Daut Haradinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), është i ftuar të enjten në “Pressing” të T7.
Ai ka folur edhe për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, të cilin AAK-ja e akuzon si “bashkëpunëtor të Serbisë”.
Gjatë diskutimit, analisti Dibran Hoxha i tha Haradinajt se mund në të ardhmen të dëshmohet kushtëzimi i Listës Serbe për Mimoza Kusari-Lila.
Por, ai ka shtuar se edhe AAK-ja e kishte pritur 6-7 orë Listën Serbe për ta formuar Qeverinë.
“Po dalim në kontradikta që vështirë po i ka edhe AAK-ja me i arguemntu, për shembull kur thotë AAK-ja për Listën Serbe, kushtëzimi mundet me vlejt dhe mundet me u dëshmu në të ardhmen për Mimoza Kusari-Lilën dhe Albin Kurtin, mundet. Por, mundet me dalë më voë prër juve që e keni prit 6-7 orë për me bë Qeverinë”, ka thënë Hoxha.
Më pas, Haradinaj tha e nuk është gjëja e njëjtë, pasi në atë kohë Milan Radojçiq nuk ka qenë në listë të zezë të SHBA-ve e as i akuzuar për terrorizëm.
“Nuk ka qenë në listë të zezë dhe nuk ka qenë i akuzuar për terrorizëm”, ka deklaruar Haradinaj.