div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive date paged custom-background wp-custom-logo paged-2 date-paged-2 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Reagon kreu i Mullistëve: Çmimi i miellit ka rënë, pse duhet shtrenjtuar buka?

Kreu i Shoqatës së Mullistëve të Kosovës, Bashkim Zejnullahu, është shprehur kundër rritjes së çmimit të bukës nga furrtarët e vendit, me arsyetimin se nuk është shtrenjtuar as mielli. Zejnullahu madje ka deklaruar se çmimi i miellit ka rënë.

“Çmimi i miellit ka rënë, prandaj s’ka arsye që të shtrenjtohet as buka, mirëpo kjo po ndodhë”, ka potencuar Zejnullahu për Front Online.

Përndryshe, mediet online kanë raportuar sot sehumë furrëtarë në Prishtinë, duke shfrytëzuar mungesën e institucioneve të shtetit pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit 2025, u ngutën sërish të rrisin çmimet e bukës dhe të pjekurinave të tjera. Në zinxhirin e furrave “Milenium Bakery” në Prishtinë, një bukë që deri në fund të vitit shitej 0.49 centë, pas Vitit të Ri ka çmimin 0.69 centë, që i bie mbi 40 për qind më shtrenjtë krahasuar me çmimin e para dhjetë ditësh, ka raportuar Buletini Ekonomik.

Plagosja e dy serbëve dhe një shqiptari, ky dyshohet të jetë motivi

GazetaDemos mëngjesin e sotëm ka raportuar ekskluzivisht për gjuajtje me armë zjarri, të cilat janë dëgjuar rreth orës 00:15, në një lokal rrugën “Luan Haradinaj” nё Deçan.

Nga këto të shtëna, tre persona kanë mbetur të plagosur, teksa të njëjtat burime bëjnë me dije se bëhet fjalë për një person të nacionalitetit shqiptar, dhe dy të tjerë serbë.

GazetaDemos merr vesh se motivet e kësaj ngjarje dyshohet të jenë të momentale.

E gjithë ngjarja, sipas dëshmitarit të ngjarjes, dyshohet të ketë ndodhur për pak sekonda, teksa bëhet e ditur se i dyshuari për plagosjen e tre persona nuk kishte motive të mëhershme.

Motivi, sipas dëshmitarit, rodhi i gjithi në lokalin që të njëjti ishin prezent.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia, me çrast u bë e ditur se i dyshuari është arrestuar, teksa tre të lënduarit janë në përkujdesin mjekësor.

Vepra është cilësuar ‘vrasje e mbetur nё tentativё’, teksa është sekuestruar edhe arma e cila dyshohet se u përdor në ngjarje.

“Drejtoria Rajonale e Policisë nё Pejë, Stacioni Policor në Deçan, me datën 13.01.2026, rreth orës 00:15, është njoftuar se në njё lokal nё rrugën “Luan Haradinaj” nё Deçan, ka pasur tё shtёna me armё. Policia menjëherë i është përgjigjur rastit ku nё vendin e ngjarjes janё hasur personat e lënduar, tё cilёt janё dërguar me autoambulancë nё spitalin rajonal nё Pejё.

Personi i dyshuar ёshtё arrestuar nё vendin e ngjarjёs, dhe tek i njëjti janё gjetur dhe sekuestruar: Njё (1) armё pistoletё Zoraki 9mm, Njё (1) karikator i sё njёjtёs armё, Nёntё (9) fishekё kal:9mm dhe Tri (3) gёzhoja”, thuhet në njoftim.

Ndahet nga jeta zyrtari i Gjykatës Themelore

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Prizren, ku është ndarë nga jeta një zyrtar i Gjykatës Themelore, mëson Gazeta Sinjali.

Viktima është Trimor Olloni, punonjës i Gjykatës Themelore në Prizren, i cili është dërguar pa shenja jete në Emergjencë.

Sipas informacioneve, rreth orës 15:00 është pranuar njoftimi se Olloni ishte dërguar në Emergjencë, por mjekët kanë konstatuar se ai kishte ndërruar jetë. Në vend kanë dalë njësitet policore dhe hetuesit përkatës, ndërsa rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”.

Nga raporti fillestar mjekësor dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e arrestit kardiak, megjithatë, për sqarimin e plotë të rrethanave, me urdhër të Prokurorit Kujdestar nga Departamenti i Krimeve të Rënda, trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

Të shtënat në Deçan – dyshohet se i plagosur mbeti edhe avokati kosovar

Deçani është tronditur mbrëmë pas mesnate nga të shtëna me armë zjarri, ku si pasojë kanë mbetur të plagosur tre persona.

Në mesin edhe tyre, siç merr vesh Gazeta Sinjali ka mbetur i plagosur edhe avokati kosovar Daut Cacaj.

Të plagosur kanë mbetur edhe dy pjesëtarë të nacionalitetit serb.

Sipas informacioneve, incidenti ka ndodhur në një lokal, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë intervenuar njësitet policore dhe ekipet mjekësore, të cilat u kanë ofruar ndihmën e parë të plagosurve dhe i kanë dërguar për trajtim mjekësorë

Policia e Kosovës ka konfirmuar se lidhur me rastin është arrestuar një person i dyshuar, i nacionaliteti shqiptar, i cili dyshohet se ka shtënë me armë zjarri. Gjatë intervenimit policor është sekuestruar edhe arma e dyshuar e përdorur në incident.

Me vendim të prokurorit kompetent, i dyshuari është ndaluar dhe ndaj tij pritet të ndërmerren veprime të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është iniciuar si “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe “lëndim i rëndë trupor”.

Hetimet janë duke vazhduar për të sqaruar rrethanat e plota të këtij rasti.

E dhimbshme: Ndërron jetë motra e këngëtarit të njohur

Këngëtari i njohur, Marsel Selita, po kalon një nga momentet më të vështira të jetës së tij.

Ai ka humbur motrën në moshë të re, një lajm i trishtë që e ka ndarë me ndjekësit përmes një njoftimi në rrjetet sociale.

Me disa fjalë prekëse, Marseli ka shprehur dhimbjen për humbjen e parakohshme të motres.

Marsel Selita është një nga emrat e njohur të muzikës live në Shqipëri, i vlerësuar për interpretimin skenë.

Gjatë karrierës së tij, ai ka pasur bashkëpunime të suksesshme me artistë të njohur të muzikës shqiptare, mes tyre Aurela Gaçe dhe i ndjeri Dr. Flori, projekte që janë pritur shumë mirë nga publiku.

Në këto momente të vështira, bota e artit dhe publiku i gjerë i shprehin ngushëllimet më të sinqerta këngëtarit dhe familjes së tij, duke iu qëndruar pranë në dhimbjen për këtë humbje të madhe.

Plagosen dy serbë dhe një shqiptar, dërgohen me urgjencë në spital

Gjatë mbrëmjes, në Deçan është raportuar për të shtëna me armë zjarri

Indeksonline ka kontaktuar Policinë e Kosovës për tu informuar lidhur me rastin.

Sipas Policisë, rasti ka ndodhur në një lokal në Deçan rreth orës 00:18 minuta.

”Në orët e para të mëngjesit rreth orës 00:18, policia e deçanit është njoftuar për të shtëna me armë zjarri në një lokal. Lidhur me këtë njesitet kanë dal menjëherë në vend të ngjarjes dhe kanë vrejtur tre përsona të plagosur, një i komunitetit shqiptar e dy sërb”, ka thënë fillimisht Fadil Gashi për Indeksonline.

Më tutje Gashi thotë të njëjtit janë dërguar në QMF dhe pastaj në Emergjencës e Spitalit të Pejës.

Lidhur me këtë rast një person i dyshuar është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë kompetente për të sqaruar rrethanat e ngjarje, ndërsa janë sekuestruar 1 armë, 1 karikator me 9 fishekë”, tha Gashi.

Dronë nga Serbia mbi territorin e Kosovës

Dy dronë kanë shkelur hapësirën ajrore të vendit.

Sipas informacioneve që ka Paparaci, të njëjtët vijnë prej territorit të Serbisë në zonën kufitare të Muqivërcës.

Nga burime të Paparaci mësohet se dronët kanë hyrë në territorin e Kosovës rreth orës 19:30-19:45 të natës së sontme pranë fshatit Novosellë të Kamenicës.

Po ashtu, bëhet e ditur se për rreth 30 minuta, dronët kanë qëndruar statikë edhe afër stacionit policor të Breznicës.

Burimet gjithashtu bëjnë me dije që është njoftuar edhe misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR-i, të cilët kanë konfirmuar se dronët nuk u përkasin atyre.

Shkeljen e hapësirës ajrore të Kosovës nga Serbia përmes dronëve e kishte konfirmuar në shtator të 2025 edhe ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

“Shiheni, në vazhdimësi ne kërcënohemi nga Serbia. Kohët e fundit po besoj që tashmë e dini që ka një lëvizje të paautorizuar apo shkeljes së hapësirës sonë ajrore përmes dronëve të cilët kohë pas kohe qarkullojnë apo shkelin hapësirën tonë ajrore”, kishte deklaruar ai.