Bujar Haradinaj i reagon mërgimtarit: Hiqe atë kapelë me atë emblemë, se plagët po më dhembin kur po ta shoh në kokë
Bujar Haradinaj ka reaguar ashpër pas deklaratave të bëra në Kuvendin e Kosovës, duke kërkuar reagim institucional ndaj, siç shprehet ai, thirrjeve për pushkatimin e ish-pjesëtarëve të UÇK-së.
Haradinaj ka kritikuar edhe përdorimin e simboleve të UÇK-së nga persona që, sipas tij, kanë qëndrime kundër atyre që kanë luftuar për çlirimin e Kosovës.
“Heke atë kapel me atë emblemë, se plagët po më dhembin kur po ta shoh në kokë. Për atë emblemë dhe për këtë vend është derdhur gjak, sakrificë e mund”, ka shkruar Haradinaj.
