E rëndë | Kjo është viktima që u privua nga jeta nga djali i saj në Restelicë të Dragashit
Një ngjarje e rëndë dhe tronditëse ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në fshatin Restelicë të Dragashit, ku një grua është privuar nga jeta brenda shtëpisë së saj, ndërsa i dyshuari kryesor është vetë djali i saj.
Sinjali mëson se viktima është Tenzilja Boza, e cila dyshohet se është mbytur nga djali i saj, Ferzidin Boza.
Sipas informacioneve fillestare, rasti është raportuar rreth orës 01:06, pasi autoritetet janë njoftuar se brenda një shtëpie në Restelicë kishte ndodhur një rast i rëndë, ku një grua ishte pa shenja jete.
Njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë arrestuar të dyshuarin, ndërsa ekipi mjekësor nga QKMF-Dragash ka konstatuar vdekjen e viktimës në vend.
Në vendin e ngjarjes kanë intervenuar edhe: Njësitë e hetimeve
Forenzika e Stacionit Policor Dragash
Hetimet Rajonale – Prizren
Prokurori për Krime të Rënda
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë i Tenzilja Bozës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.
Rasti është iniciuar si “Vrasje e rëndë”, ndërsa hetimet janë duke vazhduar për të sqaruar rrethanat dhe motivin e këtij krimi të rëndë familjar.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.
