div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive date custom-background wp-custom-logo wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Vjen lëvizja e radhës e Gjestit për Kaderin

Këngëtari i njohur, Gjesti duket se ka “pastruar” dukshëm listën e ndjekësve në llogarinë e tij në Instagram.

Nga lista e tij, Gjesti i ka larguar “follow”, Kaderit.

Ndonëse muaj më parë, ka qenë vetë Gjesti ai i cili ka komentuar ish- banoren e “Big Brother Vip Kosova”, duke e komplimentuar rreth dukjes së saj, tani duket se raporti mes tyre ka marrë kthesë tjetër.

Pas kësaj ka reaguar edhe vetë Kaderi, duke i hequr po ashtu “follow” Gjestit.

Ndonëse dikur mes tyre u përfol se mund të kishte ndjenja e mundësi romance, tani duket se mes tyre çdo raport ka marrë fund.

A do ta votojë PDK-ja Osmanin për presidente? Kështu përgjigjen nga kjo parti

Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka folur për çështjen e zgjedhjes së presidentit, e cila pritet të mbahet në mars.

Në Tëvë1, Haxhiu ka theksuar rëndësinë e zgjedhjes së një kandidati që përfaqëson qytetarët dhe jo partitë politike.

“Unë mendoj që kjo çështje do të zgjidhet me një konsensus për një kandidat që është përfaqësues i qytetarëve dhe jo një kandidat që i shërben një partie politike ose një individi,” ka thënë Haxhiu.

Ai ka kritikuar presidenten aktuale, Vjosa Osmani, duke theksuar se gjatë mandatit të saj ka shërbyer vetëm Qeverisë së Albin Kurtit dhe LVV-së, pa trajtim të barabartë për qytetarët dhe subjektet e tjera politike.

“Vjosa Osmani nuk e meriton të marrë një mandat të ri sepse ka dëshmuar që i ka shërbyer vetëm Albin Kurtit dhe LVV-së gjatë kësaj periudhe. Ajo nuk ka pasur guximin të kthejë asnjë ligj antikushtetues qeverisë Kurti. Të gjitha ligjet i ka nënshkruar pa rezistencë,” ka shtuar Haxhiu.

Haxhiu ka theksuar gjithashtu se si juriste, Osmani nuk ka mbrojtur integritetin e institucioneve dhe kushtetutshmërinë. “Dikush që nuk i mbron institucionet dhe kushtetutshmërinë në këtë vend nuk e meriton të jetë president,” ka thënë ai, duke paralajmëruar se PDK nuk do ta votojë për një mandat të ri.

Ndërpritet koalicioni LDK-Guxo në Mitrovicë

Anëtarët e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Mitrovicë këtë të mërkurë kanë pranuar një mesazh se koalicioni i tyre me Listën Guxo në këtë komunë, është ndërperë.

Mesazhi dërguar këtyre anëtarëve është siguruar nga gazetarja e Klan Kosovës, Endrita Bajrami.

“Të nderuar anëtarë të Kryesisë, Ju njoftoj se në mbledhjen e Kryesisë së Degës, të mbajtur më 02.02.2026 në ora 19:45, me shumicë votash është marrë vendimi për ndërprerjen e koalicionit me Listën GUXO. Ky është vendim kolegjial dhe zyrtar i Kryesisë së Degës, i marrë në përputhje të plotë me Statutin dhe rregullat e LDK-së. Si çdo vendim i Kryesisë, edhe ky vendim është obligativ për të gjithë ne dhe duhet të respektohet e zbatohet nga secili anëtar, në funksion të unitetit, seriozitetit dhe dinjitetit të Degës sonë. Ju falënderoj për bashkëpunimin dhe korrektësinë tuaj”, thuhet në mesazhin e dërguar anëtarëve të LDK-së në Mitrovicë.

Ndryshe gjatë së martës u zhvillua një takim mes Faton Pecit dhe Gëzim Plakollit, por që mbeti në pikëpyetje nëse ata dy kishin biseduar rreth koalicionit mes dy partive.

Dhunimi i 13-vjeçares, jo vetëm një i dyshuar: Mesazhet zbulojnë përfshirje të disa burrave

Pas arrestimit të T.Prekaj, hetuesia ka zgjeruar skemën e dhunimit të vajzës së mitur në Istog.

Janë zbuluar në mesazhet e të miturës mesazhe që involvojnë edhe persona të tjerë të rritur që kanë komunikuar me 13 vjeçaren dhe të cilës i kanë ofruar shuma të ndryshme parash në këmbim të shërbimeve seksuale.

Në këtë listë janë burra të moshave të ndryshme në Istog të cilët e shfrytëzonin vajzën në forma të ndryshme.

Lokacioni ku zakonisht e merrnin atë me vetura ishte para disa qendrave tregtare në Istog ku ajo kryesisht qëndronte gjatë ditës.

Prandaj për dhunuesit s’do të ketë gjumë të rehatshëm ditëve në vijim.

Raportimi për prishje koalicioni LVV-LDK në Mitrovicë, deklarohet Peci

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) mund ta rishqyrtojë bashkëpunimin qeverisës me Lëvizjen Vetëvendosje në Komunën e Mitrovicës së Jugut, duke hapur mundësinë e prishjes së koalicionit lokal. E gjithë kjo pasi raportohet se raportet mes LVV-së e LDK-së janë përkeqësuar kohëve të fundit për shkak të emërimit të drejtorëve komunalë.

Lëvizja Vetëvendosje, e cila e ka pushtetin në Komunën e Mitrovicës së Jugut, ka emëruar drejtorë pa u dakorduar me partnerin e koalicionit. Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Jugut, Faton Peci, ka mohuar se ka pranuar ndonjë njoftim zyrtar apo jozyrtar nga LDK për ndërprerjen e bashkëpunimit.

“Takime kam çdo ditë me qytetarë, partnerë e aktorë të ndryshëm. Sa i përket qëndrimeve dhe planeve të LDK-së, besoj se ata i ndajnë vetë për hir të transparencës. Nga LDK unë nuk kam asnjë njoftim, as formal e as joformal, për shkëputje të bashkëpunimit të dakorduar,” ka deklaruar Peci. Ai ka theksuar se mbetet i hapur për bashkëpunim me të gjithë partnerët politikë dhe se tashmë janë diskutuar proceset kryesore që lidhen me qeverisjen lokale.

“Jam i gatshëm të bashkëpunoj me të gjithë partnerët, siç kam qenë gjithmonë, për çdo çështje që është në të mirë të qytetarëve,” ka shtuar kryetari i Mitrovicës së Jugut./telegrafi/

Situata e energjisë, Janina Ymeri: Janë t’u na vjedhë, 700 mijë euro në ditë

Janina Ymeri nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka thënë në “Pressing” të T7, se në Kosovë vjedhet gati në çdo sektor, por energjia thotë se është më profitabile.

Ajo ka thënë se 700 mijë euro është fitimi në ditë, duke thënë se askush nuk ka fitim më të madh në Kosovë

Ajo tha se është absurde të paguash më shumë rrymë, pse një kompani merr më shumë punëtorë.

“Ne duhet me të pagu ty pse ti ke marrë më shumë punëtorë. Kjo është absurd. Kjo është vjedhje. Këta vjedhin në shëndetësi, libra shkollorë, por sistemi energjetik është më profitabili. 700 mijë euro në ditë, aty korruptohet dikush, aty dikush”, ka thënë ajo.