-1.2 C
Pristina
E hënë, 25 Nëntor, 2024

“U gjet pranë varrezave me armë”/ Policia jep detaje të reja rreth vetëvrasjes së të riut

Qyteti i Pejës u trondit mbrëmë, kur mësoi se 27-vjeçari Laurant Podrimçaku u gjet i vdekur.

Burimet e para pohuan se i riu nga Vitomirica i kishte dhënë fund jetës, shkruan IndeksOnline.

Në konfirmimin fillestar të drejtorisë rajonale të policisë së Pejës u bë e ditur se Podrimçaku u gjet i vdekur rreth orës 19:45, tri ditë pasi u raportua se kishte marrë armën e babait të tij dhe ishte larguar nga shtëpia.

Tani, policia ka bërë të ditur se Podrimçaku u gjet i vdekur 100 metra larg varrezave, me armën pranë vetës, me të cilën edhe dyshohet të ketë kryer vetëvrasjen.

“Në vendin e ngjarjes është sekuestruar pistoleta me 14 fishekë dhe një gëzhojë” thuhet në raportin e policisë.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

POSTIMET E FUNDIT

TE NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here