div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive date paged custom-background wp-custom-logo paged-2 date-paged-2 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Raportimi për prishje koalicioni LVV-LDK në Mitrovicë, deklarohet Peci

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) mund ta rishqyrtojë bashkëpunimin qeverisës me Lëvizjen Vetëvendosje në Komunën e Mitrovicës së Jugut, duke hapur mundësinë e prishjes së koalicionit lokal. E gjithë kjo pasi raportohet se raportet mes LVV-së e LDK-së janë përkeqësuar kohëve të fundit për shkak të emërimit të drejtorëve komunalë.

Lëvizja Vetëvendosje, e cila e ka pushtetin në Komunën e Mitrovicës së Jugut, ka emëruar drejtorë pa u dakorduar me partnerin e koalicionit. Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Jugut, Faton Peci, ka mohuar se ka pranuar ndonjë njoftim zyrtar apo jozyrtar nga LDK për ndërprerjen e bashkëpunimit.

“Takime kam çdo ditë me qytetarë, partnerë e aktorë të ndryshëm. Sa i përket qëndrimeve dhe planeve të LDK-së, besoj se ata i ndajnë vetë për hir të transparencës. Nga LDK unë nuk kam asnjë njoftim, as formal e as joformal, për shkëputje të bashkëpunimit të dakorduar,” ka deklaruar Peci. Ai ka theksuar se mbetet i hapur për bashkëpunim me të gjithë partnerët politikë dhe se tashmë janë diskutuar proceset kryesore që lidhen me qeverisjen lokale.

“Jam i gatshëm të bashkëpunoj me të gjithë partnerët, siç kam qenë gjithmonë, për çdo çështje që është në të mirë të qytetarëve,” ka shtuar kryetari i Mitrovicës së Jugut./telegrafi/

Situata e energjisë, Janina Ymeri: Janë t’u na vjedhë, 700 mijë euro në ditë

Janina Ymeri nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka thënë në “Pressing” të T7, se në Kosovë vjedhet gati në çdo sektor, por energjia thotë se është më profitabile.

Ajo ka thënë se 700 mijë euro është fitimi në ditë, duke thënë se askush nuk ka fitim më të madh në Kosovë

Ajo tha se është absurde të paguash më shumë rrymë, pse një kompani merr më shumë punëtorë.

“Ne duhet me të pagu ty pse ti ke marrë më shumë punëtorë. Kjo është absurd. Kjo është vjedhje. Këta vjedhin në shëndetësi, libra shkollorë, por sistemi energjetik është më profitabili. 700 mijë euro në ditë, aty korruptohet dikush, aty dikush”, ka thënë ajo.