div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive date custom-background wp-custom-logo wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Leonora Jakupi flet për herë të parë për jetën private: Është një dashuri 15-vjeçare, jetojmë bashkë

Këngëtarja Leonora Jakupi në emisionin “Weekend” ka folur edhe për jetën personale.

Artistja e njohur shqiptare si rrallëherë ka komentuar lidhjen e saj 15-vjeçare.

Derisa marrëdhënien e ka cilësuar si shumë stabile, të gjatë dhe plot përkrahje, ku gjen komoditet dhe rehati.

Foto: Instagram

“Është një dashuri 15 vjeçare, e gjatë, stabile, tek e cila gjej shumë komoditet, shumë rehati dhe përkrahje. Jetojmë bashkë, u bë kohë”, u shpreh ajo.

Opinionistja e Big Brother VIP Kosova 4 shtoi se partneri i saj nuk do të që të jetë publik.

Gjithashtu shpjegon se mungesa e babait ka bërë që ajo të hezitojë për të bërë një dasmë, një çështje që e ndjen ende si të ndjeshme dhe të vështirë për t’u realizuar.

Kjo pasi e kishte ëndërr që në fëmijëri që një ditë ta përjetonte një emocion të tillë. 

”Faleminderit o Allah”, Adri dhe Iliriana përjetojnë emocionet e paharrueshme shpirtërore pranë Qabes

Adri dhe Iliriana kanë përjetuar një nga momentet më të rëndësishme të jetës së tyre shpirtërore gjatë vizitës në Qabja.

Me zemrat e mbushura me emocion dhe mirënjohje, ata ndanë një mesazh të thellë besimi: “Lum që jemi afër Teje, Faleminderit o Allah ”.

Kjo vizitë pranë vendit më të shenjtë të Islamit shënon një ngjarje të veçantë për ta, duke sjellë një ndjenjë të thellë shpirtërore.

Vizita në Qabja është një përvojë që shumë besimtarë e përjetojnë si një thirrje për reflektim dhe lutje.

Adri dhe Iliriana, si shumë të tjerë, e shohin këtë vend si një burim paqeje dhe shprese, duke u lidhur më afër me besimin e tyre. Kjo përvojë e veçantë i ka ndihmuar ata të rishikojnë vlerat dhe qëllimet e jetës së tyre.

Qabja, si një simbol i unitetit dhe besimit, ka një rëndësi të veçantë për myslimanët anembanë botës.

Ajo përfaqëson një vend ku besimtarët mblidhen për të kërkuar falje dhe udhëzim nga Zoti. Adri dhe Iliriana e ndjenë këtë energji pozitive gjatë vizitës së tyre, duke u bërë pjesë e një tradite të lashtë.

Rrahje në Veri

Një person në Mitrovicë të Veriut ka njoftuar Policinë e Kosovës se pas një fjalosjeje me disa individë është qëlluar me gur në kokë, duke pësuar lëndime të lehta trupore.

Viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa Policia po heton rastin për të përcaktuar rrethanat e incidentit dhe për të identifikuar të dyshuarit.

Raporti i Policisë:

LËNDIM I LEHTË TRUPOR

Rr. Knjaz Millosh, Mitrovice Veri / 14.02.2026 – 01:00.  Viktima m/k ka njoftuar policinë se pas një fjalosje me disa persona është qëlluar me guri në kokë dhe kishte pësuar lëndime të lehta trupore. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor. Policia është duke e hetuar rastin.

E dhimbshme për familjen Muharremi: Ky është i riu që u vrá sonte

Pas lajmit tronditës për vrasjen e një të riu shqiptar në provincën e Pizës, mediat italiane kanë publikuar së fundmi foton dhe identitetin e viktimës.

Bëhet fjalë për 25-vjeçarin Kevin Muharremi, i cili humbi jetën në një atentat me armë zjarri në Montecalvoli di Santa Maria a Monte. Fotoja e të riut po qarkullon gjerësisht, ndërsa detaje të reja hedhin dritë mbi jetën e tij në emigrim dhe momentet e fundit para tragjedisë që u raportua orë më parë.

Kevin Muharremi, i cili punonte si lavazhier makinash në Fucecchio, u qëllua për vdekje rreth orës 05:00 të mëngjesit në Via della Repubblica.

Siç u bë e ditur nga raportimet e mëparshme, ai po kthehej në shtëpi nga një natë në një klub nate në Valdera, ku kishte pasur një sherr të ashpër me disa persona.

Ky konflikt duket se ka qenë edhe shkaku i pritës së përgjakshme, ku autorët i janë afruar makinës ku ai ndodhej si pasagjer dhe kanë hapur zjarr, duke e lënë të vdekur në vend përpara syve të mikut dhe kushëririt të tij.

Dëshmitë rrëqethëse të banorëve që dëgjuan të shtënat dhe thirrjet dëshpëruese “Ata vranë Kevinin, ata vranë Kevinin”, tashmë marrin një tjetër peshë me bërjen publike të imazhit të 25-vjeçarit.

Ndërkohë që hetimet vijojnë për identifikimin e vrasësve, policia italiane po punon mbi pistën e një njohjeje të mundshme mes viktimës dhe autorit, nisur nga dinamika e sherrit në bar. Publikimi i fotos ka sjellë reagime të shumta mes miqve dhe bashkëkombasve në Itali, të cilët e njihnin si një djalë punëtor dhe të qetë.

Arrestohen katër serbë, kjo është arsyeja

Njësitë policore kanë ndaluar dy raste të ndara të kalimit ilegal të kufirit në komunën e Gjilanit, ku janë përfshirë shtetas të Serbisë.

Në Stublinë, dy meshkuj serbë janë kapur duke hyrë në Kosovë përmes rrugës ilegale.

Pas konsultimit me prokurorin, rasti është iniciuar, ndërsa të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. Vetura dhe telefonat e tyre celularë janë sekuestruar përkohësisht.

Po ashtu, në Pogragjë, dy shtetas të tjerë serbë janë ndaluar për hyrje ilegale.

Pas intervistimit dhe vendimit të prokurorit, ata janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

Hetimet për të dy rastet janë në zhvillim e sipër.

Leonora Jakupi e thotë publikisht: Po, ndonjëherë e veshi jelekun antiplumb

Këngëtarja e njohur shqiptare, Leonora Jakupi, ka thënë se ka raste kur e vesh jelekun antiplumb.

Ajo ka folur për nevojën për të mbrojtur veten nga rreziqet e mundshme, duke thënë se herë pas here viesh jelekun antiplumb, duke shtuar se “bota është e egër”.

“Me raste po, e veshi jelekun antiplumb, është botë e egër, botë që nuk ta fal minutin. Më ka mbet nga fëmijaëria ime, me qenë protektikve, ehde ndaj vetës time. Zgjedhi mos me pas shumë miq të ngushtë. Dhe privatësinë time ta ruaj me rrethin tim më të ngusht“, tha Leonora Jakupi në “Weekend”.