div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive date custom-background wp-custom-logo wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Peci e nis ditën me tri vendime e “kërcënime”

Kryetari i Komunës së Mitrovicës Faton Peci, ka nisur sot ditën me tri vendime. Peci ka bërë të ditur se objektet e ndërtuara pa leje do të rrënohen. Ndërkaq lejet ndërtimore të dhëna kundërligjshëm gjatë fushatës, por edhe të tjera, do të revokohen.
Peci po ashtu ka thënë se do të lirohen dhe pronat komunale të uzurpuara.

“Objektet e ndërtuara pa leje do të rrënohen. Lejet ndërtimore të dhëna kundërligjshëm gjatë fushatës, po edhe të tjera, do të revokohen. Pronat komunale të uzurpuara do të lirohen”, ka thënë Peci.

Merret vendimi: 350 euro në muaj për këto familje

Komuna e Obiliqit ka marrë një vendim të rëndësishëm në mbështetje të fëmijëve pa përkujdesje prindërore dhe familjeve që kujdesen për ta.

Dje është nënshkruar vendimi që familjet strehuese në këtë komunë të përfitojnë mbështetje financiare prej 350 eurosh në muaj.

Ky vendim i kryetarit Halil Thaçi, synon të forcojë sistemin e kujdesit familjar dhe të lehtësojë barrën financiare për familjet që hapin derën dhe zemrën e tyre për fëmijët në nevojë.

“Kam nënshkruar vendimin që familjet strehuese në Komunën e Obiliqit, ato që hapin derën dhe zemrën për fëmijët pa përkujdesje prindërore, të mbështeten me 350 euro në muaj. Kujdesi për fëmijët nuk është bamirësi, por përgjegjësi institucionale. Komuna do të jetë pranë atyre që bëjnë më shumë për shoqërinë”, ka njoftuar Thaçi në Facebook.

Arrestohet i dyshuari për sulmin në Zveçan ndaj KFOR-it dhe Policisë, i sekuestrohen telefona e pajisje (EMRI)

Policia e Kosovës ka arrestuar dje në Zveçan një person të dyshuar për pjesëmarrje aktive në sulmin e 29 majit 2023 ndaj KFOR-it dhe zyrtarëve të Policisë së Kosovës, para objektit të komunës në Zveçan.

Gazeta Sinjali mëson nga burime të besueshme se i dyshuari është Slobodan Radenkoviç, i lindur në vitin 1989, ndaj të cilit po zhvillohet procedurë penale për vepra të rënda që lidhen me cenimin e rendit kushtetues dhe sigurisë në Republikën e Kosovës.

Sipas informacioneve, Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda në DPP-Prishtinë, ka pranuar të dhëna operative se i dyshuari ndodhej në shtëpinë e tij në Zveçan, ndërsa për shkak të rrezikut të arratisjes dhe mundësisë për manipulim apo zhdukje të provave, është vlerësuar e domosdoshme ndërhyrja për arrestim.

I dyshuari është lokalizuar gjatë mëngjesit në rrugën “Kral Patri” në Zveçan dhe, në koordinim me Prokurorin e rastit, është ndaluar.

Pas arrestimit, në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të tij është realizuar kontroll, me asistencën e Sektorit Rajonal të Hetimeve Mitrovicë Veri, me qëllim të sigurimit të provave dhe dëshmive.

Gjatë kontrollit, Policia ka sekuestruar disa prova materiale, përfshirë:

•           Dy telefona mobilë

•           Një trenerkë sportive “Underarmour”, ngjyrë hiri me të zezë

•           Një leje qëndrimi në emër të Milorad Bulatoviç

Me vendim të Prokurorit të çështjes, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Rasti po trajtohet në kuadër të dyshimeve për veprat penale: bashkim për veprimtari kundërkushtetuese me qëllim të sulmit kundër rendit kushtetues të Republikës së Kosovës, rrezikim i personave nën mbrojtje ndërkombëtare, sulm ndaj personit zyrtar, si dhe pjesëmarrje në turmë që kryen vepra penale dhe huliganizëm.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.