Nga sot dalin me rritje për 50 për qind shtesat

Screenshot

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, dje njoftoi se nga sot fillon ekzekutimi i shtesave të rritura për fëmijët, me një rritje prej 50%.

Sipas tij, nga kjo rritje do të përfitojnë rreth 400 mijë fëmijë. Me shtesat e reja, një familje me dy fëmijë do të marrë 60 euro, me tre fëmijë 135 euro, ndërsa me katër fëmijë 180 euro.

Kurti uroi të gjitha familjet, duke theksuar se kjo masë mbështetëse synon mirëqenien e fëmijëve.

Postimi i plotë:

Lajm i mirë për të gjitha nënat që marrin shtesa për fëmijët: nga nesër fillon ekzekutimi i pagesave me rritjen e miratuar prej 50%.

Nga kjo rritje do të përfitojnë 400 mijë fëmijë. Pra:

– një familje me dy fëmijë, që ka marrë 40 euro, nga nesër do të marrë 60 euro;

– një familje me tre fëmijë, që ka marrë 90 euro, nga nesër do të marrë 135 euro;

– një familje me katër fëmijë, që ka marrë 120 euro, nga nesër do të marrë 180 euro, e kështu me radhë.

Urime të gjithë fëmijëve! T’i gëzoni me shëndet!