div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive date custom-background wp-custom-logo wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
“Si mysliman nuk ke shpirt shqiptar”, Don Shan Zefi del me reagim pas deklaratës që nxiti reagime

Të mërkurën radioja publike gjermane “Deutschlandfunk” publikoi një reportazh të gjatë mbi tensionet fetare në Kosovë. Në reportazhin rreth 20 minutësh, mediumi publik gjerman trajton se si grupet radikale fetare kërcënojnë paqen sociale.

Aty është edhe një deklaratë përçarëse e klerikut Shan Zefi, Vikar Gjeneral i Dioqezës Prizren-Prishtinë.  “Si mysliman nuk ke shpirt shqiptar”, ka thënë kleriku ndër të tjera në deklaratën e tij për radion gjermane.

Por sot, Shan Zefi ka dalë me një reagim, duke thënë se iu është bërë shtrembërim dhe manipulim i fjalëve.

“Në intervistën në fjalë kam mbrojtur identitetin dhe traditën shqiptare, duke theksuar se shqiptaria është një vlerë historike, kulturore dhe shpirtërore që duhet ruajtur nga ndikimet e huaja që nuk përputhen me traditën dhe kulturën tonë kombëtare. Çdo interpretim tjetër është tendencioz dhe synon të krijojë përçarje ndërfetare dhe të dëmtojë figurën time publike. Kjo nuk është hera e parë që përballem me manipulime dhe falsifikime publike. Edhe në të kaluarën janë krijuar materiale të rreme në emrin tim, për të cilat janë ndërmarrë veprime ligjore. Edhe në këtë rast do të ndiqen rrugët institucionale dhe ligjore për të zbardhur plotësisht të vërtetën”, tha ai.

Deklarata e përkthyer është shpërndarë në shqip nga gazetari Enver Robelli.

Shan Zefi  kishte qenë në qendër të vëmendjes edhe vite më parë, pas disa dhe komenteve fyese në drejtim të komunitetit mysliman. Atë kohë, ai kishte mohuar se këto komente janë bërë nga profili i tij në rrjete sociale.

“Të tregojmë ne bijtë e kujt jemi, të mbysim këtu”, Miri dhe Rogert kërcënojnë Shëndritin pas ofendimit të rëndë

Një debat i fortë ka trazuar mbrëmjen e djeshme në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 5, duke sjellë tensione të larta mes banorëve dhe një situatë që për pak sa nuk doli jashtë kontrollit.

Protagonistë të përplasjes kanë qenë Shëndriti, Miri dhe Roberti, ku gjithçka nisi nga një batutë e keqkuptuar.

Shëndriti përdori shprehjen spanjolle “Hijo de puta”, për të cilën sqaroi se ishte thjesht një shaka dhe një referencë ndaj një personazhi humoristik nga seriali “Tevides”, që e përdor shpesh këtë frazë në episodet e tij. Megjithatë, konteksti nuk u interpretua si humor nga djemtë e tjerë, të cilët e morën si fyerje të rëndë.

Roberti reagoi menjëherë me tone të ashpra, duke e quajtur Shëndritin “budalla” dhe duke e paralajmëruar me fjalët: “Luj tamon, në qoftë se s’don me lujt taman ta kallxojmë ne bijtë e kujt jemi.” Situata u tensionua edhe më shumë kur Miri iu afrua fizikisht Shëndritit në mënyrë kërcënuese dhe i kërkoi llogari ballë për ballë duke i thënë: “Ma thuaj edhe një herë”.

Gjatë gjithë përplasjes, Shëndriti u përpoq vazhdimisht të ulte tensionet dhe të sqaronte se shprehja nuk kishte qenë ofendim personal, por një referencë humoristike e shkëputur nga konteksti. Pavarësisht insistimit të tij, banorët nuk u bindën nga shpjegimi dhe situata mbeti e nxehtë për disa minuta.

Ngjarja ka ngjallur reagime edhe te publiku në rrjetet sociale, ndërsa mbetet për t’u parë nëse produksioni do të ndërhyjë me ndonjë masë disiplinore pas këtij episodi të tensionuar brenda shtëpisë.

Grabitet shtëpia e hoxhës mitrovicas, vidhen 6 mijë euro, armën me leje e para bamirësie

Një vjedhje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në Mitrovicë, ku persona ende të paidentifikuar kanë depërtuar me forcë në një shtëpi dhe kanë marrë para të gatshme, armë zjarri dhe mjete të tjera.

Burime të besueshme nga strukturat e afërta me hetimin bëjnë të ditur për Sinjalin se rasti ka ndodhur më 20.02.2026 rreth orës 19:30.

Ankuesi, imam i Bashkësisë Islame në Mitrovicë ka raportuar se persona të panjohur, duke përdorur mjete të forta, kanë thyer derën hyrëse të shtëpisë dhe më pas kanë kontrolluar të gjitha ambientet.

Sipas deklarimit të tij, hajnat kanë vjedhur një sef metalik me 4,000 euro para bamirësie të dhuruara nga qytetarët, një revole me leje, 40 fishekë, një karikator dhe dokumentacionin e armës, rreth 2,000 euro kursime të fëmijëve, të mbajtura në dhomat e gjumit.

Vlera totale e dëmit llogaritet rreth 6,000 euro, pa përfshirë armën dhe pajisjet shoqëruese.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore, përfshirë hetuesit e Stacionit Policor Mitrovicë Jug dhe Njësinë Rajonale të Hetimeve. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar, i cili ka urdhëruar inicimin e rastit si “Vjedhje e rëndë”.

Aktualisht nuk ka persona të dyshuar, ndërsa hetimet janë në zhvillim.

Reagojnë familjarët e Benitës ashpër: Kjo është marri, kishim informacione të sigurta që Klodi …

Pas eliminimit të mbrëmshëm nga Big Brother VIP Kosova, nuk ka munguar një reagim i menjëhershëm nga familja e Benita Zena, e cila menaxhon edhe llogarinë e saj në rrjete sociale, duke ngritur dyshime dhe akuza të drejtpërdrejta ndaj produksionit.

Fillimisht, pak para se të shpalleshin finalistët, në InstaStory u publikua një mesazh ku shkruhej: “Çdo votë e kemi faktike”, duke lënë të kuptohej se ata kishin bindjen se mbështetja e publikut ishte në anën e Benitës.

 Foto: Benita Zena/InstaStory

Mirëpo, pasi në finale u shpall Hygerta Sako ndërsa Benita mbeti jashtë garës, reagimi u ashpërsua. Në një tjetër story u publikua deklarata: “Këtë story e kemi bërë rreth 40 minuta më herët që me iu tregu që votat i kemi faktike pavarësisht që kemi marr informacione të sigurta që Benita ose Klodi do të djegën për Hygertën! Por produksioni prapë vazhdojmë me dëshirën e vet që ishte Hygerta”, një mesazh që u interpretua si akuzë për manipulim rezultatesh.

 Foto: Benita Zena/InstaStory

Reagimet nuk përfunduan me kaq. Familjarët publikuan edhe një postim në profilin e saj, ku shkruhej: “Falemindetit Big Brother VIP Kosova, mbani premtimet, por votat dhe faktet i kemi! Definitivisht është marri”, duke e bërë të qartë pakënaqësinë e tyre për rezultatin final të gjysmëfinales.

Alaudin Hamiti reagon për sulmin ndaj tij

Moderatori Alaudin Hamiti ka adresuar sulmin fizik që ndodhi ndaj tij sot në rrugë.

Ai tha se u gjet i papërgatitur por refuzoi t’i japë më shumë vëmendje.

“U gjeta i papërgatitur se nuk ka asnjë arsye për të pritur një agresion në rrugë”, ka thënë Hamiti sot në PRIME.

“Por unë jam mirë, siç po e shihni. Sonte jemi këtu për spektakël, andaj le të fokusohemi që ajo na bashkon të gjithëve…Big Brother VIP Kosova”.

Pamje ekskluzive: Alaudin Hamiti sulmohet fizikisht nga një person në Prishtinë