div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive date custom-background wp-custom-logo wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Bedri Hamza ndryshon qëndrim për Presidentin? Ja çfarë tha së fundmi

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza tha se do të vendosin “në bazë të zhvillimeve që do të ndodhin” nëse do të hyjnë në sallën e Kuvendit ose jo nëse do të thirret një seancë për zgjedhjen e Presidentit.

Hamza u pyet sot nga gazetarët se çfarë do të ndodhte nëse nuk kandidohet edhe një emër tjetër për President. Tha se s’do të paragjykojë.

“E pra, çfarë do të ndodhë, t’ia lëmë kohës, ashtu që të mos paragjykoj. Ndoshta partia ka të tjerë, ndoshta koalicioni qeverisës i ka dy kandidatë”, tha ai.

Jeta Statovci flet për zgjedhjen e presidentit: Preferencë dhe bindje imja gjithmonë ka qenë Vjosa Osmani

Kur kanë mbetur edhe disa orë nga saga e mbylljes së çështjes së presidentit, ka ardhur një reagim i deputetes së Guxo, Jeta Statovci.

Indeksonline e ka kontaktuar Statovcin lidhur me preferencën e saj për çështjen e presidentit.

“Preferencë dhe bindje imja gjithmonë ka qenë Vjosa Osmani. Uroj të gjendet konsensusi i gjerë politik për këtë”, ka thënë shkurt Statovci.

Në orën 00:00 përfundon afati ligjor për zgjedhjen e presidentit të ri dhe ende s’ka pajtueshmëri mes subjekteve që jep shpresë për një emër konsensual për presidentin e ri të vendit.

Gruda: PDK nuk e voton Konjufcën dhe nuk merr pjesë në seancë, VV po tallet me Kosovën

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda, ka deklaruar se PDK nuk do ta mbështesë kandidaturën e Glauk Konjufca për president dhe nuk do të marrë pjesë në seancat për zgjedhjen e tij, duke akuzuar mazhorancën për shkelje të rendit kushtetues.

Ai tha se partia e tij ka vendosur të mos mbështesë asnjë kandidaturë partiake dhe se, sipas tij, shmangia e mbajtjes së seancave për zgjedhjen e presidentit përbën përmbysje të rendit kushtetues.

Sipas Grudës, Kuvendi duhet të mblidhet dhe ta konsumojë procedurën kushtetuese, qoftë për ta zgjedhur apo për të mos e zgjedhur presidentin.

“Ne kemi vendosur që mos të mbështesim kandidaturën e Glauk Konjufcës, asnjë kandidaturë tjetër partiake. Është qëndrim i qartë edhe nuk do të marrim pjesë në seancat. Por ajo që po përgatitet është mos me u mbajt seancat fare si e kuptoj unë, është përmbysje e rendit kushtetues. Sepse sot Kuvendi u desh me u mbledh, me zgjedh ose mos me zgjedh një president. Po kjo që as mos me e zgjedh, as mos me e konsumuar procedurën, është shkelje e Kushtetutës edhe po bëhet me qëllim me përmbys rendin kushtetues, me ja nënshtru krejt rendin kushtetues vullnetit të një partie politike”, tha ai.

Ai tha se VV po tallet me Kosovën.

“Besoj është tallje me krejt Kosovën, sepse rezultati dihet. E vërteta është se ne i kemi vetëm 22 deputetë. Por është edhe një e vërtetë e madhe populli i Kosovës e ka votu 51% Vetëvendosjen, jo 100%, a ashtu? 51%. Me 51% ata kanë mujt me formu qeverinë, me formu Kuvendin, me miratu ligjin për buxhetin e gjëra të tjera, por jo edhe me bë president. Prandaj duhet me u sjell në përputhje me rezultatin zgjedhor. Ky rezultat zgjedhor na ka imponu që të tona me u ulë e me gjet një emër për president. Kjo është e vërteta. Po krejt partitë populiste në botë, në fakt, kur fitojnë 51% e llogarisin sikur kanë fitu 100%, sillemi si 100%. Ajo është komplet tallje me Kosovën, me Kushtetutën, me interesat e qytetarëve të Kosovës. Është papërgjegjësi e pashembullt në Kosovën e pavarur”, tha ai.

“Unë vetë do ta votoja” – Konjufca kërkon kandidat nga opozita dhe përmend Vjosa Osmanin si opsion

I propozuari i Vetëvendosjes për president, Glauk Konjufca, ka thënë se opozita do të duhej të dilte me një emër tjetër.

Sipas tij, është opozita ajo që po e bllokon procesin për zgjedhjen e presidentit.

“Po, Vetëvendosja të bën tokë; ishte propozim i Vetëvendosjes dhe tash ecim përpara. Mendoj që pyetja që po mungon qe tre ditë, pasi nuk po e bëjnë gazetarët, po e bëj unë këtë pyetje.Versioni më i mirë është që opozita ta propozojë kandidatin e vet. Partitë politike PDK dhe LDK duhet ta propozojnë dikë, jam shumë kureshtar të di kush është ai që do ta votonin e që nuk jam unë, në mënyrë që të mos shkojmë në zgjedhje. Nëse nuk bën ai i Vetëvendosjes, atëherë le ta propozojnë”, tha ai para gazetarëve.

I pyetur se çka ndodh në rast se opozita nuk propozon një emër, ai u shpreh: “Atëherë do të shohim, do të vazhdojmë sipas procedurave”

Atij iu përmend edhe emri i Vjosa Osmanit, për të cilën nuk mohoi se ka votë për të.

“Po pra, Vjosa Osmanin ose këdo – edhe unë vetë kam për ta votuar. Nëse opozita nuk e gjen asnjë emër, ky është një përcaktim i qartë për të shkuar në zgjedhje”, deklaroi Konjufca.