div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="wp-singular post-template-default single single-post postid-32493 single-format-aside custom-background wp-custom-logo wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog">
“45-vjet burgim për ish-krerët e UÇK-së”, vjen reagimi i Bekim Jasharit

Ish-kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, i cili është edhe i biri i heroit Hamëz Jashari, ka reaguar pas deklaratave përmbyllëse të Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS) në çështjen e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Jashari me anë të një postimi në ‘Facebook’ ka thënë se po i sheh me shqetësim pretendimet e rrezikshme të ZPS’së, shkruan Insajderi.

“Vendimet e kësaj gjykate duhet të jenë të mbështetura në fakte, e faktet dhe argumentet janë në anën e popullit që kërkoi liri dhe krijoi UÇK-në, e cila fitoi mbështetjen ndërkombëtare të miqve tanë dhe, bashkë me NATO-n, sollën lirinë tonë”, deklaroi ai.

“Në Kosovë kishte vetëm një palë që kishte bërë krime, madje makabre, ajo është Serbia, kriminelët e së cilës shëtisin të lirë, ani pse kanë vrarë më shumë se 10.000 shqiptarë, mbi 100 masakra janë kryer ndaj civilëve, përfshirë fëmijë dhe pleq, rreth 1 milion njerëz janë dëbuar me dhunë nga shtëpitë e tyre, mbi 20.000 gra e vajza kanë përjetuar dhunë seksuale, vetëm pse ishin shqiptarë dhe vetëm pse nuk duronin më të jetonin në robëri”, vijon shkrimi i Jasharit.

Në fund, Jashari ka thënë se Gjykata Speciale nuk mund të dënojë në emër të popullit, meqë, siç u shpreh ai, ky popull e krijoi UÇK’në.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *