11 C
Pristina
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024

Lituania – Kosova, notat e lojtarëve / Edon Zhegrova heshti kritikët

Kombëtarja e Kosovës ka shënuar fitoren e dytë në UEFA Nations League për sezonin e ri 2024/25.

“Dardanët” mposhtën si mysafir Lituaninë me rezultatin 1:2, shkruan Indeksonline

Qysh në pjesën e parë ekipi i Franco Foda-s tregoi se kanë udhëtuar për tri pikë në Lituani. Dhe në minutën e 20’të, Edon Zhegrova shënoi një gol të bukur pas një asisti nga Florent Muslija.

Golin e dytë “Dardanët” e shënuan në minutën e 65’të me anë të Ermal Krasniqit.

Kombëtarja vendase shënoi një gol në minutën e 84’të me anë të Golubickas.

Sipas faqes së njohur të statistikava, “Sofascore”, lojtari i ndeshjes ishte Edon Zhegrova me notën 8.1.

Kurse pas Zhegroves me një notë ta lartë u vlerësua Ermal Krasniqi (7.9).

Me këtë fitore, Kosova tani shkon në kuotën e gjashtë pikëve në pozitën e dytë, aq sa ka Rumania (6) por që është me një ndeshje më pak./Indeksonline/

 

 

POSTIMET E FUNDIT

TE NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here