div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive date custom-background wp-custom-logo wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Nait Hasani: Votat e mia janë rritur në mënyrë të padrejtë, duke u përdorur emri im

Kandidati për deputet nga PDK, Nait Hasani, i cili pësoi ndryshim votash teksa po ndodh rinumërimi në 914 vendvotime, ka thënë se votat e tij janë rritur në mënyrë të padrejtë e duke e përdorur emrin e tij për manipulime.

Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se nuk hyrë në politikë për të fituar me mashtrime por për të fituar me besim dhe se nuk ka nevojë për vota të vjedhura.

Ai bën thirrje që të hetohet çdo votë.

Postimi i tij i plotë:

Reagim politik në mbrojtje të dinjitetit tim dhe të votës së qytetarëve.T

Të nderuar qytetarë,

Në zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit 2025 është cenuar rëndë vullneti i lirë i qytetarëve dhe është sulmuar drejtpërdrejt dinjiteti im politik dhe kombëtar.

Me atë që pash në rinumrim, votat e mia janë rritur në mënyrë të padrejtë, duke u përdorur emri im për manipulime të papranueshme zgjedhore.

Ky veprim përbën jo vetëm shkelje ligjore, por edhe akt të rëndë moral dhe politik.Unë refuzoj kategorikisht çdo votë që nuk buron nga vullneti i lirë i qytetarit.

Nuk kam hyrë në politikë për të fituar me mashtrime, por për të fituar me besim. Nuk kam nevojë për vota të vjedhura, sepse respektoj votën e ndershme më shumë se çdo rezultat.

Drejtësia nuk duhet të heshtë. As unë nuk do të hesht.Unë do të vazhdoj të qëndroj në anën e qytetarëve, në anën e votës së lirë dhe në anën e së vërtetës, edhe nëse kjo rrugë është më e vështirë.

Ky reagim nuk është për të mbrojtur vetëm emrin tim, por për të mbrojtur të ardhmen demokratike të Kosovës.

Ky është moti për sot dhe 4 ditët e ardhshme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka publikuar parashikimin e motit për këtë javë, nga 19 deri më 23 janar 2026, duke paralajmëruar mot kryesisht të vranët, ngrica në orët e mëngjesit dhe vende-vende mjegull, me temperatura të ulëta në shumicën e territorit të vendit.

Sipas IHMK-së, gjatë javës do të ketë intervale të shkurtra me diell, ndërsa të enjten parashihen riga shiu në disa zona dhe fjolla bore në viset malore.

E hënë, 19 janar

Moti do të jetë i vranët me intervale me diell. Ngrica do të përfshijë gjithë territorin e Kosovës.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga -9 deri në -7 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale nga -1 deri në 3 gradë Celsius.
Era do të fryjë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1–3 m/s.

E martë, 20 janar

Parashikohet mot i vranët me intervale me diell. Në orët e mëngjesit priten mjegull dhe ngrica.

Temperaturat minimale do të jenë nga -9 deri në -7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet nga 1 deri në 5 gradë Celsius.
Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi 1–4 m/s.

Ferizaj, Gjilan, Kamenicë, Besianë, Mitrovicë: -8°C / 1–3°C

E mërkurë, 21 janar

Moti do të jetë kryesisht i vranët. Në mëngjes parashihen ngrica dhe mjegull lokale.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga -8 deri në -5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet nga 1 deri në 4 gradë Celsius.

Era do të fryjë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1–8 m/s.

E enjte, 22 janar

Parashikohet mot i vranët, me riga shiu vende-vende, ndërsa në viset e larta fjolla bore.

Temperaturat minimale do të jenë nga -3 deri në -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet nga 3 deri në 5 gradë Celsius.

Era do të fryjë nga juglindja me shpejtësi 1–5 m/s.

E premte, 23 janar

Moti do të mbetet kryesisht i vranët.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga -2 deri në 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet nga 3 deri në 7 gradë Celsius.

Era do të jetë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes.

Incident i rëndë në Mitrovicë: I riu serb rrah punëtorin shqiptar

Fundjava nuk e gjeti të qetë Mitrovicën.

Gazetari korrespodent i “Ora Shtatë”, Urall Boshnjaku ka bërë të ditur se në një parking të një marketi që gjendet në mes të jugut dhe veriut të Mitrovicës, ka ndodhur një rrahje, transmeton Klankosova.tv.

“Në një parking të një marketi të madh që ndodhet në mes jugut dhe veriut ka ndodhur një incident ku një punonjës i parkingut i moshës rreth 60-vjeçare, është sulmuar nga një i ri serb i moshës rreth 22-vjeçare”, tha Boshnjaku për Klan Kosova.

Ai thotë se i dyshuari (taksist) ishte parkuar për të pritur dikë, derisa shtoi se i njëjti kishte zënë vendin e rezervuar.

“Me këtë rast, mirëmbajtësi i parkingut i është afruar dhe i ka kërkuar të largohet, por i menjëhershëm ka qenë reagimi i taksistit serb i cili menjëherë ka dalë nga vetura dhe me fjalë fyese e ka ofenduar personin të cilin e ka sulmuar, dhe pastaj i është afruar te fytyra ku dhe e ka goditur, duke i shkaktuar lëndime”, tha gazetari.

Visar Korenica pas rinumërimit ngritet për tri pozita më lart: Hajnat n’burg

Kandidati nga lista e PDK-së për deputet, Visar Korenica, është deklaruar pas ngritjes për tri pozita pas rinumërimit të votave në zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Korenica e ka quajtur “hajni të qëllimshme brenda subjektit”, teksa akuza ka pasur edhe për KQZ’në, shkruan Insajderi.

“Vrasësi numër 1 i nëpërkëmbjes dhe shkeljes së dinjitetit të votës asht KQZ-ja. Dhe s’osht hera e parë. Me taksa t’qytetarëve paguhet për me e mbrojt votën, jo për me e leju vjedhjen e saj. Vrasësi numër 2 janë të gjitha qeveritë, pa përjashtim, përfshi edhe këtë t’fundit. Dhe kjo sepse nuk kanë ndërtu sistem të mbrojtjes së votës.  Vrasësi numër 3 janë disa kandidatë për deputet, që përmes hajnisë e manipulimit, për ni grusht votash, dojnë me i përfaqësu qytetarët e ndershëm t’këtij vendi”, ka deklaruar ai.

Korenica ka kërkuar rinumërim të plotë në mbarë komunat e Kosovës, me thirrjen e famshme “hajnat n’burg”.

“Jo veç komisionerët, por edhe kandidatët për deputet dhe ata që pritet me u ba deputet, e që e kanë leju, mbulu e justifiku këtë hajni”. /Insajderi.org/