div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive date custom-background wp-custom-logo wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
PDK kërkon shtyrjen e seancës konstituive për në orën 17, kjo është arsyeja

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka thënë se PDK-ja ka kërkuar që seanca e thirrur për nesër në orën 11:00, të shtyhet për në orën 17:00.

Kjo për shkak se nesër do të jetë fjala e mbrojtjes në procesin gjyqësor që po zhvillohet në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

“Për shkak të zhvillimeve politike, e veçanërisht zhvillimeve që ndërlidhen me procesin gjyqësdor në Hagë, njëra ndër kërkesat që ende nuk është trajtuar është fakti që kemi kërkesë që të shtyhet seanca për në orën 17:00, sepse nesër do të jetë fjala e mbrojtjes, dhe duke u lidhur me zhvillime të rëndësishme të një procesi në Hagë, presim që të paktën të ketë mirëkuptim. Ende nuk është trajtuar si pikë”, tha Deliu-Kodra.

Nga 170 në 300 euro, rritet subvencioni mujor…

Agjencia e Punësimit e Kosovës ka njoftuar se nga ky vit është rritur subvencioni mujor për punësimin e të rinjve në kuadër të skemës Kosovo Generation Unlimited, e cila zbatohet nga Qeveria e Kosovës në bashkëpunim me UNICEF dhe Odën Ekonomike Gjermano-Kosovare.

Sipas njoftimit, subvencioni mujor për punësim është rritur nga 170 euro në 300 euro, me qëllim të rritjes së mbështetjes për bizneset dhe nxitjes së punësimit të të rinjve në tregun e punës.

Nga Agjencia e Punësimit theksohet se kjo masë pritet të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në rritjen e mundësive për punësim dhe në fuqizimin e të rinjve përmes praktikës së subvencionuar në punë.

Të rinjtë e interesuar për të përfituar nga kjo skemë ftohen të paraqiten në zyrën më të afërt të punësimit për informim dhe aplikim. /Telegrafi/

Nesër pritet formimi i Qeverisë Kurti

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca ka thënë se të mërkurën, përveç konstituimit të Kuvendit, pritet edhe formimi i Qeverisë.

“Nesër do të bëhet Kuvendi, dhe shumë shpresoj që do të bëhet Qeveria. Ne kurrë nuk i kemi refuzu aktgjykimet e Kushtetueses. Kanë qenë beteja politike, por kur i ka dhënë vulë Kushtetuesja ne jemi tërhequr”, ka thënë ai.

Presidentja Vjosa Osmani ka thirrur seancën konstituive të Kuvendit, për 11 shkurt në orën 12:00.

Presidenca ka njoftuar se vendimi për këtë datë është marrë pas konsultimit me shumicën e partive parlamentare dhe duke marrë parasysh urgjencën e krijimit të institucioneve, miratimin e buxhetit dhe marrëveshjeve ndërkombëtare.

Kurti deklarohet për seancën konstituive të Kuvendit

Kryeministri në detyrë dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka folur për seancën konstituive të Kuvendit e cila do të mbahet të mërkurën nga ora 12:00, me ftesë të presidentes Osmani.

Ai ka shprehur besimin se do të shkojë gjithçka mirë, duke mos ju përgjigjur pyetjes lidhur me votimin e nënkryetarit të Kuvendit nga Lista Serb

“Nesër do t’i përgjigjemi obligimit për seancë konstituive dhe besoj që do të shkojë mbarë e mirë gjithçka”, tha Kurti.

SBASHK i vendos ultimatum autoriteteve: Lirojeni mësuesin shpejt ose përshkallëzim

Sindikata e Bashkuar e Arsimit (SBASHK) ka vendosur ultimatum ndaj autoriteteve për lirimin e mësimdhënësit Abaz Kadriu, të ndaluar për 48 orë si i dyshuar për sulm fizik, në të kundërtën kërcënoi me përshkallëzim të grevës së mësimdhënësve në nivel vendi.

Përfaqësuesi i SBASHK-ut, Ymer Ymeri, i cili iu bashkua grevës dy orëshe të kolektivit të shkollës “Pavarësia” të martën, tha se mësimdhënësi Kadriu është sulmuar në vendin e punës.

Ai tha se gjoja sulmi ndaj mësimdhënësit në shkollën “Pavarësia” në Prishtinë, nuk është i pari i këtij lloji.

“Ne menjëherë e kemi përkrahur dhe sot jemi në mesin e mëdimdhënësve këtu që ta përkrahim veprimin e tyre. Kjo nuk është ngjarje që po ndodh për herë të parë. Ka raste kur mësimdhënësit janë sulmuar fizikisht, edhe nga ana e prindërve”, tha Ymeri.

“Organet e drejtësisë, sa më shpejt të marrin masa për zbardhjen e të vërtetës dhe lirimin e arsimtarit”, tha ai. “Nëse ngjarjet nuk sqarohen shpejt dhe nuk lirohen mësimdhënësit, mund të përshkallëzohet kjo formë e veprimit sindikal”.

“Organet e drejtësisë të marrin masa ndaj prindërve që sjellin këso fëmijësh në shkollë, të cilët hyjnë në sallë dhe sulmojnë arsimtarin”, vazhdoi Ymeri.

Kolektivi i shkollës fillore të mesme të ulët “Pavarësia” ka zhvilluar një grevë dy-orëshe të martën në mëngjes në përkrahje të mësimdhënësit Abaz Kadriu.

Kadriu, i arrestuar të hënën rreth orës 12:00, është ndaluar për 48-orë me urdhër të Prokurorit të Shtetit si i dyshuar për veprën penale “sulm fizik”.

E rëndë: Vdiq gjatë skijimit në Çikago, kosovari do varroset në Prishtinë

Një rast tragjik ka ndodhur më 7 shkurt në Çikago të ShBA-së, ku Gani Dragusha nga Prishtina, humbi jetën pas një aksidenti në skijim.

40-vjeçari, sipas njoftimit mortor, do të varroset në Prishtinë.

Bazuar në raportime, Dragusha kishte emigruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjatë periudhës së luftës në Kosovë (1998–1999), ku ndër vite arriti të ndërtojë jetën dhe karrierën e tij profesionale.

I ndjeri la pas vetes gruan dhe vajzat.

Mitrovica mbështet fuqishëm studentët, ndan 720 euro për secilin bursist

Komuna e Mitrovicës mbështetë 350 studentë bursistë me nga 720 euro 👇

Kështu ka njoftuar kryetari i komunës, Faton Peci.

Postimi:

Të dashur studentë

✅Komuna e Mitrovicës mbështet 350 studentë bursistë me nga 720 euro.

📈Përveç që kemi rritur mbështetjen mujore të bursistëve, gjithashtu kemi rritur edhe numrin e studentëve përfitues.

Rritja e mbështetjes në arsim është një prej prioriteteve tona që do të vazhdojë edhe në forma të tjera.

Prokurori Halling: Hashim Thaçi ishte i aftë të maskonte para ndërkombëtarëve atë çfarë ndodhte në realitet

Edhe sot po vazhdon dhënia e fjalës përfundimtare nga prokuroria në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

Prokurori Matt Halling deklaroi se të akuzuarit kanë pasur role të cilat ishin në gjendje të shpërndanin qëllimin e tyre të përbashkët kriminal.

“Kontributi i të akuzuarve duhet kuptuar përmes rolit të fortë kolektiv që kanë pasur ata si anëtarë kryesorë të Shtabit të Përgjithshëm. Ata gërshetuan staturat e tyre individuale dhe i përkthyen në diçka shumë të madhe. Rolet që kishin ishin në gjendje të shpërndanin qëllimin e përbashkët kriminal. Të emëronin anëtarë të NPK-së në mjetet përkatëse, të koordinonin mjetet e tyre dhe mohuan veprat penale në përpjekje për t’i gënjyer ndërkombëtarët”, tha ai.

Halling theksoi se Hashim Thaçi ishte i aftë të maskonte para ndërkombëtarëve atë çfarë ndodhte në realitet.

“Ajo që nuk kuptojnë James Rubin, Wesley Clark dhe ndërkombëtarët e tjerë, është se Thaçi ishte i aftë të maskonte atë që po ndodhte në realitet, dhe kjo ndikoi në botëkuptimin e tyre për të kuptuar vërtetë sesi funksiononte UÇK-ja. Veçanërisht Robin dhe Clark, treguan se nuk kishin kurrfarë interesi për të kuptuar çfarë po ndodhte në realitet”, tha ai.

Sipas prokurorit, krimet që kanë kryer katër të akuzuarit janë kontribut i Ndërmarrjes së Përbashkët Kriminale.

Nesër seanca konstituive e Kuvendit

Presidentja Vjosa Osmani ka thirrur seancën konstituive të Kuvendit, për 11 shkurt në orën 12:00.

Presidenca ka njoftuar se vendimi për këtë datë është marrë pas konsultimit me shumicën e partive parlamentare dhe duke marrë parasysh urgjencën e krijimit të institucioneve, miratimin e buxhetit dhe marrëveshjeve ndërkombëtare.

“Pas konsultimit me shumicën e partive parlamentare të përfaqësuara në Kuvend dhe duke pasur parasysh urgjencën e krijimit të institucioneve, miratimit të buxhetit dhe marrëveshjeve ndërkombëtare, në përputhje me Kushtetutën dhe legjislacionin në fuqi, Presidentja ka vendosur që seancën konstituive të Kuvendit ta ftojë për nesër, më 11 shkurt 2026, në orën 12:00”, thuhet në njoftim të Presidencës

Caktimi i seancës u bë një ditë pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve certifikoi rezultatet e zgjedhjeve të 28 dhjetorit.

Në zgjedhjet e 28 dhjetorit, Lëvizja Vetëvendosje fitoi më shumë se 51 për qind, apo 57 ulëse në Kuvend. Partia Demokratike e Kosovës mori 22 ulëse, Lidhja Demokratike e Kosovës 15, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës 6. 20 ulëse janë të rezervuara për komunitetet.