div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive date paged custom-background wp-custom-logo paged-2 date-paged-2 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
17 persona dyshohet se abuzuan seksualisht me një të mitur

Një rasti i rëndë abuzimi seksual dhe shantazhi ndaj një të miture nga komuna e Likovës, ka tronditur opinionin në Maqedoni të Veriut.

Në këtë rast dyshohet se janë të përfshirë të paktën 17 persona, transmeton Klankosova.tv.

Gazetarja shqiptare në Maqedoni të Veriut, Saranda Selimi, në emisionin “Kosova Today”, tha se ishte babai i të miturës ka raportuar rastin në autoritetet përkatëse.

“Policia fillimisht këtë rast e ka marrë vetëm si shantazh, por fatmirësisht me publikimin e një maratone shkrimesh nga Alsat dhe sekuestrimin e telefonave, është bërë e ditur se nuk ka të bëjë vetëm me shantazh po edhe me përdhunim, që i kanë ndodhur 16-vjeçares”, tha Selimi në Klan Kosova.

Tutje, Selimi tha se dy nga 17 të dyshuarit gjenden në paraburgim.

“Në këtë rast janë të përfshirë 17 persona, por dy prej tyre tashmë ndodhen në paraburgim, ndërsa për të tjerët po vazhdon hetimi. Po ashtu një familjar i të miturës është pjesë e shantazhit”, tha ajo.

Nga ana tjetër, juristi Musë Damati tha se në rastet e abuzimit seksual, kërkohen shumë procedura dhe prova, që sipas tij, shpeshherë janë të lodhshme edhe për vet viktimën.

“Në precedentin penal gjyqësor, konsiderohet si ndër rastet më delikate, të cilat kërkojnë një punë më serioze më të lartë dhe më profesionale”, u shpreh Damati.

Ndërsa psikologia Atifete Syla, këtë rast e quajti monstruoz dhe shumë të rëndë.

Paga minimale, Jusuf Azemi me një paralajmërim

Federata e Sindikatave të Punëtorëve Teknikë të Sektorit Privat të Kosovës (FSPTSPK) ka paralajmëruar për herë të dytë kompanitë publiko-private që të zbatojnë vendimin për pagën minimale, e cila pritet të bëhet 425 euro.

Kryetari i FSPTSPK-së, Jusuf Azemi, ka bërë të ditur se sindikata do të këmbëngulë në mënyrë të vazhdueshme në zbatimin e këtij vendimi, duke kërkuar nga kompanitë private, në cilësinë e operatorëve ekonomikë, që të bëjnë me kohë llogaritjet e nevojshme financiare dhe t’i adresojnë kërkesat përkatëse pranë autoriteteve kontraktuese.

FSPTSPK ka ftuar kompanitë që të reagojnë me kohë dhe të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për zbatimin e pagës minimale, në mënyrë që të shmangen pasojat në ofrimin e shërbimeve publike.

“Ju njoftojmë se nëse pagat e Janarit nuk dalin më rritje, mund të ketë ndërprerje të shërbimeve në të gjitha institucionet përkatëse. Kjo është një situatë që ne nuk e dëshirojmë, veçanërisht në sektorë të ndjeshëm si spitalet, Qendrat e Mjekësisë Familjare dhe institucionet tjera arsimore”, thuhet ndër të tjera në reagim.

Pagat minimale të janarit pritet të ekzekutohen nga 425 euro, pas vendimit të Qeverisë Kurti të marrë në prag të fundvitit 2025.

Arrestohet një serb në veri

Një shtetas i Serbisë është arrestuar dje në Leposaviq.

Sipas policisë, ai dyshohet të ketë kaluar ilegalisht kufirin Serbi-Kosovë, me veturën e tij me targa të Beogradit

Policia ka konfirmuar se arrestimi i të dyshuarit u bë në fshatin Tersava, rreth orës 15:00.

“I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje” thuhet në njoftim të policisë.

Rasti është iniciuar si “Kalim i paautorizuar i kufirit”.

Martesa e Bleros me Eronitën, diferencë e madhe në moshë

Këngëtari i njohur shqiptar, Blero Muharremi dhe partnerja e tij Eronita i kanë dhënë fund beqarisë duke kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë.

Çifti ka organizuar një festë private në prani të familjarëve, miqve e njerëzve të tyre të afërt.

Ai kurorëzoi dashurinë me martesë me blogeren Eronita Karavidaj nga Prizreni.

Martesa me Eronitën shënon një kapitull të ri në jetën personale të këngëtarit.

Blero ka plot 47-vjet jetë, duke qenë kështu diferenca plot 19-vjet pasi Eronita ka 28 vjet.

Vëllai rrah vëllain në Gjakovë

Viktima mashkull kosovar ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga vëllai i tij, i cili dyshohet se kishte qenë nën ndikim të alkoolit.

Lidhur me rastin është gjetur dhe konfiskuar një thikë.

Ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Vdiq Mark Brnovich, ish-nominuari i Trumpit për ambasador të SHBA-së në Serbi

Mark Brnovich, ish-prokuror i Përgjithshëm i Arizonës, ka ndërruar jetë në moshën 59-vjeçare si pasojë e një sulmi në zemër, bëri të ditur përfaqësuesja e familjes, Katie Conner.

Brnovich, me origjinë nga Serbia, ishte i njohur për rolin e tij gjatë hetimeve mbi zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 në Arizona, shtet që rezultoi vendimtar për fitoren e Joe Bidenit dhe pengoi rizgjedhjen e Donald Trumpit. Ai shërbeu gjithashtu si gjyqtar, avokat dhe drejtor i Departamentit të Lojërave të Fatit në Arizona.

Në prill të vitit 2022, Brnovich publikoi një raport të përkohshëm ku shprehte shqetësime për disa procedura zgjedhore, por pa gjetur prova për mashtrime të mëdha, pavarësisht hetimit gjashtëmujor. Ky veprim e vuri atë në konflikt me Trumpin, i cili pretendonte se Brnovich nuk po bënte mjaftueshëm për ndjekjen penale të supozuara mashtrimeve zgjedhore.

Kur prokurorja aktuale e Arizonës, Kris Mayes, mori detyrën, konstatoi se Brnovich kishte fshehur gjetjet e hetuesve të tij, duke konfirmuar se zgjedhjet e vitit 2020 ishin “zhvilluar në mënyrë të drejtë dhe të saktë”.

Brnovich ishte gjithashtu i nominuar nga Trumpi për ambasador të SHBA-së në Serbi në prill të vitit 2025, por nominimi u tërhoq në tetor pa një arsye të dhënë. SHBA-ja nuk ka ambasador në Beograd që nga janari i vitit 2025.

Ndoshta nuk e dinit, por ja ku e keni parë Eroniten e Bleros

Këngëtari i njohur, Blerim Muharremi – Blero, ka bërë një hap të rëndësishëm në jetën e tij personale duke u martuar me Eronitën.

Ky moment i veçantë shënon një kapitull të ri për çiftin, i cili ka vendosur të ndajë dashurinë e tyre në një mënyrë të veçantë dhe intime.

Martesa e tyre është një ngjarje që ka tërhequr vëmendjen e fansave dhe miqve, duke krijuar një atmosferë të ngrohtë dhe emocionuese.

Ceremonia është mbajtur në një ambient të ngushtë, larg syve të publikut dhe mediave, duke reflektuar dëshirën e çiftit për të ruajtur privatësinë e tyre. Kjo qasje e thjeshtë dhe diskrete ka bërë që momentet e tyre të jenë edhe më të çmuara.

Ndoshta nuk e dinit, por Eronita është influencere në Instagram, ku ajo ndan përditshmëri dhe përmbajtje të ndryshme me ndjekësit e saj, duke qenë mjaft aktive në rrjete sociale.

Burri dhe vjehrra rrahin nusen në Lipjan

Një rast i dhunës në familje është raportuar mëngjesin e djeshëm në Lipjan.

Sipas Policisë, një grua ka raportuar se ka pësuar dhunë nga burri me të cilin bashkëjeton dhe nëna e tij, shkruan Reporteri.net.

Dy të dyshuarit janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje, ndërsa viktima është kthyer tek familja e saj.

“Lipjan 13.01.2026 – 08:11. Është raportuar se viktima femër kosovare ka pësuar dhunë nga i dyshuari me të cilin bashkëjeton dhe nëna e tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe është kthyer tek familja e saj. Dy të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport./Reporteri.net

Paralajmërohen reduktime të rrymës në Kosovë

Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës-KOSTT ka paralajmëruar reduktime të rrymës në vend, shkruan Reporteri.net.

Në njoftimin e KOSTT thuhet se kjo do të bëhet “për të garantuar funksionimin e sigurt të sistemit elektroenergjetik dhe për të mbrojtur integritetin e rrjetit”.

“Me përmirësimin e situatës dhe stabilizimin e balancimit, KOSTT do të ndërmarrë menjëherë veprimet e nevojshme për stabilizim të sistemit”, thuhet në njoftim

KOSTT ka deklaruar se ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për stabilizimin e sistemit, përfshirë aktivizimin e shërbimeve ndihmëse të balancimit si dhe organizimin e ankandeve brendaditore për balancimin e sistemit, e megjithatë, “për shkak të diferencës jashtëzakonisht të madhe ndërmjet nominimeve dhe konsumit real, masat e ndërmarra nuk kanë qenë të mjaftueshme për të eliminuar jo balancat në nivelin e krijuar”.

“Këto devijime po ndikojnë negativisht në rrjetin interkonektiv evropian, rrisin ndjeshëm rrezikun për stabilitetin e sistemit dhe mund të sjellin pasoja serioze për KOSTT-in, përfshirë masa ndëshkuese dhe rrezikim të Marrëveshjes së Kyçjes me ENTSO-E”, theksohet në njoftim./Reporteri.net