2.5 C
Pristina
E premte, 3 Tetor, 2025

34-vjeçari ofendoi e kërcënoi zyrtarët policorë në Gjakovë, por e pëson keq

Nuk janë të rralla rastet kur zyrtarët policorë ballafaqohen me kërcënime serioze nga qytetarë në qytete të ndryshme të Kosovës. Shpesh herë pakënaqësitë e tyre kalojnë në kërcënime, duke ua vështirësuar kështu punën e madje duke ua kërcënuar edhe jetën, raporton Gazeta Sinjali.

Një incident i tillë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Gjakovë, ku një qytetar ka përfunduar në pranga pasi kanosi me fjalë zyrtarët policorë gjatë një kontrolli në trafik.

Ngjarja është regjistruar më 03 tetor 2025, rreth orës 08:40, në rrugën “Adem Jashari”. Burime brenda hetimeve bëjnë të ditur se i dyshuari B.Th, rreth 34-vjeçar ishte ndaluar nga patrulla policore për një kundërvajtje në komunikacion. Pas shqiptimit të tiketes, ai fillimisht ofendoi, e më pas kanosi tre zyrtarët policorë që po kryenin detyrën.

Reagimi i menjëhershëm i policëve bëri që 34-vjeçari të arrestohej dhe të shoqërohej në Stacionin Policor të Gjakovës. Pas konsultimit me prokurorin kujdestar, rasti është kualifikuar si “Kanosje ndaj personit zyrtar” dhe është proceduar në njësinë e hetimeve rajonale.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa hetimet po vazhdojnë për zbardhjen e plotë të rastit.

POSTIMET E FUNDIT

TE NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here