Incident në Eurovision, delegacionit serb i pengon flamuri i Kosovës

Një incident ka ndodhur në Qendrën e Mediave në festivalin e këngës në Eurovision që po mbahet në Vjenë.

Gazetari, Albert Limani i cili ishte i pranishëm duke ndjekur performancën e artistit shqiptar, Alis Kallaçi me këngën “Nan” bëri të ditur se një grua nga delegacioni serb ka tentuar t’ua largojë flamurin e Kosovës.

“Derisa po festonim bashkë me kolegë të tjerë paraqitjen e Shqipërisë në Eurovision, në Qendrën e Mediave në Vjenë, një grua nga delegacioni i Serbisë erdhi dhe tentoi të na e heqë flamurin e Kosovës, duke na thënë se ‘ky flamur nuk lejohet këtu’. Sigurisht, ajo tentoi ta prekë, por nuk e lejova dhe u kthye mbrapsht. Flamuri i Kosovës do të valojë dhe do të lejohet gjithkund, ndërsa ne do ta mbrojmë me çdo kusht”, ka shkruar Limani në Facebook, teksa ka publikuar edhe videon nga momenti i incidentit.

Komuna e Ulqinit me rregullore të re për plazhet, kush s’e respekton gjobitet

Kryetarja e Kuvendit të Komunës së Ulqinit, Ivana Popoviq, njoftoi se në mbledhjen e fundit të këtij institucioni u miratua rregullore e re për sjelljen në hapësirat publike me qëllim ruajtjen e rregullit, etikës dhe imazhit të qytetit.

Sipas kësaj vendimi, është e ndaluar lëvizja me kostum banje ose me trup pjesërisht të zhveshur jashtë zonave të plazhit dhe pishinave.

Ndalimi vlen për:

rrugët
sheshet
shëtitorët
parqet
zonat e këmbësorëve
hapësirat e gjelbra

Për shkelësit parashikohen gjoba nga 350 deri në 500 euro.

Rregullorja u miratua për të ruajtur rendin, kulturën e sjelljes dhe respektin ndaj hapësirave publike të përbashkëta, shtoi Popoviç.