div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="wp-singular post-template-default single single-post postid-8295 single-format-standard custom-background wp-custom-logo wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog">
Bisedat mes Kusari Lilës dhe Radojiçiq, Duda Balje tregon se kush qëndron pas këtyre telefonatave

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, ka thënë se nuk duhet të ngarkohet vetëm Mimoza Kusari-Lila për bisedat me Milan Radojçiqin.

Ajo ka thënë se Mimoza nuk e ka bërë këtë vet, por ka pasur dritë të gjelbër nga njerëzit që janë mbrapa.

Kështu deputetja ka shprehur keqardhje për Mimoza Kusari-Lilën, duke thënë se e kupton pozitën e saj.

“Po më vjen shumë keq për Mimozën, sepse Mimoza nuk e ka bë këtë vet. E ka bë me njerëzit cilët janë mbrapa, që kanë jap dritën e gjelbër. Unë mundem me kuptu edhe pozitën e Mimozës, nuk është ferr me sulmu veç me Mimozën. Nëse ne duhet me gjyku, nuk duhet me gjyku veç Mimozën”, ka thënë ajo për Insajderin.

Për çështjen e këtyre bisedave të shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje me Milan Radojçiqin, nesër Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancë të jashtëzakonshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *