div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive date custom-background wp-custom-logo wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Donika Gërvalla rikthehet fuqishëm, kjo është detyra e saj në “Kurti 3”

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, njëherit Kryetar i partisë “Guxo”, Faton Peci, ka deklaruar se kjo parti do t’i udhëheqë dy ministri në qeverinë “Kurti 3”

Peci zbuloi se Donika Gërvalla do të jetë Ministre e Drejtësisë dhe Zëvendëskryeministre, shkruan Reporteri.net.

Gërvalla ka qenë e paraparë për këtë pozitë edhe në dy qeveritë që nuk ishin votuar në Kuvend, me mandatarë Albin Kurtin dhe Glauk Konjufcën

“Ne e kemi njëfarë dakordimi në parim. Në prezentimin e kabinetit të ri në përpjekje, Kurti 3, emër i pakontestueshëm është Donika Gërvalla si Zëvendëskryeministre dhe Ministre e Drejtësisë. Minimalisht do ta kemi edhe një ministri tjetër, por që nuk dihet cila do të jetë ajo”, u shpreh Peci.

Ai tha po ashtu se Guxo do t’i ketë 8 deputetë.

Sipas tij, në vitin 2021, nga kampi i VV-së nuk ka pasur gatishmëri që Guxo t’i ketë dy ministri.

“Arsyeja pse më 2021 Guxo e ka marrë ministrinë e dytë, ka qenë emri im. Tash unë e di që ka qenë edhe një eksponent i VV-së aty në listë që ka qenë i pakënaqur që në moment të fundit nuk ka përfunduar ministër, gjë të cilën unë e kam kuptuar pas rreth dy vitesh. Por unë s’kam qenë as fajtor e as shkaktar i kësaj”, deklaroi ai në Klan Kosova.

Reshjet e shiut, kjo komunë merr vendim për shtyrjen e fillimit të gjysmë vjetorit shkollor

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar gjendje të rënduar në disa komuna.

Komuna e Malishevës ka marrë vendim që të shtyjë për datën 12 janar fillimin e gjysmë vjetorit të dytë shkollor.

Deri të ky vendim, komuna e Malishevës ka ardhur duke u bazuar në parashikimet e Institutit Metereologjik të Kosovës për përkeqësimin e motit dhe gjithashtu bazuar në gjendjen në terren në këtë komunë.

Në njoftim thuhet se ditet e humbura do të kompensohen gjatë muajve në vijim.

 

Dedaj me akuza ndaj LVV-së: Flet për “neokomunizëm” dhe rrezik politik

Ish-ambasadori i Kosovës, Gjergj Dedaj, ka reaguar ashpër përmes një postimi publik, ku ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje dhe mbështetësit e saj, duke përdorur gjuhë të rëndë politike dhe ideologjike.

Dedaj ka ngritur shqetësime për atë që ai e quan “ringjallje e neokomunizmit” në Kosovë, duke e cilësuar këtë si rrezik për orientimin politik dhe shoqëror të vendit. Ai ka shprehur bindjen se mbështetja për LVV-në, sipas tij, vjen kryesisht nga shtresat sociale më të varfra dhe nga diaspora.

“Votuesit e LVV në diasporë dhe Kosovë, kryesisht janë rastet sociale, shtresa e varfër dhe të pastrehët, të cilët presin lëmosha sociale dhe për interesa vitale e shesin votën”, ka shkruar Dedaj.

Postimi i plotë:

NEOKOMUNIZMI DHE KUQALOSHET E KOSOVËS!
-Rrezik nga ringjallja e Jugosllavisë së Zhablakut!
Votuesit e LVV në diaspore dhe Kosovë, kryrsisht janë rastet sociale, shtresa e varfër dhe të pastrehët, të cilët presin lëmosha sociale dhe për vitra e shesin voten!
Mjerimi dhe varfëria hap rrugën për kuqaloshat e LVV- së!

Vërshimet në vend, reagon presidentja Osmani

Presidentja, Vjosa Osmani, ka reaguar pas situatës aktuale në vend, me përmbytjet e shkaktuara nga vërshimet.

Duke shpërndarë fotografi nga terreni, Osmani ka shprehur mirënjohje për të gjitha institucionet që po përballen me këtë situatë

“Sot gjatë ditës kam qenë në komunikim me kryetarët e komunave të prekura, të cilët po udhëheqin menaxhimin e situatës në terren në koordinim të ngushtë dhe me mbështetjen e institucioneve qendrore.

Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave po punon pareshtur bashke me organet e rendit. Falënderoj edhe Forcën e Sigurisë së Kosovës për gatishmërinë e plotë për ofrimin e mbështetjes së menjëhershme, duke vënë në dispozicion kapacitetet e saj njerëzore dhe logjistike, nëse paraqitet nevoja” deklaroi Osmani.

Edhe një komunë tjetër shpall gjendje emergjente, shtyn fillimin e gjysmëvjetorit të dytë

Për shkak të kushteve të vështira klimatike, reshjeve të shumta dhe vërshimeve, Komuna e Junikut ka shpallur gjendje të emergjente dhe ka formuar shtabin emergjent.

“Në këtë kuadër, fillimi i gjysmëvjetorit të dytë të vitit shkollor 2025/2026 shtyhet deri më 12.01.2026. I lusim qytetarët për kujdes të shtuar dhe të ndjekin njoftimet zyrtare. Ditët e humbura të mësimit do të kompensohen”, thuhet në njoftim.

Po ashtu Kryetari i Malishevës Ekrem Kastrati, ka njoftuar se është shpallur gjendje e jashtëzakonshme në këtë komunë pas vërshimeve që ndodhën sot atje.

Numërohen mbi 90% e votave me kusht: VV-ja po kryeson bindshëm

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vazhdon me publikimin e rezultateve nga numërimi i votave me kusht në kuadër të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës 2025.

Procesi është drejt fundit, pasi tashmë janë procesuar rreth 90% të votave.

Sipas rezultateve të përditësuara, Lëvizja Vetëvendosje mbetet e para me mbi 50% të votave me kusht, e ndjekur nga Partia Demokratike e Kosovës me 20.20%, ndërsa e treta është Lidhja Demokratike e Kosovës me 10.51%.

PDK e rikthen një ulëse në Kuvend, kjo parti e humb një

Nga rezultatet e përmbledhura të publikuara në faqen zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 50.65% apo 470 mijë e 127 vota.

Në vend të dytë del të jetë Partia Demokratike e Kosovës me 20.43% apo 189 mijë e 632 vota. Lidhja Demokratike e Kosovës ka 13.32% apo 123 mijë e 609 vota. Ndërsa me 5.53% apo 51 mijë e 312 vota është Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Sipas njoftimit të fundit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, LVV ka arritur 57 ulëse në Kuvend.

PDK-ja 23, ndërsa LDK 14 dhe AAK 6 ulëse.

Nga ky ndryshim i fundit, mandatin e deputetit nga LDK-ja e ka humbur Fadil Hadergjonaj, ndërsa te PDK-ja është rikthyer Bekim Haxhiut.

/Reporteri.net/

Kryetari i kësaj partie konfirmon votën për “Qeverinë Kurti 3”

Kryetari i partisë për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, Nenad Rashiq, ka konfirmuar se sipas rezultateve të deritanishme ka fituar një ulëse në Kuvend. Rashiq, në një intervistë për RTV21, tha se do ta votojë Qeverinë “Kurti 3”, por paraprakisht ka kërkuar një takim me Kurtin, në të cilin do t’i sqarohen disa çështje.

“Besoj se kemi siguruar një mandat, pasi diferenca e votave është e madhe dhe nuk jemi në rrezik sa i përket mandatit. Një mandat, por i vlefshëm. Unë kam përvoja të mira sa i përket bashkëpunimit me zotin Kurti. Ende nuk kemi biseduar për ndonjë lloj bashkëpunimi, por jam i sigurt se në ditët në vijim do të takohemi dhe do të bisedojmë. Jam i gatshëm për bashkëpunim, por normalisht ka detaje sa i përket përmirësimit të performancës. Nuk e shoh pengesën për vazhdimin e bashkëpunimit. Kushte nuk kemi për ta votuar Qeverinë Kurti 3, por ka kërkesa për korrigjime teknike për një drejtim më të mirë në interes të qytetarëve serbë. Vetë Kushtetuta thotë se një ministri duhet të udhëhiqet nga një ministër serb dhe të gjitha rrethanat po na drejtojnë drejt bashkëpunimit. Nuk e shoh pengesën në këtë moment që të vazhdojmë të bashkëpunojmë.”

Rashiq e ka lënë të hapur mundësinë e rizgjedhjes së tij si nënkryetar i Kuvendit, por fillimisht tha se është në pritje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila duhet të sqarojë nëse posti i nënkryetarit të Kuvendit nga komuniteti serb i takon Listës Serbe, si shumicë në parlament, apo nëse ky post mund t’i takojë atij.

“Për momentin, Gjykata Kushtetuese është afër fundit të marrjes së një vendimi sa i përket ankesës së Listës Serbe. Nga ai vendim pres që të sqarohet saktë nëse partia më e madhe ka të drejtë që në mënyrë monopole ta ketë kandidatin e saj, apo nëse, si në rastin tim, mund të ketë një kandidat tjetër.”, tha ai.