div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive date custom-background wp-custom-logo wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Raportimi nga Irani: Kemi goditur zyrën e kryeministrit të Izraelit Benjamin Netanyahu

Garda Revolucionare e Iranit deklaroi se sulmi i tyre i fundit me raketa goditi zyrën e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, dhe selinë e komandantit të Forcat Ajrore Izraelite.

Nuk dihet nëse Netanyahu ishte në zyrë gjatë sulmit.

Sipas agjencisë iraniane të lajmeve Tasnim, zyra e kryeministrit dhe selia e komandantit u sulmuan dhe u dëmtuan rëndë nga raketat Khyber në valën e dhjetë të sulmeve.

Rriten çmimet e naftës në Kosovë për shkak të zhvillimeve në Lindjen e Mesme

Kryetari i Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani ka njoftuar se si pasojë e zhvillimeve në Lindje të Mesme, janë rritur edhe çmimet e naftës në Kosovë.

Përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook, Berjani tha se situata gjeopolitike në Lindje të Mesme po ndikon drejtpërdrejt tregjet e naftës.

“Rritja e tensioneve dhe rreziku për ndërprerje në prodhim apo transport po shtojnë pasigurinë në furnizimin global, duke shtyrë çmimet e naftës më lart. Vëmendja është veçanërisht te Ngushtica e Hormuzit, një nga rrugët më të rëndësishme të kalimit të naftës në botë. Çdo problem në atë korridor reflektohet menjëherë në tregje dhe zakonisht përkthehet në kosto më të larta të karburantit për konsumatorët”, tha ai.

Aktualisht çmimet aktuale në Kosovë janë:
Diesel : 1.18€ deri 1.25 €
Benzin : 1.17 € deri 1.24€.

Çmimet e naftës rriten ndjeshëm

Çmimet globale të naftës janë rritur ndjeshëm ndërsa sulmet e SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit, si dhe sulmet hakmarrëse ndaj bazave ushtarake amerikane dhe izraelite në Lindjen e Mesme, kanë shqetësuar zinxhirin global të furnizimit me energji.

Nafta Brent, standardi ndërkombëtar, po tregtohej në 79.41 dollarë për fuçi të hënën në mëngjes, një rritje prej 9% krahasuar me 72.87 dollarët të premten, duke arritur nivelin më të lartë në shtatë muaj.

Ndërkohë, nafta West Texas Intermediate, prodhim amerikan, po tregtohej në 72.79 dollarë për fuçi, rritje 8.6% nga 67 dollarë të premten.

Tregtarët presin që furnizimi me naftë nga Irani dhe vendet e tjera të Lindjes së Mesme mund të ngadalësohet ose të ndalet përkohësisht, ndërsa Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar se sulmet do të vazhdojnë derisa të arrihen objektivat e SHBA-së.

Të gjithë sytë janë tek Ngushtica e Hormuzit, përmes së cilës kalon rreth një e pesta e tregtisë botërore me naftë detare.

Tankerët që kalojnë aty transportojnë naftë dhe gaz nga Arabia Saudite, Kuvajti, Iraku, Katari, Bahreini, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Irani. Edhe pse ngushtica nuk është bllokuar ende, monitorimet tregojnë tankerë të grumbulluar nga të dyja anët, të shqetësuar për sulme ose pa mundësi sigurimi për udhëtim. Të dielën, dy anije u sulmuan në këtë zonë.

Jorge Leon, ekspert për analizën gjeopolitike në Rystad Energy, tha për Reuters se “ndalesa efektive e trafikut përmes Ngushticës së Hormuzit po ndalon 15 milion fuçi nafte në ditë të arrijnë tregjet, dhe nëse nuk ka shenja de-eskalimi, pritet rritje e ndjeshme e çmimeve të naftës”.

Rritja e çmimeve të energjisë do të ndikojë drejtpërdrejt tek konsumatorët, duke rritur kostot për karburant dhe ushqime, në një periudhë ku inflacioni është i lartë.

Përpara përshkallëzimit të konfliktit, Irani kishte mbyllur përkohësisht pjesë të Ngushticës së Hormuzit për stërvitje ushtarake në mes të shkurtit, duke shkaktuar rritje prej 6% të çmimeve të naftës.

Në këtë kontekst, tetë vende anëtare të OPEC+ njoftuan të dielën se do të rrisin prodhimin me 206,000 fuçi në ditë në prill, përfshirë Arabinë Saudite, Rusinë, Irakun, Emiratet, Kuvajtin, Kazakistanin, Algjerinë dhe Omanin.

Indeksat kryesore të aksioneve në Azi dhe Evropë kanë pësuar rënie për shkak të tensioneve, ndërsa dollarit i është përfituar si monedhë sigurie, raporton Al Jazeera.

Eksportet ditore të Iranit janë rreth 1.6 milion fuçi, kryesisht për Kinën, e cila mund të kërkojë furnizime alternative nëse eksportet iraniane ndalen, duke ndikuar më tej çmimet e energjisë. Sidoqoftë, Kina ka rezerva strategjike të mjaftueshme dhe mund të rrisë importet nga Rusia.

Vdes e sapolindura e familjes Azemi në Mitrovicë

Sot ka ndërruar jetë vogëlushja e sapolindur e familjes Azemi.

Pas një ndërhyrjeje kirurgjikale të ndërlikuar për një problem serioz në zemër, e cila fillimisht konsiderohej e suksesshme, ajo nuk arriti të mbijetojë për shkak të gjakderdhjes së brendshme.

Varrimi i vogëlushes do të mbahet më 3 mars 2026, në varrezat e Shipolit në Mitrovicë, pasdite.

Sipas familjes, vajza kishte një çrregullim serioz në arterien kryesore të zemrës, gjendje kjo që kërkonte trajtim urgjent jashtë vendit.

Klodi ‘shokon’ me deklaratën për Elijonën pas përfundimit të Big Brother

Finalistët e Big Brother VIP Kosova 4 rikthehen në shtëpinë e famshme, ku emocionet dhe dramat e forta kanë qenë pjesë e pandashme e aventurës së tyre.

Kjo javë premton të jetë e veçantë, pasi publiku do të ketë mundësinë të ndjekë dy episode speciale të “Post Big Brother”. Transmetimi do të zhvillohet të hënën dhe të premten në orën 21:00, duke sjellë një përmbledhje të ngjarjeve më të rëndësishme të sezonit.

Episode speciale do të shërbejnë si një mundësi për të mbyllur sezonin dhe për të hedhur dritë mbi situatat që mbetën të pazgjidhura gjatë lojës.

Banorët do të ballafaqohen sërish me njëri-tjetrin, duke u përpjekur të sqarojnë keqkuptimet dhe debatet që ndodhën brenda mureve të shtëpisë. Kjo është një mundësi për të parë se si janë ndjerë ata pas përfundimit të lojës.

Një nga momentet më intriguese të këtyre episodeve pritet të jetë raporti mes Klodit dhe Elijonës. Pas javësh spekulimesh dhe aludimesh, Klodi pranon hapur ndjenjat e tij për Elijonën, duke thënë se ajo e ka pëlqyer. Ky moment është i rëndësishëm, pasi tregon se ndjenjat e tyre kanë qenë më të thella se sa janë dukur në ekran.

Reagimi i Elijonës është po ashtu i veçantë. Ajo shpreh një ndjenjë çlirimi, duke thënë se ndihet më mirë që e vërteta është thënë publikisht.

Kjo situatë tregon se ndjenjat e tyre janë komplekse dhe se ka pasur një tension të vazhdueshëm mes tyre gjatë qëndrimit në shtëpi.

Ky moment i sinqertë është një nga ato që e bën “Post Big Brother” kaq tërheqës. Publiku është gjithmonë i interesuar për dinamikat e brendshme të marrëdhënieve dhe për mënyrën se si ato evoluojnë pas përfundimit të lojës. Këto episode do të ofrojnë një pasqyrë të qartë mbi këtë aspekt.

Cakolli saktëson afatin e fundit për zgjedhjen e presidentit, nuk është 4 marsi

Eugen Cakolli ka thënë se 5 marsi është dita e fundit kur deputetët e Kuvendit të Kosovës mund të zgjedhin presidentin.

Pas kësaj date, vendi shkon automatikisht në zgjedhje, ka bërë të ditur komentatori i zhvillimeve politike dhe pjesëtari i shoqërisë civile.

Në një shkrim në rrjetin social Facebook të hënën, Cakolli deklaroi se krizën e çështjes së presidentit nuk mund ta zgjidhë Gjykata Kushtetuese.

“Kalimi i afatit kushtetues për zgjedhjen e Presidentit – që është 5 e jo 4 marsi – e çon vendin në situatë të mospërmbushjes së një obligimi kushtetues”, tha ai.

“Një gjendje e tillë praktikisht mund të adresohet vetëm përmes zgjedhjeve të reja të parakohshme. Sepse, nëse afatet varen nga vullneti për të nisur procedurat, atëherë ato humbin çdo kuptim. Kjo, sa për analogji, do të ishte njësoj sikur afati për konstituimin e Kuvendit të mos fillonte pa u thirrur mbledhja konstituive.”

Sipas Cakollit, “normat kushtetuese nuk mund të lexohen të izoluara dhe vetëm në mënyrë literale, sepse asnjë kushtetutë nuk mund të parashohë çdo situatë politike”.

“Aq më pak që dështimi eventual i këtij procesi nuk do të jetë rezultat i ndonjë paqartësie kushtetuese, por i vullnetit politik. Apo, më saktë, i mungesës së tij për të gjetur zgjidhje”.

Pak para takimit Kurti-Abdixhiku, zyrtari i LDK-së del me këtë kërkesë

As brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës nuk presin shumë nga takimi i planifikuar mes liderit të saj Lumir Abdixhikut me Albin Kurtin, kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje.

Ky pesimizëm nënkuptohet kur lexon deklaratën e sotme të Bajram Gecajt, këshilltarit politik të Përparim Ramës dhe anëtarit të Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së.

Ish-zëvendësministri dhe dikur këshilltari i kryeministrit Isa Mustafa tha sot se çdo përpjekje për dialog politik me Albin Kurtin dhe Lëvizjen Vetëvendosje është e dështuar.

“Mashtrohen rëndë ata që besojnë se ‘ujku e ka ndërruar zanatin.’ Arroganca e numrave, e shfaqur hapur edhe kur LVV kishte 42%, nuk ka pushuar as sot, vetëm se disa ende refuzojnë ta lexojnë realitetin”, shkroi Gecaj në një postim në Facebook të hënën.

“Populli thotë, ‘çka ka shpija, kallëzon fëmija,’ dhe këtë e dëshmon më së miri arroganca e zhveshur nga çdo maskë e Mefail Bajqinovcit, kur deklaron se “PDK duhet të tregojë nëse me 22 deputetë i ka këto 30 nënshkrime.’ Mesazhi është i qartë dhe alarmues. Ejani, përkuluni te baba dhe vetëm atëherë mund të flasim për zgjedhjen e presidentit”.

Sipas Gecajt, edhe nëse presidenti nuk vjen nga radhët e Vetëvendosjes, Kurti do të pranojë vetëm një figurë “të kontrollueshme, të nënshtrueshme, një president dekorativ”.

Në përfundim, Gecaj theksoi se s zgjedhjet e jashtëzakonshme janë alternativë e vetme.