Kjo është gruaja që u arrestua për falsifikim me pasaporta e patentë shofer të rremë në mbi 50 shtete
Prokuroria Speciale ka njoftuar se ka arrestuar një person për kryerjen e veprave penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar” dhe “Falsifikimi i dokumentit” që ndërlidhet me rastin “Laboratori 25”.
Gazeta Insajderi ka mësuar ekskluzivisht se personi i arrestuar është Nexhmije Selmani.
Ajo po dyshohet se ka kryer vepra penale që lidhen me falsifikimin e dokumenteve publike si, pasaporta, patentë-shofera, e dokumente të tjera, të prodhuara për mbi 50 shtete të ndryshme të botës.
Ajo dyshohet se këto veprimtari po i kryente në shtëpinë laborator që kishte marr me qera në lagjen Qendresa.
Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës është ndaluar për 48 orë.
