div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive date paged custom-background wp-custom-logo paged-3 date-paged-3 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Ky pritet të jetë ministër i Punëve të Brendshme

Pas certifikimit të rezultateve, së shpejti pritet të hapet rruga për krijimin e Qeverisë së re të Republikës së Kosovës.

Albin Kurti pritet të vazhdojë mandatin e tretë qeverisës.

Një emër që në mandatin e kaluar ishte Ministër i kësaj ministrie pritet të jetë prapë.

Bëhet fjalë për Xhelal Sveçlën i cili ishte Ministër i Punëve të Brendshme dhe në legjislaturën e fundit dhe pritet të vazhdojë në këtë detyrë.

Shtyhet fillimi i gjysmëvjetorit të dytë në këtë shkollë

Nxënësit e shkollës “Mihal Grameno” në Fushë Kosovë, nuk do të fillojnë nesër procesin e mësimit.

Klasat 6 deri 9, do të fillojnë gjysmëvjetorin e dytë më vonë, për shkak të mungesës së ngrohjes qendrore dhe temperaturave të ulëta.

Sipas njoftimit të Drejtorisë Komunale të Arsimit në Fushë Kosovë, mësimi do të shtyhet deri më 19 janar 2026.

“Vendimi është marrë për të garantuar kushte më të sigurta dhe më të rehatshme për nxënësit dhe mësimdhënësit”, është bërë e ditur në njoftimin e shkollës.

Shkolla ka falënderuar prindërit, nxënësit dhe stafin për mirëkuptim dhe bashkëpunim gjatë kësaj periudhe.

Kujtojmë se fillimi i procesit mësimor ishte planifikuar të niste më 8 janar, por për shkak të vërshimeve pas reshjeve MASHTI mori vendim për shtyrje deri më 12 janar.

Mësimi u shty për shkak të motit, ja kur rikthehen nxënësit në shkollë

Shkolla “Emin Duraku” në Prishtinë është e gatshme për fillimin gjysmëvjetorit të dytë, i cili nuk filloi siç ishte parashikuar për shkak të reshjeve të mëdha të shiut disa zona të Kosovës.

Drejtori i Shkollës së Mesme të Ulët “Emin Duraku”, Visar Osmani, për Ekonomia Online ka thënë se do të gjejnë mënyra për t’i kompensuar orët e humbura.

“I bie ditën e enjte dhe ditën e premte e kanë humbur, data shtatë dhe tetë, nesër fillon procesi mësimor, ne jemi të gatshëm, mezi presim t’i presim fëmijët që të kthehen në bankën shkollore dhe të fillojmë me punën. Për shkak të motit të ligë ne kemi marrë njoftimin nga Ministria e Arsimit, mendoj që ka qenë e arsyeshme sepse kushtet atmosferike në mbarë vendin kanë qenë jashtëzakonisht të vështira. Mendoj që do të gjejmë formë që t’i kompensojmë, do të gjejmë formë, mbi të gjitha është siguria e fëmijëve tanë, por ditë të tjera presim një njoftim zyrtar për periudhën e dytë që i bie pas pushimit pranveror të gjinden forma dhe padyshim që këto ditë duhet të kompensohen pa asnjë lloj problemi”, tha Osmani.

Ndonëse zona e Prishtinës ka qenë më e qetë, megjithatë Osmani vlerëson të duhur vendimin e Ministrisë së Arsimit për të shtyrë nisjen gjysmëvjetorit të dytë.

“Meqenëse edhe vet jam prind, mendoj që ka qenë një veprim i duhur, qendra e Prishtinës është më e mirëmbajtur, por pjesët tjera të Kosovës e keni parë edhe vet se në çfarë gjendje ka qenë kaotike dhe ka qenë e pakuptimtë që të fillojë procesi mësimor”, ka theksuar ai.

Sipas Osmanit, thotë se shkolla ka bërë të gjitha përgatitjet për të filluar procesi mësimor.

“Shkolla është e gatshme, ka qenë prej momentit që ne jemi lëshuar në gjysmëvjetorin e parë, të gjitha përgatitjet i kemi kryer, pastaj punëtorët kanë kaluar në pushim të stafit teknik disa ditë për festa dhe prej datës katër janar vetëm që të gjithë kemi qenë të angazhuar që procesi mësimor të na gjejë të përgatitur si gjithmonë në vitet paraprake. Zakonisht nga praktika është mirë të kompensohet me orë sepse dita e vikendit nuk praktikohet vitet e fundit t’u merret fëmijëve, por edhe stafit mësimor, por do të gjinden forma brenda javëve dhe ditëve të punës përmes lëndëve mësimore të bëhet zëvendësimi i orëve të humbura. Presim njoftim të detajuar çfarëdo që vjen nga drejtoria komunale e arsimit”, përfundoi drejtori.

Ndërkohë që Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kukturës (SBAShK) pati reaguar duke thënë se procesi mësimor nuk do të fillojë pa kushte të sigurta për punë dhe mësim.

“SBASHK-u nuk do të lejojë kthimin në procesin mësimor pa u garantuar kushte të sigurta pune dhe mësimi. Nëse institucionet përgjegjëse dështojnë të veprojnë me kohë dhe seriozitet, SBASHK-u do të ndërmarrë veprime sindikale, në mbrojtje të jetës, shëndetit dhe dinjitetit të anëtarësisë së saj.  Siguria nuk negociohet. SBASHK-u – në mbrojtje të punëtorëve të arsimit”, thuhet në reagimin e SBAShK-ut.

Avdullah Hoti kandidat serioz për kryetar të LDK-së, mbështetje nga SHBA

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, pritet të jetë një nga emrat kryesorë për postin e kryetarit të ardhshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).

Burime ndërkombëtare i kanë bërë të ditur Arbresh.info se Hoti gëzon një mbështetje të konsiderueshme jo vetëm brenda strukturave të LDK-së, por edhe nga qarqe republikane në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përfshirë rrethin politik të afërt me presidentin aktual amerikan, Donald Trump.

Zgjedhja e Hotit në krye të LDK-së do të mund të shënonte një ringjallje të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Kujtojmë se më 4 shtator 2020, në Shtëpinë e Bardhë, kryeministri i atëhershëm i Kosovës, Avdullah Hoti, nënshkroi marrëveshjen për normalizimin ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në prani të presidentit amerikan të asaj kohe, Donald Trump.

Një nga pikat kyçe të kësaj marrëveshjeje ishte angazhimi për zhvillimin ekonomik, investimet amerikane në Kosovë, ndërtimin e infrastrukturës, si dhe forcimin e marrëdhënieve strategjike Kosovë–SHBA. Marrëveshja u konsiderua nga administrata Trump si një sukses diplomatik dhe një hap konkret drejt stabilitetit në rajon.

Ndryshe, kjo lëvizje brenda LDK-së vjen pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit, ku LDK-ja, nën udhëheqjen e Lumir Abdixhikut, shënoi rënie.

Menjëherë pas kësaj, Abdixhiku ka bërë të ditur se do të mbledhë kryesinë e partisë./Arbresh.info/

Plagosja në Pejë, ky është biznesmeni që u qëllua dy herë me armë zjarri

Paraditen e së dielës, një person mbeti i plagosur në rrugën “Adem Jashari” në Pejë.

Gazeta Online Reporteri.net merr vesh se i plagosuri është biznesmeni, Jeton Buquku.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova tha për Gazetën Online Reporteri.net, se fillimisht viktima ishte dërguar në Spitalin e Pejës, e më pas në QKUK në Prishtinë, për shkak të plagëve të marra.

Ndërkohë, të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes, dhe policia është në kërkim të tyre.

“Sot rreth orës 09:55, Policia është njoftuar se në rrugën “Adem Jashari” në Pejë, ka ndodhur një rast plagosje me armë zjarri, Policia menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, personi i plagosur është dërguar në emergjencën e spitalit në Pejë, dhe për shkak të natyrës së lëndimeve dërgohet në QKUK në Prishtinë”, ka deklaruar Rugova për Reporteri.net.

Nga Prokuroria Themelore në Pejë kanë thënë për Gazetën Online Reporteri.net se po punohet për identifikimin e personave të dyshuar.

“Prokurori i Krimeve të Rënda ka dal në vendin e ngjarjes bashkë edhe me policinë dhe njësite tjera relevante dhe po punohet intensivisht për ndërmarrjen e veprimeve hetimore për identifikimin e personave të dyshuar”, tha zëdhënësi i kësaj prokurorie për Reporteri.net, Shkodran Nikçi.

Agim Veliu kërkon dorëheqje dhe zgjedhje në LDK: Nuk është dobësi, por pjekuri politike

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu ka thënë se rezultati i zgjedhjeve të 28 dhjetorit për LDK-në s’mund të anashkalohet dhe duhet reflektim e përgjegjësi politike.

Sipas tij, dorëheqje nuk është dobësi por pjekuri politike.

Në reagimin e tij në Facebook, Veliu thotë se LDK-së i duhen fitues në ekipin e saj, e jo kandidat të përhershëm.

Postimi i plotë:

Të dashur anëtarë, simpatizantë dhe qytetarë,

Rezultati i zgjedhjeve të 28 dhjetorit për Lidhjen Demokratike të Kosovës është një sinjal i qartë që nuk mund dhe nuk duhet të anashkalohet.

Ky është një mesazh nga qytetarët dhe mesazhe të tilla kërkojnë reflektim të thellë dhe përgjegjësi politike.
Si kontribues i LDK-së, ndjej obligim moral dhe politik të them se humbjet e rënda nuk mund të relativizohen, as të kalohen me heshtje.

Në demokraci, përgjegjësia është parakusht për besim, ndërsa dorëheqja nuk është dobësi, por akt force dhe pjekurie politike.

Prandaj: dera është e hapur!

LDK, sot nuk ka nevojë për justifikime (në studio televizive), por për:
• analizë të menjëhershme të shkaqeve të humbjes,
• hapje të brendshme dhe demokraci funksionale,
• dhe për një proces të ri zgjedhor në të gjitha nivelet që i jep shpresë anëtarësisë dhe elektoratit.

Vetëm duke hapur rrugë për ndryshim mund ta rikthejmë besimin e humbur dhe të përgatitemi për sfidat e ardhshme.
Koha kërkon vendime të guximshme, jo mbrojtje asaj që nuk mbrohet, jo mbajtje të status quo-së.

LDK-së i duhen fitues në ekipin e saj, e jo kandidat të përhershëm!
Zoti e bekoftë LDK-në.

/Reporteri.net/

 

Ekskluzive | Ky është i dyshuari që sulmoi zyrtarin policor brenda stacionit në Prishtinë

Gazeta Sinjali mëson ekskluzivisht se personi që sulmoi fizikisht zyrtarin policor, e kanosi atë dhe shkatërroi pajisje zyrtare brenda Stacionit Policor Veriu, është Lulzim Beha rreth 55 vjeçar.

I dyshuari, i cili ishte shoqëruar në stacion për moszbatim të urdhrit zyrtar, ka kaluar në sjellje agresive, duke goditur policin në pjesën e nofullës dhe duke dëmtuar një kompjuter të policisë.

Me vendim të Prokurorit Kujdestar, Beha është ndaluar për 48 orë, ndërsa rasti po trajtohet për veprat penale “Sulm ndaj personit zyrtar”, “Kanosje” dhe “Dëmtim apo asgjësim i pasurisë”.

Hetimet janë në vazhdim.

Ka ndërruar jetë e mitura Jona Tolaj

Me dhimbje të thellë është bërë e ditur ndarja nga jeta e Jonës së vogël, Jona (Jah) Tolaj, e cila ka ndërruar jetë në moshën vetëm 8-vjeçare.

Lajmi i trishtë është konfirmuar përmes një njoftimi mortor të publikuar nga familja Tolaj, ku bëhet e ditur se Jona ka lindur më 27 shkurt 2017 dhe ka ndërruar jetë më 10 janar 2026, duke lënë pas dhimbje të madhe tek familjarët, të afërmit dhe të gjithë ata që e njohën.

“Me pikëllim të thellë njoftojmë miqtë, shokët dhe dashamirët se më e dashura jonë, Jona (Jah) Tolaj, ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftimin e familjes.

Sipas njoftimit, varrimi i të ndjerës do të bëhet të dielën, më 11 janar 2026, në varrezat e fshatit Pobergjë, në komunën e Deçanit, duke filluar nga ora 15:00.