Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot rreth orës 15:50 në fshatin Astrazub të Malishevës, ku humbën jetën dy persona ndërsa u lënduan edhe dy të tjerë.
Burimet e IndeksOnline kanë bërë të ditur se personi që humbi jetën është, Masar Krasniqi .
Ndërsa viktima tjetër një femër mga familja Popaj.
Rasti është konfirmuar edhe nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezi.
“Sot rreth orës 15:50, në fshatin Astrazub të Malishevës është raportuar një aksident trafiku në mes të dy automjeteve.
Në vendin e ngjarjes menjëherë kanë dalë njësitet e nevojshme policore dhe ekipi i ndihmës së shpejtë, ku nga personeli mjekësor është konstatuar vdekja e dy personave të rritur (një femër dhe një mashkull), ndërsa dy persona të tjerë janë dërguar për trajtim mjekësor.
Në konsultim me Prokurorin e Shtetit, trupat e viktimave dërgohen për ekzaminim mjeko-ligjor” deklaroi Elezi.