“Borxhin e lava në një formë tjetër, jo me para”: Naim Murseli i kishte borxh 100 mijë euro Behgjet Pacollit
Gjatë shqyrtimit të provave në procesin gjyqësor, është prezantuar një dokument që dëshmon se i akuzuari Naim Murseli kishte një borxh në vlerë prej 100 mijë eurosh Behgjet Pacollit.
Sipas përmbajtjes së dokumentit të paraqitur në seancë, kjo shumë rezulton të jetë pjesë e një marrëveshjeje financiare ndërmjet Murselit dhe Pacollit.
Në deklarimet e tij para trupit gjykues, Murseli ka pohuar se këtë borxh e ka kthyer, jo përmes një pagese të drejtpërdrejtë monetare, por “në forma të tjera”, siç i ka cilësuar ai.
Ai ka theksuar se bëhet fjalë për një marrëveshje private mes tij dhe Pacollit, e cila, sipas tij, nuk ka lidhje me interes apo përfitim të jashtëligjshëm, por është shlyer përmes formave të tjera të dakorduara mes palëve.
