div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive date custom-background wp-custom-logo wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Marrëveshja SHBA-Iran, lajmërohen naftëtarët e Kosovës

Rritje rekorde e çmimeve të naftës në Kosovë pritet të marrë fund. Kjo pas zhvillimeve globale dhe një marrëveshje paqeje 2 javore mes SHBA-së dhe Iranit.

Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani, në një prononcim për IndeksOnlinen ka theksuar se tashmë trendi i rënies ka nisur në tregjet ndërkombëtare.

“Sot çmimi në bursë është duke u ulur dhe kjo pritet të reflektohet shumë shpejt edhe në Kosovë”, ka deklaruar Berjani.

Aktualisht, çmimet në tregun vendor janë: dizeli 1.89 euro për litër, ndërsa benzina 1.46 euro për një litër.

Megjithatë, ai ka theksuar se nuk mund të jepen afate të sakta për uljen e çmimeve në tregun vendor.

“S’mundemi me paragjyku se kur do të ulen çmimet te ne, sepse krejt varet prej bursës”, është shprehur ai.

Sipas tij, ulja e çmimeve lidhet me zhvillimet ndërkombëtare dhe pritjet për marrëveshje që po ndikojnë në stabilizimin e tregut global të naftës.

Lehtësimi i tensioneve mes Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Irani po konsiderohet një ndër faktorët kryesorë që po shtyn çmimet drejt rënies në bursat botërore.

E rëndë: Babai e gjen pa shenja jete djalin e tij

Policia ka dhënë detaje të reja për vdekjen e 39-vjeçarit në Skenderaj. Sipas policisë, i riu ishte gjetur nga familjarët i asfiksuar pa shenja jete.

Sipas babait të viktimës, ai kishte të meta mendore. Trupi i pajetë është dërguar në Departamentin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Ndërsa policia po heton shkaqet që kanë quar deri të vdekja, transmeton IndeksOnline.

“Ankuesi mashkull kosovar, të martën rreth orës 09:00, ka njoftuar policinë  se është gjetur i asfiksuar pa shenja jete djali i tij (sipas ankuesit me të meta mendore). Në vendin e ngjarjes përveç njësive policore ka dalë edhe ekipi mjekësor dhe konstatuar se viktima kishte ndërruar jetë. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e policisë./

Ndërron jetë lideri i ri suprem i Iranit

Pas javësh të tëra spekulimesh dhe misteri mbi gjendjen e tij shëndetësore,  ushtria amerikane me anë të një postimi në X thotë se burime zyrtare nga Teherani kanë konfirmuar se lideri i ri suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, ka ndërruar jetë.

Sipas burimeve të para, Khamenei nuk ka arritur t’u mbijetonte plagëve të marra gjatë bombardimeve që goditën rezidencën e tij muajin e kaluar, sulm në të cilin mbeti i vrarë edhe babai i tij, Ali Khamenei.

Vdekja e tij pritet të shkaktojë një krizë të re legjitimiteti në Iran, pasi ai sapo ishte emëruar si pasardhës i babait të tij në krye të Republikës Islamike.

 

Armëpushimi dyjavor, Trump: Ditë e madhe për paqen botërore

Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se SHBA-ja ka pranuar një armëpushim dyjavor me Iranin, të ndërmjetësuar nga Pakistani, për t’u dhënë kohë palëve që të negociojnë një marrëveshje paqeje.

Për këtë, Trump ka thënë se kjo është “një ditë e madhe për Paqen Botërore!’’, raporton BBC.

Në postimin e tij në Truth Social, Trump ka thënë se është “një ditë e madhe për Paqen Botërore!”

“Irani dëshiron që kjo të ndodhë, u ka ardhur në majë të hundës! Po ashtu edhe të gjithëve të tjerëve!”

Ai vëren se SHBA do të jetë “duke ndihmuar me grumbullimin e trafikut në Ngushticën e Hormuzit”, duke vazhduar:

“Do të ketë shumë veprime pozitive! Do të bëhen para të mëdha. Irani mund të nisë procesin e rindërtimit. Ne do të furnizohemi me lloje të ndryshme mallrash dhe thjesht do të ‘qëndrojmë përreth’ për t’u siguruar që gjithçka shkon mirë. Ndihem i sigurt që ashtu do të ndodhë. Ashtu siç po përjetojmë në SHBA, kjo mund të jetë Epoka e Artë e Lindjes së Mesme!”

Bie ndjeshëm çmimi i naftës

Çmimet e naftës kanë rënë pothuajse 15% dhe aksionet janë rritur ndjeshëm, pasi Donald Trump u tërhoq nga kërcënimi i tij për të bombarduar Iranin të martën në mbrëmje, dhe ministri i jashtëm i Iranit tha se kalimi nëpër ngushticën e Hormuzit do të lejohet për dy javët e ardhshme nën menaxhimin e ushtrisë së tij.

Lajmi i së martës u prit menjëherë nga tregjet, por rezultati i bisedimeve SHBA-Iran nuk është aspak i sigurt, dhe se si do të rihapet dhe menaxhohet ngushtica përtej periudhës dyjavore është ende për t’u përcaktuar.

Nafta bruto Brent ra me 14.4% në 93.48 dollarë, dhe kontratat e ardhshme për naftën bruto amerikane ranë me 14.7% në 96.27 dollarë për fuçi. Çmimet mbeten shumë më të larta se sa ishin në fillim të luftës, shkruan A2CNN.

Indeksi referues japonez Nikkei 225 fitoi 5% në tregtimin e hershëm, S+P/ASX 200 i Australisë u rrit me 2.6% dhe Kospi i Koresë së Jugut u rrit me 5.9%. Hang Seng i Hong Kongut u rrit me 2.6%, ndërsa Shanghai Composite u rrit me 1.7%.