Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha ka pasur një aksident trafiku.
Ai ka treguar se si pasojë e lëndimeve nesër në mëngjes do t’i nënshtrohet një operacioni aty ku edhe po trajtohet, në Klinikën Ortopedike në QKUK.
Tregon se ai bashkë me shoferin Pellazg Jakupin kanë pësuar lëndime, që nuk janë shumë të mëdha.
Ky është njoftimi i Berishës:
Të dashur familjarë dhe miq,
Mbrëmë u përfshiva në një aksident trafiku, por fatmirësisht, së bashku me Pellazgun, kemi pësuar vetëm lëndime të vogla. Aktualisht jemi duke vazhduar trajtimin në QKUK, në Klinikën Ortopedike, ku jemi në duar të sigurta nën kujdesin e mjekëve tanë të shkëlqyer, të cilëve u jemi shumë mirënjohës.
Në mëngjes do t’i nënshtrohem një operacioni, dhe jam i bindur se gjithçka do të shkojë mirë.
Ju falënderoj nga zemra për kujdesin dhe shpresoj që t’ua kthej gjithmonë për të mirë.
Me respekt,
Bekë Berisha