Xheneta Fetahu, ka bërë të ditur se ka qenë e përfshirë në një aksident me veturën e saj.
Lajmin e ka konfirmuar vetë ajo përmes rrjeteve sociale, ku ka publikuar edhe një fotografi nga aksidenti, duke treguar gjendjen e makinës pas përplasjes.
Aktualisht nuk dihen detaje shtesë lidhur me rrethanat e aksidentit apo gjendjen e saj shëndetësore.
Ka ndërruar jetë veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Skender Ademi.
Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar kreu i degës së OVL-UÇK-së në Drenas, Enver Hajdari.
Në njoftimin e organizatës, është vlerësuar lart figura e Ademit, duke theksuar rolin e tij gjatë luftës çlirimtare.
“Varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër, e enjte, më 19.02.2026, në ora 14:00, në varrezat e lagjes Ademi, në Dritan (Dobroshec), Komuna e Drenasit”, thuhet në njoftim.
Profesori Nysret Pllana ka reaguar pas deklaratës ku kishte kritikuar shqiptarët që japin para për të ndërtuar xhami.
Pllana tha se nuk ishte qëllimi i tij që të nxiste përçarje.
Sipas tij, gabimet duhet të falen.
“Jam lënduar dhe jam prekur nga ata njerëz që po ofendojnë. Kanë kërcënuar dhe sharë vajzat e mia në mënyrat më brutale të mundshme. Jam i lënduar sepse nuk e kam merituar këtë. Kam 50 vite veprimtari, nuk kam ndikuar kurrë në përçarje. Feja nuk është fushë e imja. Atë deklaratë e kanë prerë, tash edhe inteligjenca artificiale ta mbush mendjen mos me i besu as vetes tënde. Me bindje të plotë e them që kurrë s’kam shprehur asgjë kundër popullit tim, cilësdo fe qofshin ata. Nuk jemi të pagabueshëm, vetëm Zoti është”, tha ai.
Ai i ka sulmuar edhe mediat.
“I ftoj institucionet tona të kenë kujdes ndaj këtyre institucioneve, i biri i dreqit kanë çelur portale”, tha ai.
Profesori Nysret Pllana kishte deklaruar shqiptarët janë në gjendje të japin miliona franga për të ndërtuar një xhami, siç thotë ai, “qendër islame arabe”, por nuk janë në gjendje të dhurojnë 100 euro për të shkruar një libër të pastër në shqip, shkruan Insajderi.
Profesori Pllana, i cili është edhe autor librash, ka treguar se si në Zvicër disa shqiptarë po e njollosin fenë dhe kombin duke ndërtuar xhami islame arabe për t’i mësuar nxënësit për historinë arabe e jo atë shqiptare.
“Për një natë ‘shqiptarëzinjtë’ i mbledhin miliona franga për një xhami të hamamit, e për një libër të pastër shqip nuk i japin 100 euro. Nuk po i fus të gjithë në një thes, por e kam fjalën për një numër jo të vogël. Qindra xhami vetëm në Zvicër janë bërë me dedikim për qendra kulturore islame shqiptare. S’ka lidhje ajo me shqiptarinë. E kthejnë në qendër islame arabe. I mësojnë nxënësit kush janë pejgamberët në Arabi. E jo kush është Skënderbeu. Në shekullin e 21-të, me lejuar ne këtë poshtërim, nuk na ka hije”, është shprehur Pllana në këtë takim me qytetarë.