div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive date custom-background wp-custom-logo wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Labinot Rexha ofendon rëndë Leonora Jakupin, i referohet me…

Këngëtari Labinot Rexha duket se nuk po gjen qetësi as pas eliminimit nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova, pasi së fundmi ka shpërthyer me akuza të forta në rrjetet sociale ndaj banorëve, ish-banorëve dhe produksionit të spektaklit.

Ai nuk i kurseu as opinionistet e këtij edicioni, duke përfshirë edhe aktoren Olta Gixhari dhe këngëtaren Leonora Jakupi.

Situata mori përmasa më të mëdha kur Labi publikoi një postim ku kritikonte ashpër qasjen e Leonorës ndaj banorëve. Në shkrimin e tij, ai përdori një term ofendues duke iu referuar asaj si “Leonora Jakupeski”, gjë që u konsiderua nga ndjekësit si fyerje e rëndë dhe e papranueshme.

Reagimet nuk vonuan të shpërthenin në rrjetet sociale, ku shumë përdorues e kritikuan ashpër për gjuhën e përdorur dhe tonin e ashpër. Përballë valës së komenteve negative dhe presionit publik, këngëtari e fshiu postimin brenda një kohe të shkurtër.

Megjithatë, edhe pse statusi u hoq, deklarata e tij tashmë kishte bërë xhiron e rrjetit, duke shkaktuar debat të gjerë mes fansave të spektaklit dhe publikut online, ndërsa mbetet për t’u parë nëse situata do të marrë reagime të tjera nga personat e përfshirë.

Konfirmohet çifti i ri i showbizit, Atilla Kardesh krah këngëtares së njohur

Këngëtarja shqiptare Eva Ndoja duket se ka konfirmuar lidhjen e saj më të re.

Ajo ka publikuar një foto në rrjetet sociale me Atilla Kardeshin, duke ngritur dyshimet se dyshja janë çifti më i ri i showbiz-it shqiptar.

Në postimin e shpërndarë në TikTok, Eva ka shkruar: “Urime Dita e Shën Valentinit, zemra ime”, një dedikim romantik që u interpretua menjëherë nga ndjekësit si konfirmim i lidhjes së tyre.

Deri tani, as Eva dhe as Atilla nuk kanë bërë një deklaratë tjetër publike, por postimi i fundit duket se flet vetë./Indeksonline/

Erdogani uron Kosovën, ka një mesazh

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, i ka dërguar një mesazh urimi presidentes Vjosa Osmani me rastin e 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.

Në letrën e publikuar nga Osmani në rrjetet sociale, Erdogan shpreh urimet më të përzemërta për presidenten dhe për popullin mik të Kosovës, në emër të tij dhe të kombit turk.

Ai thekson se marrëdhëniet e veçanta ndërmjet Turqisë dhe Kosovës, të mbështetura në lidhje të forta historike, njerëzore, kulturore dhe ekonomike, do të vazhdojnë të forcohen në bazë të respektit dhe besimit të ndërsjellë.

Presidenti turk rikujtoi se Turqia ka qenë ndër vendet e para që ka njohur Pavarësinë e Kosovës dhe nënvizoi se Ankaraja do të vazhdojë të mbështesë ruajtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të saj, si dhe forcimin e pozitës ndërkombëtare.

Në mesazhin e tij, Erdogan përmend edhe angazhimin e Turqisë në kuadër të misionit të NATO-s në Kosovë, duke theksuar se marrja për herë të dytë e komandës së KFOR-it nga Turqia do të kontribuojë në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon.

Gjithashtu, presidenti turk ftoi Osmanin për pjesëmarrje në Forumin e Diplomacisë në Antalia, që do të mbahet më 17–19 prill.

Kaq mijë qytetarë morën pjesë në marshin “Drejtësi, jo politikë”

“Liria Ka Emër” tha se mbi 130 mijë qytetarë kanë marrë pjesë në marshin “Drejtësi, jo politikë”, në mbështetje të ish-katërshes së UÇK-së.

Në njoftim thuhet se kjo shifër ka ardhur sipas vlerësimeve nga terreni, duke e bërë atë mobilizimin më të madh në historinë e Kosova së lirë.

“Sheshi dhe rrugët kryesore të Prishtina u mbushën me qytetarë nga të gjitha komunat, nga rajoni dhe diaspora. Pavarësisht motit të pafavorshëm dhe vështirësive në trafik, pjesëmarrja masive dëshmoi për përmasat e mobilizimit dhe mesazhin e qartë për drejtësi”, thuhet në njoftim.

Në Kosovë, të enjten – Arabia Saudite njofton se muaji i Ramazanit do të fillojë nesër

Arabia Saudite ka njoftuar se muaji i shenjtë i Ramazanit do të fillojë të mërkurën.

Oborri mbretëror saudit tha se hëna e re e muajit të shenjtë u pa të martën në mbrëmje dhe se agjërimi do të fillojë të mërkurën, më 18 shkurt, shkruajnë mediat e huaja.

Pavarësisht kësaj, nga Bashkësia Islame e Kosovës kanë thënë për Telegrafin, se në Kosovë, muaji i Ramazanit fillon të enjten, më 19 shkurt.

Kujtojmë se rreth 2 miliardë myslimanë në mbarë botën pritet të fillojnë agjërimin çdo ditë nga lindja e diellit deri në perëndim të diellit.

Ramazani bie në muajin e nëntë të kalendarit hënor islamik, i cili përbëhet nga 12 muaj në një vit që zgjasin 354 ose 355 ditë.

Agjërimi gjatë Ramazanit është një nga pesë shtyllat e Islamit dhe konsiderohet i detyrueshëm për myslimanët e shëndetshëm të rritur.

Përjashtimet zakonisht vlejnë për fëmijët e vegjël, të sëmurët, udhëtarët dhe gratë që janë shtatzëna, ushqejnë me gji ose gjatë ciklit menstrual.

Tradita e shikimit të hënës është përdorur prej kohësh për të përcaktuar fillimin e Ramazanit, si dhe festat kryesore islame të Fitër Bajramit dhe Kurban Bajramit.

Glauk Konjufca arrin në Hagë

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka arritur në Hagë, ku po merr pjesë në një organizim të Ambasadës së Kosovës, kushtuar Ditës së Pavarësisë së Kosovës.

Ditë më parë, Konjufca ka theksuar se kur bëhet fjalë për UÇK-në, nuk ekzistojnë dallime partiake.

Nysret Pllana: Për një natë “shqiptarëzinjtë” i mbledhin miliona franga për një xhami të hamamit

Profesori Nysret Pllana ka kritikuar shqiptarët që japin para për të ndërtuar xhami. Sipas tij, shqiptarët janë në gjendje të japin miliona franga për të ndërtuar një xhami, siç thotë ai, “qendër islame arabe”, por nuk janë në gjendje të dhurojnë 100 euro për të shkruar një libër të pastër në shqip, shkruan Insajderi.

Profesori Pllana, i cili është edhe autor librash, ka treguar se si në Zvicër disa shqiptarë po e njollosin fenë dhe kombin duke ndërtuar xhami islame arabe për t’i mësuar nxënësit për historinë arabe e jo atë shqiptare.

“Për një natë ‘shqiptarëzinjtë’ i mbledhin miliona franga për një xhami të hamamit, e për një libër të pastër shqip nuk i japin 100 euro. Nuk po i fus të gjithë në një thes, por e kam fjalën për një numër jo të vogël. Qindra xhami vetëm në Zvicër janë bërë me dedikim për qendra kulturore islame shqiptare. S’ka lidhje ajo me shqiptarinë. E kthejnë në qendër islame arabe. I mësojnë nxënësit kush janë pejgamberët në Arabi. E jo kush është Skënderbeu. Në shekullin e 21-të, me lejuar ne këtë poshtërim, nuk na ka hije”, është shprehur Pllana në këtë takim me qytetarë.