div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive date paged custom-background wp-custom-logo paged-2 date-paged-2 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Mitrovica mbështet fuqishëm studentët, ndan 720 euro për secilin bursist

Komuna e Mitrovicës mbështetë 350 studentë bursistë me nga 720 euro 👇

Kështu ka njoftuar kryetari i komunës, Faton Peci.

Postimi:

Të dashur studentë

✅Komuna e Mitrovicës mbështet 350 studentë bursistë me nga 720 euro.

📈Përveç që kemi rritur mbështetjen mujore të bursistëve, gjithashtu kemi rritur edhe numrin e studentëve përfitues.

Rritja e mbështetjes në arsim është një prej prioriteteve tona që do të vazhdojë edhe në forma të tjera.

Prokurori Halling: Hashim Thaçi ishte i aftë të maskonte para ndërkombëtarëve atë çfarë ndodhte në realitet

Edhe sot po vazhdon dhënia e fjalës përfundimtare nga prokuroria në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

Prokurori Matt Halling deklaroi se të akuzuarit kanë pasur role të cilat ishin në gjendje të shpërndanin qëllimin e tyre të përbashkët kriminal.

“Kontributi i të akuzuarve duhet kuptuar përmes rolit të fortë kolektiv që kanë pasur ata si anëtarë kryesorë të Shtabit të Përgjithshëm. Ata gërshetuan staturat e tyre individuale dhe i përkthyen në diçka shumë të madhe. Rolet që kishin ishin në gjendje të shpërndanin qëllimin e përbashkët kriminal. Të emëronin anëtarë të NPK-së në mjetet përkatëse, të koordinonin mjetet e tyre dhe mohuan veprat penale në përpjekje për t’i gënjyer ndërkombëtarët”, tha ai.

Halling theksoi se Hashim Thaçi ishte i aftë të maskonte para ndërkombëtarëve atë çfarë ndodhte në realitet.

“Ajo që nuk kuptojnë James Rubin, Wesley Clark dhe ndërkombëtarët e tjerë, është se Thaçi ishte i aftë të maskonte atë që po ndodhte në realitet, dhe kjo ndikoi në botëkuptimin e tyre për të kuptuar vërtetë sesi funksiononte UÇK-ja. Veçanërisht Robin dhe Clark, treguan se nuk kishin kurrfarë interesi për të kuptuar çfarë po ndodhte në realitet”, tha ai.

Sipas prokurorit, krimet që kanë kryer katër të akuzuarit janë kontribut i Ndërmarrjes së Përbashkët Kriminale.

Nesër seanca konstituive e Kuvendit

Presidentja Vjosa Osmani ka thirrur seancën konstituive të Kuvendit, për 11 shkurt në orën 12:00.

Presidenca ka njoftuar se vendimi për këtë datë është marrë pas konsultimit me shumicën e partive parlamentare dhe duke marrë parasysh urgjencën e krijimit të institucioneve, miratimin e buxhetit dhe marrëveshjeve ndërkombëtare.

“Pas konsultimit me shumicën e partive parlamentare të përfaqësuara në Kuvend dhe duke pasur parasysh urgjencën e krijimit të institucioneve, miratimit të buxhetit dhe marrëveshjeve ndërkombëtare, në përputhje me Kushtetutën dhe legjislacionin në fuqi, Presidentja ka vendosur që seancën konstituive të Kuvendit ta ftojë për nesër, më 11 shkurt 2026, në orën 12:00”, thuhet në njoftim të Presidencës

Caktimi i seancës u bë një ditë pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve certifikoi rezultatet e zgjedhjeve të 28 dhjetorit.

Në zgjedhjet e 28 dhjetorit, Lëvizja Vetëvendosje fitoi më shumë se 51 për qind, apo 57 ulëse në Kuvend. Partia Demokratike e Kosovës mori 22 ulëse, Lidhja Demokratike e Kosovës 15, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës 6. 20 ulëse janë të rezervuara për komunitetet.

I ofroi policit 5 euro ryshfet, arrestohet një person

Një shtetas i Maqedonisë së Veriut është arrestuar të hënën mbrëma, më 9 shkurt 2026, rreth orës 20:55, në Pikën e Kalimit Kufitar në Vërmicë, nën dyshimin për veprën penale “Dhënie e ryshfetit”.

Sipas njoftimit të Policisë, i dyshuari gjatë kontrollit të dokumenteve ka tentuar të korruptojë zyrtarin policor duke futur para në vlerë prej 5 eurosh në dokumentet e tij.

Me vendim të prokurorit kompetent, pas intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt ligjore.

Njoftimi i policisë:

DHËNIE E RYSHFETIT

PKK. Vërmicë 09.02.2026, 20:55. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Maqedonisë së Veriut pasi që i njëjti gjatë kontrollit të dokumenteve kishte futur para në vlerë 5 euro. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Kolegët e arsimtarit që rrahu nxënësin sot me protestë

Shoqata Sindikale e ShFMU “Pavarësia”, Këshilli Drejtues i Shkollës dhe Këshilli i Prindërve ka njoftuar se të martën nuk do të zhvillohet mësim gjatë dy orëve të para, pasi do të mbahet një protestë.

Në këtë shkollë, pasditen e djeshme u regjistrua një rast i dhunës fizike. Një video e publikuar në rrjete sociale shfaq një mësimdhënës duke ushtruar dhunë ndaj një nxënësi.

Përmes një reagimi në Facebook, kjo shoqatë ka thënë se protesta është organizuar për të reaguar kundër “veprimeve delikuente” të nxënësve në procesin edukativo-arsimor, duke përfshirë dhunën fizike, fyerjet, ofendimet dhe sharjet ndaj mësimdhënësve.

Bëhet e ditur poashtu se pas përfundimit të protestës, procesi mësimor do të vazhdojë normalisht nga ora e tretë, sipas orarit të rregullt.

“Ndërrimi i pasdites do ta zhvillojë procesin edukativo-arsimor si zakonisht. Theksojmë se ky nuk është një rast i izoluar, por një fenomen shqetësues që po shfaqet në shumë shkolla. Përmes kësaj proteste synojmë të ngrisim zërin kundër këtij fenomeni dhe të kërkojmë angazhim serioz institucional dhe shoqëror për ta parandaluar dhe trajtuar me përgjegjësi”, shkruhet në njoftim.

 

Shi e borë, parashikimi i motit për sot

Të martën parashikohet që në orët e para të 24-orëshit dhe gjatë mëngjesit të ketë reshje të izoluara shiu në disa lokalitete, ndërsa në zonën verilindore priten fjolla bore.

Fjolla bore mund të ketë edhe në ndonjë zonë tjetër të Rrafshit të Kosovës.

Dita do të vijojë me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me diell, ndërsa më vonë pasdite, veçanërisht gjatë orëve të mbrëmjes, pritet intensifikim i reshjeve të shiut në rang vendi.

Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, me shpejtësi prej 15-33 km/hTemperaturat minimale do të luhaten prej 0 deri në 4°C dhe ato maksimale prej 8 deri në 11°C.

Certifikimi i rezultateve, këta janë 120 deputetët e legjislaturës së re

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar dje rezultatet e zgjedhjeve të 28 dhjetorit.

Sipas këtyre rezultateve, VV do të ketë 57 ulëse, PDK 22, LDK 15 dhe AAK 6. Rezultatet e certifikuara tashmë janë publikuar në webfaqen e KQZ-së.

Në këtë link i gjeni gjeni emrat e të 120 deputetëve që kanë siguruar ulëse në Kuvend.

Hapi i radhës tash është thirrja e seancës konstituive.

Seanca duhet të mbahet brenda 30 ditësh dhe duhet të thirret nga Presidentja Vjosa Osmani, por në rast se ajo nuk e thërret seancën, Kuvendi mblidhet vetë në ditën e 30’të.

Përgatitja për seancën konstituive është përgjegjësi e kryetarit të legjislaturës paraprake, në këtë rast Dimal Bashes

Ai duhet të zhvillojë një takim të përbashkët me krerët e subjekteve politike parlamentare, jo më vonë se pesë ditë para seancës, për të përgatitur rendin e ditës dhe për të caktuar vendet e deputetëve në Kuvendin e ri.

Rregullorja përcakton se seanca konstituive ka katër pika të rendit të ditës: formimin e Komisionit të Përkohshëm për Verifikimin e Kuorumit dhe të Mandateve, betimin e deputetëve, zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit dhe atë të nënkryetarëve.