div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive date custom-background wp-custom-logo wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Pas këngës për vëllain që theu rekorde, Gjesti bën reagimin e papritur (Foto)

Kënga e re e Gjestit, “Memories”, e dedikuar vëllait të tij të ndjerë, po shënon një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare.

Artisti ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale se projekti i tij muzikor është renditur në listat trending në shumë vende të Evropës, duke zënë pozita shumë të larta në platformat muzikore. Sipas të dhënave të publikuara prej tij, “Memories” ka arritur vendin e parë në Shqipëri, Zvicër dhe Maqedoninë e Veriut, ndërsa ka hyrë fuqishëm edhe në top-listat e shteteve si Gjermania, Suedia, Belgjika, Austria, Norvegjia, Greqia, Sllovenia, Italia, Malta, Mbretëria e Bashkuar, Danimarka, Finlanda, Franca dhe Kroacia.

Ky sukses i gjerë ka ardhur vetëm pak ditë pas publikimit të këngës, e cila është pritur me shumë emocion nga publiku për shkak të mesazhit të saj të fortë dhe ngarkesës së madhe emocionale.

Në postimin e tij, Gjesti ka falënderuar fansat për mbështetjen e jashtëzakonshme, duke e cilësuar këtë arritje si fryt të dashurisë dhe përkrahjes së tyre:

“Me pa këngën trending në kaq shumë shtete dhe gjithë këtë dashuri prej juve… s’kam fjalë”, shkruan ai.

Katër anëtarë të një familje shqiptare humbin jetën në Itali, ky është shkaku

Katër anëtarë të një familje, të dyshuar si shqiptarë, kanë humbur jetën nga helmimi me monoksid karboni në një shtëpi në Rughi, një qytet në provincën e Luccës në Itali.

Tragjedia ndodhi mbrëmjen e së mërkurës, kur të gjithë anëtarët e familjes u gjetën të vdekur nga helmimi i shkaktuar nga një shpërthim i monoksidit të karbonit.

Sipas raportimeve të Tgcom24. po hetohet për të zbuluar më shumë detaje mbi ngjarjen, teksa emrat e viktimave nuk janë zbuluar ende nga autoritetet.

Alarmi u dha nga një i afërm i familjes, kur ai nuk mundi të kontaktonte asnjë prej anëtarëve.

Kur shërbimet e urgjencës mbërritën në shtëpi, ata njoftuan se ishin katër viktima dhe një person në gjendje kritike.

Makina e shpëtimit nga Lucca, ambulancat, si dhe shërbimet e zjarrfikësve, reaguan menjëherë, duke hyre në shtëpi për të shpëtuar ata që mund të ishin ende të gjallë.

“Familja e viktimave dyshohet të jetë me origjinë të huaj, me shumë mundësi nga Shqipëria”.

Ky është zyrtari i Doganës që u gjet i vdekur në banesën e tij

Një ngjarje e rëndë është regjistruar dje në Prizren, ku një person është gjetur pa shenja jete brenda banesës së tij.

Rreth orës 11:30 të datës 4 shkurt 2026, Policia ka pranuar informatën se në rrugën “Alush Kryeziu” ndodhej një person mashkull pa shenja jete. Lajmi fillimisht është konfirmuar nga njësiti i emergjencës, i cili kishte dalë në vendin e ngjarjes.

Patrulla policore, së bashku me mbikëqyrësin përkatës, kanë dalë menjëherë në lokacion, ku është konstatuar vdekja e Enis Thaçi rreth 52 vjeç, i cili është gjetur pa shenja jete në banesën e tij.

Burime bëjnë me dije se viktima ishte punonjës i Doganës së Kosovës, për çka është njoftuar edhe institucioni përkatës.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësia e hetimeve të stacionit policor, hetimet rajonale si dhe është kontaktuar Prokurori kujdestar, i cili ka urdhëruar inicimin e rastit “Hetimi i vdekjes”.

Pas procedurave fillestare, trupi i pajetë i është dorëzuar familjarëve.

Rrethanat e sakta të vdekjes mbeten ende të paqarta, ndërsa organet kompetente janë duke vazhduar hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.

Tragjedi në Rahovec – një person gjendet pa shenja jete në një shtëpi, trupi dërgohen për obduksion

Një ngjarje tragjike ka ndodhur dje në Rahovec.

Një i moshuar raportohet të jetë gjetur pa shenja jete, në një banesë në rrugën “Halil Hamza”.

Sipas mediave rasti është raportuar në polici nga një familjar, i cili ka njoftuar se gjatë vizitës tek kushëriri i tij, i cili jetonte i vetëm, e ka gjetur të shtrirë në tokë viktimën.

IndeksOnline ka kontaktuar Policinë e Kosovës dhe do t’iu mbajë të informuar mbi rastin.