-0.1 C
Pristina
E diel, 24 Nëntor, 2024

Abrashi: Qeverinë do ta bëjmë vet, sondazhet e fundit e nxjerrin LVV-në 49%

Deputeti i LVV-së, Artan Abrashi, ka thënë se qeverinë e re pas zgjedhjeve të 9 shkurtit beson se do ta formojnë vet, pa e pas nevojën e mbështetjes së ndonjë partie tjetër.

Abrashi ka pohuar se qytetarët u besojnë dhe se deri tani nuk kanë ndonjë preferencë për të pasë ndonjë koalicion, me ndonjë parti tjetër politike.

“Nuk kemi preferenca për koalicion. Në fund të fundit jemi subjekt demokratik. Gjithmonë kemi shprehur gatishmërinë për bashkëpunime, derisa kemi gjetur afërsi programore. Disa parti po thonë se kanë nis një proces të reformës së brendshme. Nuk po duket ajo reformë”, tha Abrashi.

“Por me vendos kështu në vija të kuqe dhe vija të betonume, jemi duke hyrë në një fazë ku Kosovës i është kthyer normaliteti politikë. Ka përfunduar epoka e politikanëve të konsumuar, të cilët kanë bërë këso lloj gjërash. E kemi mbështetjen e mjaftueshme qytetare deri në fund, besoj që nuk do të jemi të varur nga vota e asnjë subjekti politik, dhe qeverinë do ta bëjmë vet”, ka thënë Abrashi, në DPT Fidani në Klan Kosova.

Abrashi, nuk beson aspak në sondazhet të cilat partinë së cilës ky i takon, e paraqesin rreth 35% fituese në zgjedhjet e 9 Shkurtit.

Ai thotë se të tilla rezultate po rrjedhin prej qarqeve të caktuara që lidhen me partitë opozitare.

Për Abrashin, sondazhi i fundit, sipas tij serioz, e nxjerrë VV-në në 49%.

Ai shtoi se pretendimet e partisë që udhëheq aktualisht me vendin, janë që në zgjedhjet e ardhshme parlamentare t’i sigurojnë 60 deputetë.

POSTIMET E FUNDIT

TE NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here