div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive date custom-background wp-custom-logo wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Nëse Kosova fiton nesër ndaj Turqisë, ja çfarë premtoi Kurti kësaj here për Kombëtaren

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka ritheksuar premtimin prej 1 milion eurosh në rast se djemtë e Kosovës fitojnë kundër Turqisë nesër dhe, me këtë fitore, kualifikohen për në Botëror

Gjatë mbledhjes së Qeverisë, Kurti ka thënë se nëse Kosova shkon tutje, do të ketë edhe shpërblime të tjera.

“Po zotohemi sot se nëse shkojmë tutje dhe kualifikohemi do të ketë shpërblime që nuk ua merr mendja për sukseset që do të pasojmë në Kampionatin Botëror i cili do të mbahet në ShBA@ ka thënë shefi i ekzekutivit.

Qeveria merr vendim për pagën e 13-të

Qeveria e Kosovës ka marrë sot vendim për miratimin e dhënies së pagës së 13-të për të gjithë punonjësit që marrin pagë nga buxheti i Republikës së Kosovës, shkruan Insajderi.

Gjatë mbledhjes së Qeverisë, Kryeministri Albin Kurti u shpreh se ky hap vjen si vlerësim për punën e shërbyesve publikë dhe si përmbushje e një zotimi të dhënë më parë.

Sipas tij, ky vendim është një shprehje konkrete e mirënjohjes për kontributin e tyre në funksionimin e institucioneve dhe ofrimin e shërbimeve për qytetarët.

“Siç kemi premtuar, po e realizojmë këtë zotim duke dëshmuar se përgjegjësia ndaj punëtorëve përkthehet në veprime konkrete. Pagesa e 13-të synon të mbështesë mirëqenien e familjeve të tyre dhe të lehtësojë barrën e tyre ekonomike,”deklaroi Kurti.

“Vendimi është marrë duke ruajtur qëndrueshmërinë fiskale dhe menaxhimin e përgjegjëshëm të buxhetit të shtetit”, shtoi Kurti.

Procesi gjyqësor ndaj Thaçit, vjen lajmi i fundit

Procesi gjyqësor ndaj Hashim Thaçit në Hagë ka hyrë në fazën përfundimtare, pas më shumë se 33 muajsh shqyrtim provash dhe dëgjim të qindra dëshmitarëve. Në dosjen përmbyllëse prej 304 faqesh, mbrojtja ka argumentuar se gjatë gjithë procesit nuk është paraqitur asnjë provë bindëse që do të vërtetonte përgjegjësinë e tij për akuzat e ngritura.

Sipas saj, dëshmitë e 265 dëshmitarëve, përfshirë edhe zyrtarë të lartë ndërkombëtarë, kanë konfirmuar se ai nuk ka pasur rol komandues apo kontroll efektiv mbi strukturat e UÇK-së dhe nuk ka qenë i përfshirë në ndalime apo veprime të paligjshme.

Dhomat e Specializuara kanë publikuar dosjen gjyqësore përfundimtare të mbrojtjes së ish-presidentit Hashim Thaçi, i cili po gjykohet në Hagë bashkë me Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.

Sipas dosjes prej 304 faqesh, mbrojtja ka theksuar se çdo provë e paraqitur përgjatë gjykimit 33-mujor dëshmon se Thaçi është i pafajshëm dhe se pretendimet e Dick Martyt ishin veçse produkt i një fushate dezinformimi rus (fq. 1).

Madje, sipas mbrojtjes, asnjë nga dëshmitarët e prokurorisë nuk ka thënë se Thaçi ishte përgjegjës (fq. 176).

“Trupit i janë paraqitur prova nga 265 dëshmitarë. Asnjëri prej tyre nuk ka dëshmuar se ka marrë një urdhër detyrues nga Thaçi dhe se ka vepruar në përputhje me të, apo se është penguar të veprojë ose është ndëshkuar prej tij, apo se e ka konsideruar veten nën kontrollin e tij efektiv. Ekziston një sasi e madhe provash që ngre dyshim të arsyeshëm mbi cilëndo nga këto pretendime. Paqartësia e çështjes së ZPS-së është e qëllimshme. Thaçi nuk mban përgjegjësi si epror dhe as vetë ZPS nuk ka mundur të argumentojë ndryshe, duke dobësuar që në fillim pretendimin e tyre për komandim”.

Në këtë mënyrë, mbrojtja ka përsëritur kërkesën e saj ndaj trupit gjykues sa i përket Hashim Thaçit (fq. 304):

“Panelit i kërkohet që të shpallë të pafajshëm Thaçin në të gjitha pikat e aktakuzës dhe të urdhërojë lirimin e tij të menjëhershëm”.

Sa i përket dëshmitarëve të mbrojtjes, në dosjen përfundimtare theksohet se Thaçi është shfajësuar edhe në lidhje me të gjitha akuzat e ngritura kundër tij, gjë që është mbështetur edhe nga dëshmitarët ndërkombëtarë (faqja 1, pjesa 2):

“Paneli dëgjoi një sërë zyrtarësh të lartë ndërkombëtarë, Komandantin Suprem të Forcave Aleate të NATO-s në Evropë, zëdhënës të Departamentit të Shtetit të SHBA-së, diplomatë të lartë britanikë dhe amerikanë, si dhe zyrtarin e dytë më të lartë të OKB-së në terren. Të gjithë këta kanë bashkëvepruar me Hashim Thaçin dhe kanë pasur qasje në informacionet më të detajuara diplomatike dhe të inteligjencës në dispozicion. Të gjithë kanë arritur në përfundimin se Thaçi ishte një figurë politike pa ndonjë rol ushtarak brenda UÇK-së, pa komandë dhe kontroll mbi të, dhe pa ndonjë lidhje të njohur me ndalimet e civilëve, apo aftësi ose detyrim për të ndalur dhunën pas luftës”.

Duke marrë parasysh të gjitha dëshmitë dhe dëshmitarët përgjatë këtij procesi të gjatë, mbrojtja thekson se Zyra e Prokurorit të Specializuar nuk ka paraqitur asnjë provë bindëse se UÇK-ja në përgjithësi, dhe Hashim Thaçi në veçanti, ka pasur ndonjëherë plan për të fituar apo ushtruar kontroll mbi tërë Kosovën (fq. 27).

“Përpjekja e ZPS-së për të rishkruar këtë histori, për ta shndërruar një luftë çlirimtare të mbështetur nga demokracitë kryesore të botës në një ndërmarrje të përbashkët kriminale, nuk mbështetet nga faktet. Jeta dhe karriera e Hashim Thaçit i janë kushtuar lirisë dhe pavarësisë së Kosovës”.

Prandaj, përfundimisht sipas mbrojtjes, shpallja e Hashim Thaçit i pafajshëm do të ishte një përfundim i drejtë i këtij aktgjykimi të ndërtuar, sipas tyre, në mungesë të provave.

Pas përfundimit të paraqitjes së provave dhe fjalëve përfundimtare nga të gjitha palët, procesi ndaj Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit është tani në fazën e fundit: pritjen e shpalljes së vendimit final të shkallës së parë, raporton televizioni publik./RTK/

Mblidhet Qeveria, priten të merren këto vendime

Qeveria e Kosovës do të mblidhet sot, ku në rend dite janë disa pika.

Në mesin e tyre edhe ndarja e 500 mijë eurove për Kombëtaren e Kosovës në futboll, pas fitores kundër Sllovakisë.

Gjithashtu, në rend dite do të jetë edhe ndarja e pagës së 13-të, si dhe dërgimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës në Gaza, Projektligji për Byronë për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, e ai për Banimin Social dhe të Përballueshëm.