Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, në bazë të autorizimit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj për publikimin e fotografive të personave në kërkim, lëshon kërkesë për bashkëpunim me qytetarët me qëllim identifikimin, vendndodhjen dhe kapjen e personave të dyshuar, të cilët dyshohen se kanë kryer ‘’Vjedhje të rëndë ’’ që ka ndodhur me datën 31.08.2024 rreth orës 12:00 në një lokal afarist në Ferizaj.
Deri më tani të dyshuarit e kësaj ngjarje nuk janë identifikuar dhe policia rajonale e Ferizajt kërkon nga qytetarët që kushdo që ka ndonjë informacion rreth identitentit të tyre, të lajmërojnë policinë.