div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive date custom-background wp-custom-logo wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Deklarata përçarëse e priftit katolik Don Shan Zefi në radion gjermane: Si musliman nuk ke shpirt shqiptar

Të mërkurën radioja publike gjermane “Deutschlandfunk” publikoi një reportazh të gjatë mbi tensionet fetare në Kosovë.

Në reportazhin rreth 20 minutësh, mediumi publik gjerman trajton se si grupet radikale fetare kërcënojnë paqen sociale.

Aty është edhe një deklaratë përçarëse e klerikut Shan Zefi, Vikar Gjeneral i Dioqezës Prizren-Prishtinë.  “Si mysliman nuk ke shpirt shqiptar”, ka thënë kleriku ndër të tjera në deklaratën e tij për radion gjermane.

Deklarata e përkthyer është shpërndarë në shqip nga gazetari Enver Robelli.

Shan Zefi  kishte qenë në qendër të vëmendjes edhe vite më parë, pas disa dhe komenteve fyese në drejtim të komunitetit mysliman. Atë kohë, ai kishte mohuar se këto komente janë bërë nga profili i tij në rrjete sociale.

Gjykata e Pejës e liron Akil Gjakovën nga akuza për veprën “dhunë në familje”

Gjykata Themelore në Pejë, Departamenti i Përgjithshëm, ka shpallur aktgjykim lirues ndaj gjudistit kosovar, Akil Gjakova.

Ai ngarkohej me veprën “dhuna në familje” nga paragrafi 248 i Kodit Penal.

“Pas shqyrtimit gjyqësor, gjykata e liroi nga aktakuza të pandehurin A.Gj., në kuptim të nenit 363, paragrafi 1,nën paragrafi 1.3 të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës (KPPRK)”, njofton Gjykata.

Gjykata të dëmtaurën e këtij rasti S.M e ka udhëzuar që kërkesën pasurore-juridike ta realizojë në procedurë kontestimore civile.

“Arsyetimin e këtij aktgjykimi palët do ta pranojnë me aktgjykimin e shkruar, ndërsa kundër tij kanë të drejtë ankese brenda afatit ligjor prej tridhjetë (30) ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit, duke e drejtuar ankesën Gjykatës së Apelit përmes kësaj gjykate”, thuhet në njoftim.

Vendimet që u morën në mbledhjen e sotme të Qeverisë

Qeveria Kurti 3, ka mbajtur sot mbledhjen e dytë me radhë, në të cilën ka marrë disa vendime.

Vendimi i parë ka qenë ai për themelimin e Këshillit Shtetëror për shënimin e 28-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Komisioni do të ketë këtë përbërje:

-Z. Ejup Maqedonci, Ministër i Mbrojtjes, kryesues;

– Z. Andin Hoti, Ministër për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, bashkëkryesues;

– Z. Sami Lushtaku, Kryetar i Komunës së Skenderajt, anëtar;

-Znj. Saranda Bugujevci, Ministre e Kulturës dhe Turizmit, anëtare;

– Z. Elbert Krasniqi, Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, anëtar;

-Z. Bashkim Jashari, Komandant i Forcës së Sigurisë së Kosovës, anëtar;

– Z. Gazmend Hoxha, Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, anëtar; dhe

-Përfaqësues nga Organizatat e Dala nga Lufta e UÇK-së, anëtar.

“Ftohen që të dërgojnë nga një përfaqësues edhe nga: Zyra e Presidentes, Kuvendi i Kosovës, Zyra e Kryeministrit, si dhe Asociacioni i Komunave të Kosovës;”, thuhet në njoftim.

Në këtë mbledhje është miratuar edhe agjenda legjislative për vitet në vijim:

Më poshtë gjeni vendimet tjera:

– Miratuar Rregulloren për Fushat dhe Përgjegjësitë Administrative të Ministrive që përcakton në mënyrë të detajuar fushat e përgjegjësisë të secilës ministri, duke përfshirë kompetencat për hartimin dhe zbatimin e politikave publike, përgatitjen e legjislacionit dhe koordinimin ndërinstitucional;

– Miratuar Programin e Projektligjeve për vitet 2026-2028;

– Miratuar Programin e Vlerësimit Ex-Post të Akteve Juridike;

– Miratuar Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes për Qasje në Arsimin e Lartë dhe Pranim për Studime në Ballkanin Perëndimor. Përmes kësaj marrëveshje, lehtësohet qasja dhe pranimi i studentëve në institucionet publike të arsimit të lartë, duke hequr pengesat administrative dhe duke afruar standardet akademike ndërmjet gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor;

– Miratuar Projektligjin për Ratifikimin e Amendamentit Nr. 2 të Marrëveshjes Financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian, për Programin IPA 2017, pjesa e parë. Ky amendament synon zgjatjen e afatit kohor për zbatimin e projekteve të financuara nga BE-ja, me qëllim që investimet e parapara të realizohen plotësisht dhe të japin rezultatet e pritura për qytetarët tanë;

– Miratuar Projektligjin për Ratifikimin e Amendamentit Nr. 3 të Marrëveshjes Financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian, për Programin IPA 2018;

– Aprovuar Rregulloren për Procedurën e Shqyrtimit Administrativ të Akteve të Komunave. Qëllimi i kësaj rregullore është të përcaktojë në mënyrë të qartë dhe të standardizuar procedurat për shqyrtimin e detyrueshëm dhe të rregullt të ligjshmërisë, si dhe për vlerësimin e përshtatshmërisë së akteve të Kuvendit të Komunës dhe të Kryetarit të Komunës;

– Themeluar Ndërmarrjen Publike Lokale “Fushë-Kosova” Sh. A. për shërbime publike;

– Themeluar Ndërmarrjen Publike Lokale “Eko-Drenasi” Sh. A. që do të ofrojë mirëmbajtje të hapësirave dhe ndërtesave publike, si dhe shërbime të tjera me rëndësi;

– Ndryshuar dhe plotësuar Vendimin e Qeverisë Nr. 01/64, të datës 25 shkurt 2022, “Për zbatimin nga Republika e Kosovës të vendimeve të Këshillit të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për vendosje të sanksioneve ndaj Federatës Ruse dhe Bjellorusisë, në raport me situatën në Ukrainë”. Më 23 tetor 2025, Këshilli i Bashkimit Evropian miratoi pakon e 19-të të sanksioneve ndaj Federatës Ruse dhe Bjellorusisë, duke zgjeruar listimet individuale dhe duke forcuar masat kufizuese ekonomike me fokus në sektorët kyç që mbështesin agresionin kundër Ukrainës. Republika e Kosovës ka miratuar 18 pakot paraprake të sanksioneve të BE-së, ndërsa e fundit është miratuar në Qeveri më 19 shtator 2025. Grupi Ndërinstitucional për Sanksionet Ndërkombëtare, ka shqyrtuar përmbajtjen e pakos së 19-të dhe ka dhënë pajtimin për miratim në Qeveri;

– Themeluar Zyrën për Ekspertizë, Zbatim dhe Mbikëqyrje Strategjike.

Habit Buzhala, i del në mbështetje Osmanit: Është çmenduri mos me ia dhënë edhe një mandat

Analisti dhe gazetari, Berat Buzha ka folur rreth çështjes së presidentit me të cilën Kosova do të përballet në vazhdim.

Ai ka shprehur bindjen e tij se për të mirën e vendit në raporte ndërkombëtare, e udhës të jetë mandati i dytë për Vjosa Osmanin.

Ai teksa theksoi rëndësinë e raporteve SHBA- Kosovë, tha se mosvotimi i Osmanit edhe për një mandat do të jetë çmenduri.

“Sic tashme te gjithe e dini, nuk e du Vjosen. Kam shkru shume kunder saj. Sido qe te jete, eshte cmenduri mos me ia dhane edhe 4 vjet. Per nje shtet te vogel e te varur aleanca me Ameriken eshte jetike. Vjosa tash eshte ne ditet e saj me te mira ne politiken e jashtme”, tha Buzhala.

Arrestohet ish-kandidati i VV-së për Kuvendin e Prishtinës, dyshohet se shiste kokainë

Ish-kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për Kuvendin Komunal të Prishtinës, Kushtrim Ramdani, është arrestuar të enjten nga Policia e Kosovës.

Ramadani dyshohet se shfrytëzonte biznesin e tij për blerjen dhe shpërndarjen e narkotikëve të llojit kokainë.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, gjatë kontrollit në lokalin e Ramadanit janë konfiskuar 4 gramë kokainë, një peshore digjitale, tre fishekë dhe një revole.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit në lokalin e tij janë gjetur dhe konfiskuar: 4 gramë substancë,  dyshohet të jetë narkotike të llojit kokainë, peshore digjitale tre fishekë një revole, 1300 € dhe dy telefona. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhej në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

Identitetin e Ramadanit e ka zbuluar Sinajli.

Përpos në Lëvizjen Vetëvendosje, Ramadani është emër i njohur në kryeqytet për shkak se për një kohë kishte drejtuar tifo-grupin “Plisat”.

Qeveria miraton projekt-programin e projektligjeve 2026-2028, prioritet dy ligje

Qeveria e Kosovës ka miratuar Projekt-programin e projektligjeve për vitet 2026–2028.

Kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se brenda këtij plani janë dy ligje që do të kenë prioritet.

“Në kuadër të agjendës legjislative do të prioritizojmë procedimin e Projektligjit për Byronë Shtetërore për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme dhe Projektligjin e ri për çmimet tavan”, theksoi Kurti gjatë mbledhjes së Qeverisë që u mbajt të premten.

Gjithashtu, Qeveria ka miratuar Projekt-rregulloren për fushat e përgjegjësisë administrative të ministrive, si dhe Projekt-programin e vlerësimit Ex-Post të Akteve Juridike.

Vdes ish-pjesëtarja e UÇK-së në Brigadën 141

Është ndarë nga jeta Sanije Musa, ish-pjesëtarja e UÇK-së në Brigadën 141 “Mehë Uka”.

Lajmin për vdekjen e saj e bëri të ditur kryetari i OVL UÇK-së, Hysni Gucati, i cili tha se e ndjera shërbeu me nder në luftë dhe me përkushtim në paqe, duke dhënë një kontribut të çmuar si sekretare e OVL-UÇK në Mitrovicë.

​“Do të kujtohet gjithmonë si një luftëtare e lirisë dhe një grua me vlera të larta njerëzore. Ngushëllime familjes dhe bashkëluftëtarëve! Qoftë i përjetshëm kujtimi për të!”, ka shkruar Gucati në Facebook.

Vendime të reja nga Qeveria Kurti – ja çfarë u aprovua sot

Qeveria e Kosovës ka votuar pro themelimit të Zyrës për Ekspertizë, Zbatim dhe Mbikëqyrje Strategjike, që do të funksionojë në kuadër të Zyrës së Kryeministrit.

Kryeministri Albin Kurti tha se kjo zyrë është një mekanizëm i ri dhe i fuqishëm që do të garantojë që prioritet e Qeverisë të mos mbeten në letër, por të përkthehen në rezultate konkrete, shkruan Reporteri.net.

Nga kjo zyrë do të mbikëqyren në mënyrë sistematike projektet kapitale dhe do të monitorohen kontratat e nënshkruara.

“Ajo do të angazhojë ekspertizë të nivelit të lartë për nevojat e të gjitha dikastereve, duke siguruar që cdo projekt dhe program i planit të punës të zbatohet me efikasitet, ritëm dhe standard professional. Për herë të parë përmes kësaj zyrje, krijohet një qendër e specializuar për mbikëqyrje sistematike të projekteve kapitale, për monitorimin e kontratave të nënshkruara dhe për identiifkimin e pengesave në zbatim”, deklaroi Kurti.

Sipas Kurtit, ky mekanizëm do të rris llogaridhënien dhe do të sigurojë që çdo euro e buxhetit të shndërrohet në ndikim real për qytetarët.

“Kjo do të thotë më pak vonesa, më shumë bashkërendim institucional dhe një disiplinë e re në realizimin e investimeve publike”, tha Kurti.

Në mbledhje u votua edhe agjenda legjislative për vitet e ardhshme, ku prioritet u tha se do të kenë Projektligji për Byronë për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustfikueshme dhe ai për çmimet tavan./Reporteri.net