div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive date paged custom-background wp-custom-logo paged-2 date-paged-2 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
A u shlye borxhi 100 mijë eurosh “në mënyra tjera”? Deklarohet Behgjet Pacolli pas dëshmisë së Naim Murselit

Biznesmeni dhe politikani Behgjet Pacolli ka deklaruar se nuk ka qenë në dijeni për kërkesën e të akuzuarit Naim Murseli për të komunikuar me të nga paraburgimi.

Gjatë seancës së sotme në Gjykatën Themelore në Prishtinë, u bë e ditur se Murseli kishte kërkuar zyrtarisht kontakt me Pacollin, por kjo kërkesë u refuzua nga gjykata.

Pacolli u shpreh i befasuar nga ky informacion.

“Nuk di, nuk di fare, herën e parë po dëgjoj tash. Nëse drejtësia më thërret, unë do të shkoja”, ka thënë Pacolli për Betimi për Drejtësi.

Gjatë seancës, Naim Murseli deklaroi se ka pasur një parakontratë borxhi me Pacollin në vlerë prej 100 mijë eurosh, të cilën pretendoi se e ka shlyer “në mënyra të tjera”.

Pacolli e konfirmoi ekzistencën e këtij borxhi, por theksoi se kurrë nuk ia ka kërkuar mbrapsht.

“I kam ndihmu gjithmonë atij. S’e kam kërku atë borxh mbrapa hiç. Po më duket ka mbet një borxh prej kur e ka ble një lokal përpara atje në Suedi”, u shpreh biznesmeni, duke i cilësuar këto raporte si publike dhe të njohura.

Gjykata e ka arsyetuar refuzimin e kontaktit mes tyre me faktin se Pacolli hyn në kategorinë e personave me të cilët ligji nuk e lejon komunikimin e të akuzuarit në këtë fazë të procedurës./Insajderi

“Nesër përfundon, a të ka thënë Kuça që…”/ Dalin mesazhet ndërmjet Naim Murselit dhe Granit Plavës

Prokurorja e rastit ka vazhduar sot marrjen në pyetje të Naim Murselit, duke u fokusuar në ekspertizën e telefonave dhe komunikimet e tij para vrasjes së Liridona Ademajt.

Gjatë seancës, prokurorja e ka pyetur Murselin nëse e ka lexuar aktakuzën e plotë, ndërsa ai ka konfirmuar se e ka lexuar.

Ai është pyetur gjithashtu se prej kur njihet me Granit Plavën, duke deklaruar se janë njohur rreth një muaj para ngjarjes.

Prokurorja më pas ka paraqitur rezultatet e ekspertizës së telefonit të Granit Plavës, sipas së cilës Murseli kishte komunikuar rregullisht me të gjatë 10 ditëve të fundit para vrasjes së Liridona Ademajt.

Sipas prokurorisë, një ditë para vrasjes, në orën 19:41, Murseli i kishte dërguar një mesazh Granit Plavës: “Shok, me siguri nesër përfundon. A të ka thënë Kuça, që paradite”.

Prokurorja e ka pyetur Murselin nëse i kujtohet ky mesazh, ndërsa ai është përgjigjur para trupit gjykues:
“Nuk më kujtohet”.

Seanca gjyqësore po vazhdon në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

“Borxhin e lava në një formë tjetër, jo me para”: Naim Murseli i kishte borxh 100 mijë euro Behgjet Pacollit

Gjatë shqyrtimit të provave në procesin gjyqësor, është prezantuar një dokument që dëshmon se i akuzuari Naim Murseli kishte një borxh në vlerë prej 100 mijë eurosh Behgjet Pacollit.

Sipas përmbajtjes së dokumentit të paraqitur në seancë, kjo shumë rezulton të jetë pjesë e një marrëveshjeje financiare ndërmjet Murselit dhe Pacollit.

Në deklarimet e tij para trupit gjykues, Murseli ka pohuar se këtë borxh e ka kthyer, jo përmes një pagese të drejtpërdrejtë monetare, por “në forma të tjera”, siç i ka cilësuar ai.

Ai ka theksuar se bëhet fjalë për një marrëveshje private mes tij dhe Pacollit, e cila, sipas tij, nuk ka lidhje me interes apo përfitim të jashtëligjshëm, por është shlyer përmes formave të tjera të dakorduara mes palëve.

Vdes zyrtari policor nga Dragashi, Arsim Kurtishi

Ka ndërruar jetë zyrtari i Policisë së Kosovës nga Dragashi, Arsim Kurtishi.

Lajmin për ndarjen nga jeta të tij e bëri publik përmes një njoftimi mortor në ‘Facebook’ onkologu i mirënjohur, dr. Ilir Kurtishi.

“Me dhimbje të thellë njoftoj miqtë, kolegët dhe dashamirët se është ndarë nga jeta axha im i dashur,” shkroi ai në njoftimin e tij.

Varrimi i Arsim Kurtishit do të bëhet sot nga ora 12:00 në Dragash.

Tragjike: Një person bie në bunar, nxirret i vdekur

Një rast i rëndë ka ndodhur mbrëmë në Bajnicë të Kaçanikut, ku një burrë 59-vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë në një bunar që ndodhej në oborrin e shkollës së fshatit.

Rastin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajti, Kanun Veseli, i cili bëri të ditur se ngjarja është raportuar në orët e mbrëmjes dhe në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet përkatëse.

Sipas tij, rreth orës 22:30, ekipet e zjarrfikësve dhe vullnetarët kanë arritur ta nxjerrin trupin, ndërsa mjeku kujdestar ka konstatuar se ishte pa shenja jete.

“Për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit dhe me vendim të tij, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi. Rasti është cilësuar vdekje e dyshimtë.”, tha ai.