div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="wp-singular post-template-default single single-post postid-32527 single-format-aside custom-background wp-custom-logo wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog">
“Ditën e vrasjes e ka telefonuar tri herë Granitin” – Naim Murseli tregon prapaskenat e mesazheve dhe bisedave me Granit Pllanën

Po vazhdon intervistimi i Naim Murselit në Gjykatën Themelore në Prishtinë. Në pjesën e dytë të seancës, Murseli po ballafaqohet me disa mesazhe të dërguara nga telefoni i tij një natë para vrasjes së Liridona Ademajt, si dhe me komunikimet telefonike të ditës së vrasjes, shkruan Insajderi.

Mesazhi i parë i paraqitur në gjykatë mban datën 28.11.2023, në orën 19:00. Në të shkruhet: A kryhet sigurt nesër?”
Ndërsa përgjigjja thuhet të ketë qenë: Nesër me siguri kryhet. A t’kallxo Kuqa.

I pyetur nëse e kishte dërguar ai këtë mesazh, Naim Murseli deklaroi se nuk i kujtohet.

Po ashtu, prokuroria bëri të ditur se ditën e vrasjes, Murseli e ka telefonuar tri herë Granit Pllanën. Një telefonatë është realizuar rreth orës 09:00, tjetra në orën 09:21 dhe një tjetër në orën 10:35. Sipas të dhënave të paraqitura, këto kanë qenë thirrje të humbura.

Para gjykatës, Naim Murseli shpjegoi arsyet e komunikimeve telefonike me Granitin dhe Kushtrimin.

“Unë atë ditë jam takuar me Granitin. Kushtrimi dhe Graniti një ditë më herët kishin pasur një problem mes vete. E kam thirrur Granitin, por nuk m’u përgjigj. Kushtrimi më tha: shko në filan vend, se është Graniti aty. Kushtrimit i ishte prishur vetura. Ai tha po shkoj ta rregulloj veturën dhe shihemi më vonë. Kjo ka qenë arsyeja e bisedave,” deklaroi Murseli.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *