div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive date custom-background wp-custom-logo wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Ky është deputeti që refuzoi pagën e 13-të

Eman Rrahmani ka deklaruar se ka refuzuar përfitimet financiare si paga kalimtare dhe paga e 13-të, duke theksuar se nuk ka qenë pjesë e tyre që nga viti i kaluar.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës u shpreh se përgjegjësia për ndarjen e këtyre mjeteve bie drejtpërdrejt mbi Qeverinë dhe Ministrinë e Financave.

Ai kritikoi mungesën e punës nga institucionet gjatë muajve të fundit dhe vitit të kaluar, duke vlerësuar se përfitime të tilla nuk janë të justifikuara.

Rrahmani shtoi se shpërndarja e mjeteve tek kategori të caktuara nuk krijon barazi dhe drejtësi, duke e cilësuar këtë si përgjegjësi të drejtpërdrejtë të pushtetit.

Qeveria Kurti miraton projektligjin për çmimet tavan

Kryeministri Albin Kurti në mbledhjen e sotme të Qeverisë tha se po e risjellin për miratim projektligjin për çmimet tavan, të cilin e kishte shpallë antikushtetues Gjykata Kushtetuese.

Kurti tha se këtë po e bën si përgjigje ndaj krizave botërore pas kritikave që mori se nuk po ndërmerr masa për të zbutur efektin e tyre.

 

“Po e risjellim për miratim këtë projektligj që vjen si përgjigje e domosdoshme ndaj një realiteti e përvoje që qytetarët tonë e kanë përjetuar. Rritje të papritura të çmimeve, paqartësi në treg dhe mungesë e mekanizmave për mbrojtje e ruajtje. Me këtë ligj ne nuk po hyjmë në tregun e lirë, por përkundrazi po e mbrojmë lirinë e tregut nga abuzimi. Ky projektligj vendos një balancë të domosdoshme ndërmjet funksionimit të lirë të tregut dhe përgjegjësisë së shtetit për të mbrojtur interesin publik në situata të jashtëzakonshme”.

Kurti po ashtu tha se me “qëllim përmirësimin e cilësisë së jetës do të konkretizohet me miratimin e projektligjit për sigurim shëndetësor”.

“Po e risjellim edhe një ligj jetik për shëndetin e qytetarëve dhe shëndetësinë publike. Edhe ky ligj po ashtu ka qenë i sfiduar nga opozita në Kushtetuese. Sot në rend dite e kemi edhe projektligjin për sigurime shëndetësore”.

Gjykata Kushtetuese e kishte shpallë antikushtetues ligjin për çmimet tavan për produktet bazë, i cili ishte dërguar në gjykatë nga deputetë të opozitës.