Kurti për sulmin ndaj Mehanit: Mendësi banditeske, veprime të tilla nuk na trembin
Kryeministri në detyrë Albin Kurti, e ka dënuar sulmin ndaj shefit të degës së VV-së në Skenderaj, Hysni Mehani.
Në mbledhjen e qeverisë të mbajtur të enjten, Kurti i cilësoi si banditeske e qyqare sulmet ndaj Mehanit.
Ai kërkoi që organet e sigurisë ta marrin me seriozitet situatën, teksa shtoi se sulmet e tilla nuk e trembin LVV-në.
“Qeveria e Republikës së Kosovës e dënon këtë sulm qyqar e të papranueshëm, që shpërfaqi mendësi banditeske. Veprime të tilla nuk na trembin e nuk na shtyen të tërhiqemi nga gara politike në çdo qytet. Iu bëjmë thirrje organeve të rendit që me urgjencë të marrin veprime të nevojshme ndaj përgjegjësve për këtë sulm”, ka thënë Kurti
