div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive date custom-background wp-custom-logo wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Zhvillimet e fundit, Kurti merr këtë vendim

Pas shpërbërjes së Kuvendit, konferencës së presidentes Vjosa Osmani, takimit të kësaj të fundit me kreun e PDK-së, LDK-së e AAK-së ku u diskutua rreth datës për mbajtjen e zgjedhjeve, kryeministri Albin Kurti do të dal në konferencë për media.

E njëjta është paralajmëruar të fillojë nga ora 16:00.

Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Arlind Manxhuka.

“Sot, në orën 16:00, Kryeministri Albin Kurti mban konferencë për media”, thuhet në njoftim.

Thyhet akulli në Prekaz: pas dhjetë vitesh një kryetar i PDK-së në kullën e Jasharëve

Ishte bërë e zakonshme që ish-kryetari i PDK-së, pastaj ish-presidenti Hashim Thaçi, në çdo përvjetor të mungonte brenda kullës së familjes: ai kryente homazhe te varrezat e Jasharëve, por mungonte në kullë. Avazi i njëjtë i kishte përcjellë edhe pasardhësit e tjerë të Thaçit në PDK.

Është një moment i pazakontë i viteve të fundit. Një lider i Partisë Demokratike të Kosovës brenda kullës së Jasharëve. Në përshëndetje e ngrohtë mirëseardhjeje nga i zoti i shtëpisë.

Pas më shumë se dhjetë vitesh, Bedri Hamza është bërë politikani i parë i lidershipit të PDK-së që pritet në Kullën e Jasharëve në Prekaz.

Kryetari i PDK-së është pritur sot në kullë nga kryefamiljari Rifat Jashari, në një vizitë në fshatin Prekaz në përvjetorin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Mes vizitës së fundit dhe kësaj të sotmes ndodhet në mes një histori tensioni dhe acarimi i raporteve mes PDK-së dhe familjes Jashari.

Hamza: Përgjegjësia për dështimin i takon partisë fituese

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza ka folur pas takimit me Vjosa Osmani, duke thënë se përgjegjësia për moszgjedhjen e presidentit i takon partisë fituese.

Hamza theksoi se Partia Demokratike e Kosovës ka qenë e hapur për marrëveshje politike për zgjedhjen e presidentit, por sipas tij kjo nuk u arrit.

Ai shtoi se PDK do të pranojë cilëndo datë të zgjedhjeve që caktohet nga presidentja, në përputhje me afatet kushtetuese.

“Në respektim të ftesës së Presidentes, ne ishim në takimin e ftuar ku diskutuam për datën e zgjedhjeve. Përgjegjësia kryesore i bie partisë fituese; e dimë që ka mundur t’i japë vendit President, pasi gjithmonë kjo ka ndodhur me marrëveshje politike. Ne kemi qenë mjaftueshëm të hapur që vendit t’i japim President. Unë nuk kam vendosur vija të kuqe për asnjë parti dhe u jam përgjigjur të gjitha ftesave për takim,” u shpreh Hamza.

LDK paralajmëron rikthimin e mundshëm të Vjosa Osmanit në parti

Shkëmb Manaj ka paralajmëruar ardhjen e Vjosa Osmanit në LDK.

Anëtari i kryesisë së LDK-së ka thënë se Kurti e solli gjendjen që vendi të shkojë prapë në zgjedhje.

“Dekreti i presidentes së republikës, znj. Vjosa Osmani, për shpërndarjen e kuvendit pas dështimit për zgjedhjen e presidentit, është në pajtim të plotë me Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Ndryshe me mosveprim do të bënte shkelje kushtetuese.
Kushtetuta e ka përcaktuar qartë, presidenti duhet të zgjidhet jo me vonë se tridhjetë ditë para përfundimit të mandatit të presidentit aktual. Ky është afati kushtetues final, jashtë të cilit nuk mund të ketë asnjë afat shtesë dhe se asnjë institucion, përfshirë Gjykatën Kushtetuese, nuk mund ta pezullojë dhe nuk mund ta zgjas afatin e përcaktuar qartë me Kushtetutë. Te gjitha afatet e tjera janë procedurale dhe janë në funksion të afatit final kushtetues.
Kjo qeverisje, pa asnjë nevojë, e sjelli gjendjen që vendi të shkojë prapë në zgjedhje. Ata nuk e pranuan as Vjosa Osmanin që të vazhdojë mandatin e dytë. Shihemi së bashku në zgjedhje”, shkruan Manaj në Facebook.

LAJMI I FUNDIT: Këtë ditë pritet të mbahen zgjedhjet

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është duke zhvilluar takim me krerët e partive politike, takim në të cilin po mungon kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Mësohet se në takim është duke u diskutuar edhe data e mundshme e zgjedhjeve.

Sipas disa raportimeve, thuhet se zgjedhjet pritet të mbahen mes 19 dhe 26 prill.

Gjithsesi ende asgjë nuk është zyrtare dhe gjatë orëve apo ditëve në vijim do të mësohet data e saktë.