div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive date paged custom-background wp-custom-logo paged-2 date-paged-2 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Trusti vjen me një njoftim të rëndësishëm

Fondi i Kursimeve Pensionale i Kosovës (FKPK) ka njoftuar se ka filluar shpërndarja e pasqyrave vjetore për vitin 2025 për të gjithë kontribuuesit.

Sipas njoftimit, pasqyrat po dërgohen fillimisht përmes emailit për ata kontribuues që FKPK ka adresa elektronike, ndërsa në ditët në vijim do të nisë edhe shpërndarja me postë.

“Për këtë vit, numri i pasqyrave që po shpërndahen me email është 455,692, ndërsa me postë do të dërgohen 167,177 pasqyra vjetore,” thuhet në njoftimin e FKPK-së.

Fondi rikujton se mënyra më e mirë për të monitoruar kursimet pensionale në baza ditore është regjistrimi në portalin eTrusti, i cili mund të aksesohen në: online.trusti.org.

Gjithashtu, pasqyra e llogarisë mund të shkarkohet edhe përmes platformës eKosova, në seksionin “Kontributet dhe pensioni”. Ky proces synon që çdo kontribues të ketë informacion të qartë dhe të përditësuar mbi kursimet e tij pensionale për vitin 2025

Lajm i rëndësishëm nga Supremja për pensionistët

Gjykata Supreme e Kosovës ka njoftuar opinionin publik për aktgjykimin P.A.nr.16/2025, duke sqaruar rolin dhe kompetencat e saj në lidhje me shfuqizimin e disa dispozitave të udhëzimit administrativ nr. 05/2015 (MPMS), që lidhen me pensionistët.

“Me këtë aktgjykim, Gjykata Supreme ka shpallur të paligjshëm dhe ka shfuqizuar: nenin 4 paragraf 2 të Udhëzimit Administrativ nr. 05/2015 (MPMS), si dhe nenin 5 paragrafët 1, 2, 3 dhe 4 të këtij Udhëzimi, që kanë të bëjnë me procedurat e lajmërimit, suspendimit nga pagesa dhe kthimit të mjeteve në rastet e keqpërdorimit të pensioneve”, thuhet në njoftimin e Supremes.

Gjykata deklaron se aktgjykimi i është dorëzuar palëve në procedurë dhe është publikuar në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës, duke marrë efekt të plotë juridik.

“Gjykata Supreme thekson se e ka kryer plotësisht pjesën e saj të përgjegjësisë, ndërsa përgjegjësia për zbatimin e këtij aktgjykimi bie mbi institucionet ekzekutive dhe jo mbi gjykatat. Gjykata Supreme nuk ka kompetencë ligjore për të monitoruar apo mbikëqyrur zbatimin e vendimeve gjyqësore nga institucionet e tjera”, theksohet në njoftim.

Sipas Supremes, vendimet gjyqësore janë të detyrueshme për zbatim, dhe çdo mosrespektim i tyre përbën shkelje të parimit të sundimit të ligjit.

Aktgjykimi dhe njoftimi përkatës janë publikuar edhe në ueb-faqen zyrtare të Gjykatës Supreme.

Haliti: Të gjithë e dinë që votat vidhen kapak, nuk është ndonjë sekret

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, ka deklaruar publikisht se manipulimi i votave në proceset zgjedhore në Kosovë është një fenomen i njohur.

Gjatë një interviste në emisionin “60 Minuta” në KTV, ku po diskutohej për procesin e rinumërimit të zgjedhjeve të 28 dhjetorit,

Haliti u shpreh hapur mbi cenimin e integritetit zgjedhor.

“Të gjithë e dinë që votat vidhen kapak, nuk është ndonjë sekret”, deklaroi Haliti, përcjell Insajderi.

Kjo nuk është hera e parë që Haliti bën deklarata që shkaktojnë reagime të forta në opinionin publik.

Kjo deklaratë ka rikthyer në vëmendje një tjetër qëndrim të tij të vitit 2018, lidhur me pasurinë e politikanëve.

Gjatë një debati televiziv tetë vite më parë, Haliti kishte relativizuar zotërimin e shumave milionëshe, duke i konsideruar ato si diçka të zakonshme për rrethin e tij politik.

“Në qoftë se ka mbetë puna me i shpjegu 2-3 milionë, edhe ti i ke, ne të gjithë i kemi 2-3 milionë.”, deklaronte ai në vitin 2018.

Trend shokues -A do të jetë ky kandidat Fetah Paçarizi i Vetëvendosjes?

Rezultatet e rinumërimit të vendvotimeve po tregojnë një numër të madh keqpërdorimesh edhe tek kandidatët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Edhe Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, njëherit edhe kandidat për deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje po del që të jetë pjesë e këtij trendi shokues.

Në Podujevë deri më tani janë procesuar 11 nga gjithsej 110 vendvotime, ku kandidati i Vetëvendosjes për deputet, Ejup Maqedonci, është -288 vota.

Në Prishtinë, nga 262 vendvotime gjithsej, janë procesuar 26, ndërsa Ejup Maqedonci është -12 vota.

Ndërkohë, Fetah Paçarizi, kandidat i PDK-së për deputet, pas rinumërimit rezulton me -6,027 vota, një rënie e pazakontë që ka thyer çdo rekord.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur zyrtarisht që votat të rinumërohen në të gjitha komunat e Kosovës, për shkak të mospërputhjeve të evidentuara gjatë procesit fillestar të numërimit. Si pasojë, rezultatet aktuale janë të përkohshme dhe pritet që rinumërimi të sjellë më shumë qartësi dhe saktësi.

Vdekja e gjyshit të Labit, familjarët marrin vendimin e rëndësishëm

Mbrëmë në orët e vona nga mediat lokale u bë e ditur që gjyshi i këngëtarit Labinot Rexha, ka ndërruar jetë.

Labinoti është duke vazhduar garën në “BBVK” për çmimin e madh, ndërsa nuk ka informacione se çka po ndodh jashtë.

Familjarët e tij e konfirmuan lajmin e hidhur, duke postuar në llogarinë zyrtare të Labinotit.

Në publikim thuhet: “Me keqardhje të madhe njoftojmë ndarjen nga jeta të gjyshit të Labit. Qoftë i xhenetit”.

Gjithashtu theksuan se axha dhe hallat e tij nuk lejojnë që Labi ta marrë vesh këtë lajm dhe të mos e ndërpresë garën në “BBVK”.

“Me keqardhje ju njoftojmë se ka ndërruar jetë gjyshi i @labinotrexha Familja e Labit (axha dhe hallat) nuk po lejojnë që Labi të njoftohet duke mos ndërprerë garën e nisur ne BigBrother Faleminderit per mirkuptim

E rëndë: Ky është 26-vjeçari që vdiq në QKUK, u dërgua në gjendje të rëndë

Një rast i rëndë është raportuar në orët e para të mëngjesit në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë, ku ka ndërruar jetë një i ri nga fshati Plemetin i Obiliqit, mëson Gazeta Sinjali.

Burime të besueshme bëjnë me dije se viktima është Fadil Berisha, 26-vjeçar, i cili ishte dërguar për trajtim mjekësor në Klinikën Emergjente të QKUK-së, në gjendje të rënduar shëndetësore.

Sipas informacioneve fillestare, më 20.01.2026, rreth orës 01:30, Policia është njoftuar nga QKUK se personi kishte ndërruar jetë gjatë trajtimit.

Njësitë policore relevante kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë kontaktuar me mjekun kujdestar, i cili ka deklaruar se viktima kishte ardhur në gjendje të rëndë, por nuk ka arritur t’u mbijetojë komplikimeve.

Lidhur me rastin është kyçur hetuesi kujdestar, i cili në konsultim me Prokurorin e Krimeve të Rënda ka inicuar rastin “Hetim mbi vdekjen”.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë i 26-vjeçarit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, me qëllim të sqarimit të plotë të shkakut të vdekjes.

Rasti mbetet nën hetime.

Tronditëse: Djali rrah prindërit

Një rast i rëndë raportohet të ketë ndodhur të hënën në Ranillug.

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person ka sulmuar fizikisht prindërit e tij, transmeton Klankosova.tv.

I dyshuari është arrestuar, me vendim të prokurorit i njëjti dërgohet në mbajtje për 48 orë.

“Ankuesi mashkull kosovar, raporton se janë sulmuar fizikisht ai dhe gruaja e tij, nga djali i tyre. Viktimave u është ofruar ndihma mjekësore dhe me pas janë liruar në shtëpi. I dyshuari është arrestuar, me vendim të prokurorit i njëjti dërgohet në mbajtje për 48 orë”, thuhet në raportin e policisë.

KOST paralajmëron reduktime, thotë se po përballet me situatë të papranueshme

KOSTT ka njoftuar se  po përballet me vështirësi të jashtëzakonshme në balancimin e sistemit në kohë reale, si pasojë e devijimeve të mëdha ndërmjet energjisë së nominuar dhe kërkesës reale.

Sipas njoftimit situata aktuale është e papranueshme dhe cenon stabilitetin.

KOSTT ka paraljmëruar se nëse nuk ka ndryshim të situatës do të ketë reduktime të energjisë elektrike nga ora 10:00.

“Sot, më 20.01.2025, KESCO ka nominuar rreth 26.17% më pak energji sesa kërkesa reale, duke e çuar Zonën e Kontrollit KOSTT në jo balanca mesatare prej rreth 211 MW orë, ndërsa në disa orë këto jo balanca tejkalojnë 260 MW orë. Kjo situatë është e papranueshme dhe cenon stabilitetin e sistemit elektroenergjetik. KOSTT bën thirrje që nominimet të reflektojnë saktë kërkesën reale dhe të korrigjohen menjëherë, për të shmangur devijimet dhe për të ruajtur sigurinë e sistemit. Në këtë situatë, KOSTT detyrohet që nga ora 10:00 të kërkojë aplikimin e kufizimit të ngarkesës, si masë e fundit për garantimin e operimit të sigurt, deri në përmirësimin e gjendjes”, thuhet në komunikatë.

Vdes një burrë në QKUK

Një burrë ka vdekur në orët e para të së martës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

I ndjeri, sipas Policisë së Kosovës, ishte duke u trajtuar në QKUK që nga e hëna.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

“Me datë 20.01.2026 rreth orës 01:37 derisa ishte në  tretman mjekësor në QKUK, viktima mashkull kosovar, raportohet se i njëjti ka ndërruar jetë. Trupi i pa jetë i viktimës  dërgohet për obduksion në IML-Prishtinë. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë.

 

E trishtë: Teksa është i mbyllur e s’di gjë, Labinot Rexha humb personin më të dashur jashtë

Momente të vështira për familjen e banorit të Big Brother VIP Kosova 4, Labinot Rexha. Teksa këngëtari vazhdon garën i izoluar, një lajm i trishtë vjen nga jashtë: gjyshi i tij, Ali Rexha, është ndarë nga jeta. Sipas burimeve lokale, ai u shua duke lënë pas dhimbje të madhe tek të afërmit.

Ali Rexha kujtohet si një burrë i urtë, punëtor dhe me karakter të fortë në Rahovec. Ende nuk dihet nëse familja do të vendosë ta njoftojë atë brenda shtëpisë apo do ta lënë të vazhdojë lojën pa këtë peshë emocionale. Ngushëllime familjes! /Prive By Liberta Spahiu