është rrëzuar ndonjëherë përmes votës, por vetëm përmes protestave dhe presionit qytetar në rrugë.

“Edhe nje gje i nderuar popull opozitar – pa u zhduk nga skena polititike PDK, LDK, AAK, kurre nuk rrezohet nga pushteti diktatorci, Albin Kurti. Prandaj, duhet te punojme ne dy drejtime: ta çlitojme popullin opozitar nga PDK, LDK, AAK, pastaj ta rrezojme diktatorcin Kurti”.

Ai ka bërë krahasime edhe me situata ndërkombëtare, duke përmendur rastin e Venezuelës.

“Kurre, asnjehere, asnje autokrat nuk eshte rrezu me vote. Ata rrezohen siç kane ardhe ne pushtet – ne rruge, me protesta, Shiheni Manduron. U deshte Trumpi ta paketoje. Ne nuk kemi nevoje ta presim Trumpin. Ne e paketojme vet diktatorcin Kurti. Prandaj, do te jemi ne rruge. Une do te jem aty. Kunder se keqes. Kunder Albin Kurtit. (Ju socialla hajdeni e shihemi ne shesh”, shkruan Kajtazi.