div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="wp-singular post-template-default single single-post postid-20886 single-format-aside custom-background wp-custom-logo wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog">
Pamje nga aksidenti i rëndë ku humbën jetën dy persona një grua dhe një burrë

Dy personat e vdekur sot nga aksidenti në Astrazup të Malishevës janë një burrë dhe një grua.

Policia e Kosovës së bashku ekipin mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku edhe konfirmohet që kanë vdekur dy persona të rritur, një burrë dhe një grua, ndërsa dy të tjerë janë dërguar për trajtim mjekësor.

“Sot rreth orës 15:50, në fshatin Astrazub të Malishevës (rruga Malishevë-Rahovec) është raportuar një aksident trafiku në mes të dy automjeteve. Në vendin e ngjarjes menjëherë kanë dalë njësitet e nevojshme policore dhe ekipi i ndihmës së shpejtë, ku nga personeli mjekësor është konstatuar vdekja e dy personave të rritur (një femër dhe një mashkull), ndërsa dy persona të tjerë janë dërguar për trajtim mjekësor”, ka konfirmuar Policia e Kosovës.

“Në konsultim me Prokurorin e Shtetit, trupat e viktimave dërgohen për ekzaminim mjeko-ligjor. Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor, në koordinim me prokurorin e shtetit, janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për të zbardhur rrethanat që kanë dërguar deri te ky aksident”, shton tutje Policia.

Ndërkohë lexues të Gazetës Insajderi kanë dërguar pamje nga vendi i ngjarjes:

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *