Qeveria e Kosovës të martën paralajmëroi rritjen e pagave për sektorin publik nga janari i vitit të ardhshëm.
Rritja do të jetë 110 euro në total, ku fillimisht në muajin janar do të ketë rritje prej 55 euro, kurse edhe 55 euro të tjera do tu shtohen në muajin korrik.
Sipas një tabele që ka realizuar Radio Evropa e Lirë, presidentja Vjosa Osmani e cila aktualisht ka pagën 1 mijë e 980 euro, me rritjen e proklamuar nga Qeveria në janar të 2025-ës ajo do ta ketë 2 mijë e 35 euro, kurse në korrik paga e saj do të arrij në 2 mijë e 90 euro.
Kryeministri Albin Kurti dhe kryeparlamentari Glauk Konjufca të cilët aktualisht kanë pagë mujore prej 1 mijë e 870 euro, në janar do të marrin 1 mijë e 925 euro, kurse në korrik 1 mijë e 980 euro.
Deputetët dhe ministrat që aktualisht paguhen me nga 1 mijë e 804 euro, nga janari do të paguhen 1 mijë e 859 euro, kurse në korrik paga e tyre do të arrij në 1 mijë e 914 euro.
Komandanti i FSK-së, Bashkim Jashari aktualisht ka pagë prej 1 mijë e 650 euro, kurse në janar paga e tij do të arrij në 1 mijë e 705 euro ndërsa në korrik 1 mijë e 760 euro.
Drejtoi i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha aktualisht paguhet 1 mijë e 595 euro, në janar ai do të marr 1 mijë e 650 euro, kurse në korrik 1 mijë e 705 euro.
Pagat do të rriten edhe për ushtarët, policët, zjarrfikësit, mësuesit, mjekët, infermierët dhe kategoritë e tjera të sektorit publik. /Telegrafi/