div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive date custom-background wp-custom-logo wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Këto janë çmimet maksimale të derivateve për sot në Kosovë

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë e Kosovës (MINT) ka bërë të ditur çmimet maksimale të lejuara për derivatet e naftës, të cilat do të jenë në fuqi për datën 13 prill 2026.

Nafta sot do të shitet me çmimin 1.84 centë sipas vendimit të publikuar nga MINT.

Në vendimin e publikuar, çmimi maksimal i lejuar për benzinë është 1.44 centë, kurse për gazin 89 centë.

Tragjike: Ky është 32 vjeçari që humbi jetën në vetaksidentin

Një vetaksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Dobrushe të Istogut, ku një person ka humbur jetën.

Viktima është një 32-vjeçar me inicialet E.O., raporton Klankosova.tv.

Detaje për rastin ka dhënë zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili bëri të ditur se vdekja e viktimës është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

Sipas tij, dyshohet se shoferi ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe ka goditur një shtyllë betoni.

“Një veturë është e përfshirë. Vdekja e viktimës është konstatuar nga mjeku kujdestar. Në vendin e ngjarjes kanë dal policia, ekipi mjekësor, e po ashtu edhe zjarrfikësit të cilët e kanë bërë edhe nxjerrjen e trupit të pajetë”, tha Gashi për Klankosova.tv.

“Rasti po hetohet nga hetuesit e aksidenteve. Trupi i pajetë i viktimës pritet të dërgohet në IML”, shtoi ai./Klankosova.tv

Sot i jepet lamtumira e fundit 24-vjeçarit që humbi jetën në aksidentin fatal në Gjilan

Sot i jepet lamtumira e fundit 24-vjeçarit Arbnor Selami Mehmeti, i cili humbi jetën në një aksident tragjik me motoçikleta në Gjilan.

Ceremonia e varrimit do të mbahet pas faljes së namazit të ikindisë, rreth orës 16:20, në varrezat e fshatit Livoç i Ulët, ku familjarë, miq dhe qytetarë do t’i japin lamtumirën e fundit të ndjerit.

Arbnori humbi jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë që ndodhi në rrugën Gjilan–Cernicë, ku përplasja mes dy motoçikletave rezultoi fatale për të riun, ndërsa dy persona të tjerë mbetën të lënduar.

Kriza vazhdon, çmimet e naftës rriten përsëri

Çmimet e naftës u rritën të dielën pasi Shtetet e Bashkuara njoftuan se do të vendosin një bllokadë në portet iraniane duke filluar nga e hëna.

Çmimi i naftës bruto amerikane u rrit tetë për qind, në 104.24 dollarë për fuçi, ndërsa Brent, çmimi referues ndërkombëtar, u rrit shtatë për qind, në 102.29 dollarë.

Nafta Brent ka pësuar luhatje të ndjeshme gjatë luftës në Iran, duke u rritur nga rreth 70 dollarë për fuçi para shpërthimit të luftës në fund të shkurtit në më shumë se 119 dollarë në momente të caktuara.

Irani kontrollonte në mënyrë efektive Ngushticën e Hormuzit, një rrugë detare kyçe për transportin global të naftës.

Komanda Qendrore e SHBA-së tha se bllokada ndaj anijeve në portet iraniane do të “zbatohet në mënyrë të paanshme kundër anijeve të të gjitha kombeve” që hyjnë ose nisen nga portet e Republikës Islamike, si dhe nga zonat bregdetare iraniane, duke përfshirë të gjitha portet iraniane në Gjirin Persik dhe Gjirin e Omanit.

Ata deklaruan se anijet që lundrojnë nga portet jo-iraniane do të vazhdojnë të lejohen të kalojnë nëpër Ngushticën e Hormuzit.

Rreth një e pesta e tregtisë botërore të naftës kalon zakonisht çdo ditë nëpër Ngushticën e Hormuzit. Arabia Saudite, Iraku, Emiratet e Bashkuara Arabe, Kuvajti dhe Irani janë ndër eksportuesit më të mëdhenj.