Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur pasditen e së premtes në afërsi të fshatit Graboc, në komunën e Obiliqit, ku një grua ka pësuar lëndime të lehta derisa ishte pasagjere në një tren që udhëtonte në relacionin Prishtinë–Pejë.
Sipas policisë, persona ende të panjohur kanë goditur trenin me gurë, dhe për pasojë një prej tyre ka qëlluar në kokë një nga udhëtaret.
“LËNDIM I LEHTË TRUPOR- Fsh. Grabovc, Obiliq 03.05.2025 – 17:51. Viktima femër kosovare, ka njoftuar policinë se derisa ka qenë duke udhëtuar në tren (drejtimi Prishtinë–Pejë), dikush ka hedhur një guri në drejtim të trenit, ku ankuesja është qëlluar në kokë. Viktima pas pranimit të trajtimit mjekësor është liruar. Rasti në hetime.”