div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive date custom-background wp-custom-logo wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Rritet çmimi i naftës në Kosovë, bie i benzinës

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) njofton se bazuar ne vendimin e datës 05.04.2026 për caktimin e çmimit maksimal, për datën 06.04.2026, çmimet maksimale të lejuara për derivatet e naftës kanë ndryshuar nga dita e djeshme.

Derisa sa ditën e djeshme ishte 1.86 euro për litër sot nafta kushton 1.88 € për litër.

Po ashtu nga MINT, kanë bërë të ditur se çmimi maksimal i lejuar i produktit benzinë është 1.46 € për litër.

Kurti e do një “shmoklan President”, ndonjë Glauk apo Albulenë

Gazetari Valon Syla, ka thënë në “Pressing” të T7, se Albin Kurti po e dëshiron për President, siç u shpreh ai “një shmoklan”, duke përmendur emrin e Glauk Konjufcës dhe Albulena Haxhiut.

Syla tha se, Albin Kurti e ka bërë postin e Presidentit si bastore, e në fakt ai thotë se Presidenti do duhej t’i mbronte edhe ata që nuk janë me Albin Kurtin.

“Albin Kurti e do një smoklan President, një Glauk që kurdo e qet kandidat, apo një Albulenë që e kandidon 48 herë dhe e rrëzojnë”.

“E ka bë Presidentin si bastore, Presidenti është fuqi një gjysmë pushteti, Presidenti më mbron edhe mua që nuk jam me Albin Kurtin”, ka thnëë Syla.

Lideri i Iranit thyen heshtjen, lëshon një deklaratë të rrallë publike

Ayatollah Mojtaba Khamenei ka shprehur ngushëllimet e tij për vrasjen e shefit të inteligjencës së Gardës Revolucionare Islamike.

Khamenei tha se Gjeneral Major Majid Khademi iu bashkua një “vije të palëkundur luftëtarësh dhe luftëtarësh” për të sakrifikuar jetën e tyre.

Ndryshek, Khamenei i ri nuk është parë ose dëgjuar për të në publik që kur ai pasoi të atin si udhëheqës suprem.

Deklarata e ti vjen pasi ushtria izraelite mori përgjegjësinë për vrasjen e shefit të inteligjencës së IRGC-së, Seyyed Majid Khademi.

Forcat Mbrojtëse të Izraelit thanë se ai u “eliminua” në një sulm në Teheran të dielën.

“Khademi ishte një nga komandantët më të lartë të IRGC-së dhe kishte grumbulluar përvojë të gjerë ushtarake dhe të sigurisë gjatë shumë viteve”, thanë Forcat.

Sulmet izraelite kanë vrarë dhjetëra udhëheqës të lartë iranianë, përfshirë babanë e Khameneit.

Takimi me Kurtin, Abdixhiku shtron kërkesën: Presidenti dhe tri ministri

Analisti Albatros Rexhaj, ka thënë se kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka pasur një takim të mirë me kreun e Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kuritn.

Rexhaj tha në “Pressing” të T7, se Abdixhiku ka kërkuar Presidentin dhe tri ministri.

Por, sipas Rexhajt PDK është subjekti më serioz për t’u arritur marrëveshje për Presidentin, e jo LDK.

“PDK është subjekti për serioz për me arritë marrëveshje, LDK nuk është pa marrë parasysh çka mendon Abdixhiku, i cili sot e ka pasur një takim të mirë dhe ka kërkuar Presidentin dhe tri ministri me atë idenë e ndarjes së pushtetit”, ka thënë ai.