Merret vendimi për Sami Lushtakun

Sami Lushtaku është liruar në procedurë të rregullt.

Këtë e konfirmuan për Klan Kosovën avokatët Labinot Vata e Besiana Ismajli, të cilët e mbrojnë Lushtakun.

Intervistimi i tij u bë lidhur me incidentin e djeshëm në Skenderaj, ku u Hysni Mehani nga VV-ja u sulmua fizikisht.

Lushtaku, ka bërë një postim në Facebook, para intervistimit të tij lidhur me rastin e djeshëm, ku ndër tjerash ka thënë se, ‘’si gjithmonë, edhe sot i përgjigjem drejtësisë’’.

Lushtaku, ka shkruar edhe se, ai i respekton institucionet për të cilat, ai dhe bashkëluftëtarët e tij kanë luftuar.

‘’ Për dallim nga Albin Kurti, i cili nuk respekton as Policinë e as Prokurorinë, që Kushtetutën e shkel sa herë i konvenon politikisht, unë i respektoj dhe ju përgjigjem gjithmonë institucioneve të Republikës’’, ka shkruar ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *